Pavarësia kërcënohet nga korrupsioni dhe nga varësia e moszhvillimi ekonomik, financiar, politik, juridik dhe ushtarak

Opinione

Pavarësia kërcënohet nga korrupsioni dhe nga varësia e moszhvillimi ekonomik, financiar, politik, juridik dhe ushtarak

Nga: Skënder Kapiti Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 16:04
Skënder Kapiti

Shqiptarët festuan 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.

Pavarësi do te thotë kur një komb clirohet nga pushtuesi i huaj, dhe kur ai komb pastaj fillon dhe ndërton shtetin e tij kombëtar të lirë, demokratik, juridik, me zhvillim ekonomik e gjithpërfshirës kulturor, shëndetsor, arsimor dhe me mirëqënie për antarët e vet; kur të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe kur pushteti e politika punojnë për interesin e përgjithshëm dhe gjithëkombëtar.

Me 28 Nëntor kombi shqiptar shpalli Pavarësinë nga Perandoria Osmane por edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia të cilat donin që të asgjësonin kombin shqiptar. Pavarësia është vepër e kombit shqiptar dhe e patriotëve të mëdhej të tij, vepër me të cilën krenohen dhe festojnë të gjithë shqiptarët.

Por pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, a u realizua Bashkimi i Kombit; a u ndërtua shteti ligjor, demoktratik dhe zhvillimi qytetërues e mirëqënia dhe siguria ekonomike e juridike e qytetarëve shqiptarë?

Sot, Shqipëria, Pavarësia dhe shteti shqiptar janë të kërcënuar nga korrupsioni si dhe nga varësia ekonomike, politike,juridike, demokratike,ushtarake e financiare.

Për cfarë pavarësie ekonomike mund të flitet kur gjithcka importohet nga jashtë; gruri e misri nga Serbia e Rusia, mishi nga Brazili; lënda ndërtimore po ashtu e deri te veshmbathjet, ushqimoret, plehrat kimike bujqesore e deri dhe filxhanat, lugët, pirujtë, ceset e plasmasit,letrat, bojrat, ilacet e pothuajse gjithcka.

Per cfarë pavarësie juridike mund të flitet kur i gjithë sistemi gjyqësor është politik, i korruptuar, hajdut dhe antihuman e antisocial.

Për cfarë pavarësie financiare mund të flitet kur shteti shqiptar sot është shteti ndër më borxhlinjt në botë, dhe kur familjet shqiptare, pjesa më e madhe e tyre mbahen nga dërgesat valutore që u dërgojnë emigrantët shqiptarë të afërmëve të tyre; për cfarë pavarësie demokratike mund të flitet kur Shqipëria është shteti me deficitar në Europë për liritë dhe për standardet demokratike?

Për cfarë pavarësie mund të flitet kur shqiptarët mbetën akoma edhe sot të parët në Europë dhe më gjërë për eksod dhe për largim nga atdheu, dhe kur korrupsioni ka pushtuar gjithë sistemin, shtetin, drejtësinë dhe shoqërinë?

Dhe për cfarë pavarësie ushtarake mund të flitet kur gjithcka dhe tërësisht mbrojtja e Shqipërisë u është dorëzuar dhe besuar vetëm NATO-s dhe kur shtetet fqinje dhe armiqsore tona si Serbia e Greqia armatosen përditë e më shumë me armët më moderne të kohës.

Sikur të mos mjafonin vetëm këto Shqipërinë shumë media e politikanë europianë e kanë etiketuar edhe si narkoshtet.Parësore dhe si detyrë urgjente për shqiptarët është ndëshkimi i politikës së vjetër dhe shëmbja e cmontimi i sistemin kriminal të korrupsionit të cilët janë shkaktarët dhe autorët prej të cilëve kërcënohet Pavarësia Kombëtare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat