Fatkeqësitë natyrore thirrje për ndërgjegjje dhe solidaritet të njerëzimit!

Opinione

Fatkeqësitë natyrore thirrje për ndërgjegjje dhe solidaritet të njerëzimit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 19:11
Ismail Muçiqi

Tërmeti me pasoja katastrofale që e goditi një pjesë të Turqisë dhe të Sirisë ku humbën jetën afër katër mijë njerëz bëri që e gjithë Bota të lëvizë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në të gjitha aspektet.

Jemi në lajthitje se planeti jonë gjithandej globit është e rrezikuar nga fatkeqësitë më të ndryshme natyrore nga tërmetet, nga vërshimet, nga stuhitë, nga zjarri e thatësia e mos të flasim për konfliktet dhe luftërat me pasoja të rënda për njerëzimin.

Të gjithë sot u gëzuam kur dëgjuam lajmin se të gjitha shtetet shprehin gatishmërinë e tyre për të dërguar njësi elite për të kërkuar njerëz të cilët kanë mbetur nën gërmadha te ndërtesave shumë katëshe të Shtetit Turk dhe ati Sirianë. Vetëm kështu përmes solidarizimit, jeta ka kuptim në këtë botë të trazuar.

Është kënaqësi dhe krenari për një popull apo shtet si është Kosova dhe Shqipëria që pa asnjë hezitim i dërguan njësitë e forcave të sigurisë të specializuar kundër katastrofave natyrore.

Po të mbretëronte arsyeja dhe vetëdija e njerëzimit për ta ruajtur paqen për ti shmangur luftrat dhe konfliktet, për ta reduktuar armatimin Bota do të ishte më joshëse, më interesante për të jetuar. Mjerisht në kohën në të cilën jetojmë shumë shtete të Botës pjesën më të madhe të buxhetit po e shpenzojnë në armatim. Kjo paraqet rrezik permanent për njerëzimin.

Sipas burimeve nga institutet prestigjioze të cilat mirën me sigurinë globale dhe armatimin në Botë, sot armët nukleare me të cilat posedojnë fuqitë e mëdha mund ta shkatërrojnë tri herë njerëzimin dhe Planetin tonë.

Andaj vetëm dhimbja shpirtërore ndërgjegjja humanizmi dhe solidariteti barazia ndërmjet njerëzve janë ato vlera të cilat e garantojnë njerëzimin duke u solidarizuar për ti ndihmuar ata të cilët u goditën nga fatkeqësitë Natyrore çfarëdo qofshin ato.

Në fund “Zoti i mëshiroftë të gjithë ata që humbën jetën nga ky termet i mallkuar që goditi Turqinë dhe Sirinë”. “Zoti u dhashtë forcë të gjithë atyre familjeve që humbën të afërmit e tyre”. “Zoti e bekoftë Turqinë dhe Sirinë”. “Qoftë e kaluar kjo tragjedi që ndodhi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat