Të bëhet plotësimi i policëve që janë larguar nga puna, në veri të Mitrovicës, në bazë të parashikimit të Kushtetutës së RK-së

Opinione

Të bëhet plotësimi i policëve që janë larguar nga puna, në veri të Mitrovicës, në bazë të parashikimit të Kushtetutës së RK-së

Nga: Sami Arifi Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 20:28
Sami Arifi

Policët që pushuan vendin e punës në veri të Mitrovicës duhet të plotësohen me policë të ri në bazë të Kushtetutës së RK-së. Kushtetuta e RK-së parashikon plotësimin e vakumit që bënë policët serbë në veri të Mitrovicës, të nërsyer nga shteti serb, për shkaqe sigurie të vendit tonë...

-Lista serbe dorëzon mandatin në Kuvendin e RK-së për të bërë edhe më çrregullime në vendin tonë të nërsyer nga Serbia.

-Policia serbe në veri të Kosovës pushojnë punën e tyre duke i hequr uniformën e shtetit të RK-së...

-Institucionet e RK-së në bazë të Kushtetutës së RK-së duhet t’i plotësojnë vendet e atyre policëve që kanë pushuar vendin e punës me policë të ri profesional të Kosovës, ky është obligim kushtetues që duhet ta bëj ministri i Punëve të Mbrendëshme i RK-së...për të rritur sigurinë e vendit tonë...

-Çdo vonesë në plotësimin e policëve në veri të Kosovës nga ana e ministrit të Punëve të Mbrendëshme krijon pasigurinë e vendit nga shteti gjenocidial serb...

-Gjykata do të merret më vonë me policët që kanë pushuar vendin e punës duke hequr uniformat e RK-së qoftë për ndëshkim apo për kthim të ndonjë polici në vendin e mëparshëm të punës eventualisht që bënë ankesë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat