Çfarë tha në fjalën e tij para mediave presidenti i Serbisë, A.Vuçiq, lidhur me Planin 10 pikësh të BE-së..!?

Opinione

Çfarë tha në fjalën e tij para mediave presidenti i Serbisë, A.Vuçiq, lidhur me Planin 10 pikësh të BE-së..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:53
Rexhep Elezaj

Në ekspozenë e tij të gjatë drejtuar opinionit serb, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryesisht foli rreth takimit shumë të vështirë që ka pasur para tri ditësh (20.01.2023) me 5 përfaqësuesit euro-amerikan për Ballkanin perëndimor, meqë rast ndër të tjera, po veçojmë;

Tha, se nuk ka pasur takim më të vështirë për Serbinë në dhjetë vitet e fundit, seç ishte takimi i para dy ditëve me përfaqësuesit e BE-së dhe atij amerikan, nga i cili takim shpalosi disa detaje rreth Draft-marrëveshjes, apo siç po quhet, Plani i BE-së (franko-gjerman) për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por të cilat nuk i shtjelloi deri në fund, përveç çështjes së formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS) në Kosovë, e cila siç tha, për palën serbe është kusht që të vazhdohet dialogu me shqiptarët.

Tha, se Serbia po kalon nëpër një situatë shumë të rënd politike për shkak të luftës në Ukrainë dhe mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, situatë për të cilën duhet të jemi shumë të vetëdijshëm si popull dhe si shtet.

Tha, se gjatë takimit me përfaqësuesit e BE-së dhe atij amerikan, tri herë i është thënë, se nëse nuk e pranon implementimin e këtij Plani, Serbia do të ballafaqohet me sanksione ekonomike si dhe me tërheqjen e investimeve të huaja, dhe se, të gjithë anëtarët e delegacionit kanë qenë unik në ultimatumin e tyre ndaj Serbisë.

Tha se, po qese Serbia nuk do jetë komunikuese në raport me BE-në lidhur me këtë Plan, asaj do i rikthehet regjimi i vizave, do i ndërpritet procesi dhe hapat për anëtarësim në BE, investimet e huaja, gjë që siç tha, do ishte jashtëzakonisht e dëmshme për Serbinë.

Tha se, anëtarësimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare nuk mund ta pengojmë, sidomos në Këshillin e Evropës, por as anëtarësimin e saj në NATO, sepse Serbia nuk është anëtare e saj. Ndërsa, sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, tha se ne do votojmë kundër, por kjo nuk mjafton, andaj do punojmë që kjo mos të ndodhë.

Tha se për aprovimin e Planit (franko-gjerman) prej 10 pikave kanë votuar edhe 5 vendet e BE-së, mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës, dhe, këtë fakt duhet ta kemi gjithnjë parasysh.

se, me shqiptarët duhet të bisedojmë që ta gjejmë një zgjidhje kompromisi, mbase me rëndësi është se me këtë Plan-marrëveshje Serbisë i lejohen ndihmat financiare serbëve në Kosovë, kujdesi ndaj objekteve fetare, në shëndetësi, arsim, etj.

Tha se, para një viti ka marrë disa herë letra nga presidentët e fuqive të mëdha botërore, në të cilat nga Serbia kërkonin njohje reciproke me Kosovën, por kjo tani më është hequr nga këto dokumente, dhe kjo falë angazhimit të qeverisë dhe organeve të shtetit që kur ne (SNS) kemi ardhur në krye të tyre.

Ndërsa, ajo që nuk u dëgjua në fjalimin e tij, është fakti, se Vuçiqi gjatë gjithë fjalës së tij nuk përmendi se i është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës, madje as që e mori në gojë fjalën pavarësi, përveç se disa herë e përdori termin, regjimi i Kurtit në Prishtinë..!?

Sipas mendimit tim, meqë njohja reciproke nuk është përfshirë fare në Planin e BE-së, rezulton se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, është prolonguar për vitet e ardhshme, ndoshta pas përfundimit të negociatave, kur edhe pritet të nënshkruhet Marrëveshja gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme dhe juridikisht e obligueshme për të dyja palët.

Por, ajo që mbetet të shpresojmë, është fakti, se konflikti i ngrirë mes Kosovës dhe Serbisë i cili po zgjatë qe 23 vite e më shumë, po hynë në një fazë të re, e cila do i jepte fund përgjithmonë mbajtjes peng të Kosovës nga ana e regjimit fashist të Serbisë, regjim i cili Kosovës i ka shkaktuar dëme shumë të mëdha siç është pengimi i njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës në qarqet ndërkombëtare si dhe pengimi i shtet-ndërtimit të saj përmes shantazheve dhe veprimeve destruktive të Listës Serbe në veri të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës me 2008 e deri më sot..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat