E shihni? Kjo është Kosova e jonë suverene e cila vet din krejtë dhe drejtë të vendosë si dhe me një kurreshtje të paparë edhe po guxon

Opinione

E shihni? Kjo është Kosova e jonë suverene e cila vet din krejtë dhe drejtë të vendosë si dhe me një kurreshtje të paparë edhe po guxon

Nga: Sabahate Byci Më: 9 tetor 2022 Në ora: 22:54
Sabahate Byci Autore

Çfarë bukuroshe na është bër Rrepublika e jonë Kosova. Dhe jo vetem bukuroshe por edhe si mbretreshë duke iu larguar çdo ditë e më shum labirinthit fatal politik të së kaluares sonë të hidhet e cila aty ktu rrealizonte suksese por sipas meje ato suksese ishin më shum të trrashiguara se sa të arritura të infividëve të kohës në fjalë.

E sot?

Sot Kosova e jonë po lulëzon.

Dhe rrelacionet si;

Washingtoni, Brukseli, Parisi, Panama, Tailanda, Japonia,Greqia,Berlini,Londra, Stambolli, Wiena, Qekia e shum e shum shtete dhe qytete tjera botrore, tashmë me porta të hapura për bukuroshen tonë DARDANE - Kosovën që dit për ditë e më shum me krenari krejtë dhe drejtë ardhmerisë, ngadalë por me plot siguri po guxon e marrshon në rrugën e formimit të një Shteti stabil edhe Europës plakë si zonjë e rëndë shkëlqimin e hieshinë e humbur dhe të venitur të harreses së sajë po ia shton!

Por fatkeqësisht çka ta bën i yti, askush s‘ta bën!

E shih për ktë duke u nisur nga fakti se ndërgjegja është Shtëpia e veprave, t’gjith akterëve politik iu propozoi që dy her të mendoin dhe një her të flasin në emër të së „mires“për krijimin e Shtetit tonë Kosovës në mënyrë që po këta akterë të mos etiketohen dhe të renditen si persona që pshtyjnë lartë sepse pshtyma e tyre do t’iu kthehet vet atyre si bumerang në ftyrë.

Le ta forcojim Rrepublikën tonë Kosovën me reforma e jo me sharje e fyrje rrugaqo-rurale ndajë qeveritarëve aktual pë të mos harruar si për të mos anashkaluar faktin se secila apo secili që me shpirtë, drejtësi e sinqeritet për VENDLINDJEN mundohet dhe kontrribon, herdokurdo do t’ia arrijë qëllimit që edhe vet të pozicionohet si qeveritar:e në të ardhmen.

Por pozicionimi arrihet vetem me iniciativa dhe merita që don të thot me reforma të reja në laminë e drejtësisë dhe sigurisë si dhe me reformat inovative digitale e shkencore, politiko-ekonomike si dhe Financiare e strategjike dhe se po këto arritje gjithmonë duhet të jenë parat dhe në dispozicion për një kohë të afërme të largët ne modusin „stand by“

Dhe se vetem me kësi iniciativa transparente disa deputet:e apo politikan:e aktual sharje-fyes:e do të mund ti arrijnë qellimet e tyre për arritur vendet e synuara adekuate për qeverisje.

Sepse me një vukabullarë arrogant që prezenton vetem deficit të edukatës, qoft ajo edhe familjare e viteve të kaluara të jetës së individëve, padron të vukabullarit në fjalë - vukabullarë imoral degjrnerues me plot urrejtje nuk arrihet asgjë përpos urrejtjes.

Dhe se për të qeverisur siq i ka hije personave të zgjuar politik, me një retorikë gjithpërfshirëse nevojitet intelexhencë e shquar spektakulare politike, e jo si „Fashion-Modela“ t’picpillosur:a të kalirojnë „si gazrat nëpër brek“ në sallen e parlamentit, duke përdorur një gjuhë që nuk i takon moralit politik të shekullit 22 si prezentues të të zgjedhurve të tyre me votë.

Dhe në fund po këta deputet e deputete duhet të kuptoin se për të qeverisur pa pengesa duhet menduar dhe punuar fort,mirë krejtë dhe drejtë gjithashtu për kto cilësi dhe veti duhet të kenë prapamasë dhe guxim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat