Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot në Kuvendin e Shqipërisë nuk e tha asnjë fjalë për Kosovën dhe tensionet në veriun e saj..!?

Opinione

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, sot në Kuvendin e Shqipërisë nuk e tha asnjë fjalë për Kosovën dhe tensionet në veriun e saj..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:16
Rexhep Elezaj
Mjerisht, pas 23 viteve nga mbarimi i luftës çlirimtare në Kosovë, 10 qershor 1999, po vërtetohet në katërçipërisht konstatimi i disa intelektualëve kosovarë, se shqiptarët e shtetit amë, në veçanti politikanët socialist, si pasardhës ideologjik të PKSH-së në krye me Edvin K. Ramën, nuk e njohin fare thelbin e kauzës së Kosovës, por as logjikën, mentalitetin, heroizmin, vuajtjet si dhe sakrificat e 2 milion shqiptarëve autokton për liri dhe çlirim kombëtar të cilat kanë zgjatur për më shumë se dy shekuj !

Se është kështu, këtu mund të sjellim me dhjetëra fakte që dëshmojnë se “nëna Shqipëri”, nuk e ka dëgjuar si dhe sa duhet gjatë historisë, sidomos nga 28 Nëntori 1912 e tutje, vajin, lotët dhe rënkimet e fëmijës së saj, që ka emrin Kosovë, madje as para dhe pas LPB-re (1914/18), e as mes dy luftëra botërore, por as pas LDB-re (1945), që shikuar realisht udhëheqësit politik të Shqipërisë nuk kanë pasur asnjë arsye të justifikuar që ta sakrifikojnë Kosovën për interesa të tyre personale dhe politike, siç kanë bërë shumë udhëheqës të Shqipërisë, në veçanti Enver Hoxha, i cili pa fije dhimbjeje për “kosovarët kokëderra”, menjëherë pas mbarimit të LDB-re, Kosovën ia fali J. B. Titos dhe Jugosllavisë hegjemoniste dhe antishqiptare !

Kjo tradhti e rënd kombëtare e bërë disa herë gjatë shekullit 20-të nga ana e shtetit amë dhe politikanëve të saj egoistë ndaj Kosovës, mjerisht do përsëritet edhe në vitin 198/99, kur shteti shqiptar Kosovën do ta mbështes vetëm politikisht, pra verbalisht, por jo edhe ushtarakisht që t'i dalë zot me ushtrinë e saj, duke hyrë në luftë të armatosur kundër ushtrisë kriminale të Serbisë në mbrojtje të vëllezërve të vetë në Kosovë, e që shkuar historikisht do ishte veprim plotësisht legjitim para krejt botës. Siç dihet, pra shteti amë, nuk do hynë fare në luftë kundër Serbisë për t’i mbrojtur trojet etnike shqiptare në Kosovë, duke u mjaftuar me ndihma humanitare si dhe duke strehuar mijëra shqiptarë civilë të dëbuar me dhunë nga policia dhe ushtria terroriste e Serbisë. Mbase, duke i dhënë (shitur) ushtarëve të UÇK-së nga pak armë dhe atë me barut të lagur të grabitura nga depot e plaçkitura me 1997..!?

E them me bindje të thellë, se po të hynte me ushtrinë e saj Shqipëria në luftë kundër Serbisë në mbrojtje me armë të 2 milion shqiptarëve në Kosovë, një veprim krejtësisht legjitim, duke u bërë NJË trup në frontin e luftës bashkë me UÇK-në, sot kufijtë e Kosovës, përkatësisht Shqipërisë së bashkuar etnike, do ishin të vendosur në Novi Pazar, në Vranjë, Tetovë, Kumanovë e deri në Ohër..!

Përveç se ky rast historik nuk u shfrytëzua fare nga politikanët shqiptarë në të dy anët e Drinit, rast ky i cili shqiptarëve si komb nuk do t’iu jepet për 100 vitet e ardhshme, e, për të qenë tragjedia jonë edhe më e madhe kombëtare, pas çlirimit të Kosovës (1999) me ndihmën e NATO-s, kryesisht SHBA-ve, Anglisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, qëkur në qeverisje të Shqipërisë ka ardhur Partia Socialiste në krye me Edi Ramën, jo vetëm se nuk e ka ndihmuar Kosovën ekonomikisht dhe as në arenën ndërkombëtare për rritjen e numrit të shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, personalisht dhe vetë E. Rama qëkur e mori postin e kryeministrit të Shqipërisë, pa kurrfarë ndjenje kombëtare dhe asnjë dhimbje për 15 mijë viktimat shqiptare të rëna për lirinë e Kosovës, por edhe të Shqipërisë, do lidhë kumbari dhe vëllazëri të fortë me ish ministrin për informata të qeverisë kriminale të kasapit të Ballkanit, S. Millosheviçit, pra me Aleksandar Vuçiqin, tani president i Serbisë, qoftë përmes pranimit të skenarit serb për ndarjen e Kosovës (2018 / 2020), qoftë përmes Ballkanit të hapur, duke mos i dënuar kurrë krimet dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë (1990/99), mbase duke e amnistuar A. Vuçiqin dhe Serbinë për gjitha krimet e kryera  në Kosovë..!?

Madje, E. Rama, as sot në fjalimin e tij në mbledhjen e dy kuvendeve ku ishin të pranishëm deputetët e Kuvendit të Kosovës martire, nuk e tha asnjë fjalë për Serbinë dhe pretendimet territoriale të A. Vuçiqit ndaj Kosovës, sidomos për kërcënimet e Serbisë që me ushtri ta okupojë veriun e Kosovës për t’ia aneksuar atë Serbisë, por nuk foli as për luftën në Ukrainë, me qëllim që mos ta trazojë mikun e tij të “shpirtit”, A. Vuçiqin, të cilit edhe ashtu ia ka hapur dyert e Shqipërisë që nga Shëngjini e deri në Konispol, ku përveç muzikës serbe, shkijet po vazhdojnë të blejnë banesa, troje dhe vila luksoze..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat