“Bujari” edramistësh”: meritat e tyre “ua dhurojnë” Berishës dhe Ahmet Zogut!

Opinione

“Bujari” edramistësh”: meritat e tyre “ua dhurojnë” Berishës dhe Ahmet Zogut!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 08:49
Xhevat Mustafa

Qysh kur ka plasur Skandali McGonigal- Rama apo Rama- McGonigal, fillimisht në mediat amerikane dhe shqiptare e me shpejtësi në ato mbarë botërore, nga Rama dhe ndihmësit e tij më të besuar ka nisur një fushatë për ta formalizuar, minimizuar dhe "harruar" jehonën e këtij skandali, që me siguri do të ketë jo vetëm 1 kurban! Në këtë kuadër po sajohen dhe hidhen në media lloj- lloj akuzash për kundërshtarë të vjetër e të rinj. Pasi iu plasi në duar tullumbacja për korrupsionin gjatë qeverisjeve të PD dhe Berishës dhe drejtpërdrejtë edhe për "non grata- n e tij, sajuar me ndihmën vëllazërore të McGonigalit, nga fundi i "thesit të tyre propagandistik" gërmuan dhe gjetën tullumbacen e floririt, që ka marrë( natyrisht, me dokument juridik e arkivor) mbreti Ahmet Zogu, kur u detyrua të braktiste fronin dhe Shqipërinë, më 6-7 prill 1939. Sipas Artan Lames,  një nga "kukullat" më zullumqare shumëformëshe të Edi Ramës, vlera e floririt të marrë me vete nga Zogu, për të jetuar denjësisht, si ish mbret e jo si lypës e si pastrues apo punëtor në ndërtim e mirëmbajtje rrugësh, është rreth 40 milionë dollarë! Edhe nëse është vërtetë kaq e jo sa e kanë shumëfishuar Lame me shokë, përsëri është disafish më e ulët se sasia e floririt marrë nga familjet Hoxha dhe Aliaj më 1984- 1989! Po kështu, është shumëfish më e ulët edhe se sa qindramilionët euro të korrupsionit të Ramës me shoqe e shokë në incenerarorë, infrastrukurë, ndërtim, shendetsi, "investime strategjike"...!

Këto që po bëjnë Edi Rama me shoqe e shokë të kujtojnë edhe një shprehje popullore. Duke e shfrytëzuar për këtë rast, mund të thuhet se enveristo- edramistët prej 78 vjetësh, shikojnë vetëm mizën tek kundërshtarët e jo buallin e tyre!!!

Dihet, është e ruajtur në libra e arkiva se në vitet 1944- 1954, shumë kuintalë flori e miliona euro ne flori u jane marre familjeve te pasura te Shqiperise me ligjin famekeq te tatimit te jashtzakonshem. Qindra njerëz të këtyre familjeve jane vrare e torturuar nga ish Sigurimi i shtetit, një institucion famëkeq, nëpërkëmbës të gjasme kushtetutës dhe ligjeve të saj, çnjerëzor deri në monstruoz, në shërbim të diktatorit Enver Hoxha, për të treguar ku eshte floriri. Pa inventare të sakta e me letra bakalli ua kanë rrëmbyer familjeve të pasura sasira të mëdha floriri e në forma të tjera, si pajisje shtëpiake, biblioteka, veshje të kushtueshme...Një pjesë e këtij floriri është futur në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, gjoja si pasuri e popullit. Ndërsa një pjesë është vjedhur nga ish Kryetarë të Degëve të punëve të Brendshme, nga ish shefa të Sigurimit, nga ish drejtues të lartë e të rretheve të PKSH...Kjo vjedhje është parë me sy nga viktimat e nga dëshmitarë të tjerë. Por, është kuptuar më shumë, sidomos pas vitit 1990! Kjo u shpreh në dukurinë masive apo faktin se këta persona vetë ose bijtë e tyre, startuan të parët si biznesmenë, sidomos me krijimin e kompanive të mëdha në ndërtim, tregti, të universiteteve dhe spitaleve private, të gazetave dhe televizioneve private, të agjensive turistike dhe të udhëtimit ajror...Një fushë tjetër ku mund të gjenden gjurmë dhe fakte për vjedhjen në sasira të mëdha të floririt nga familjet e mëdha nga zyrtarë të ish PKSH- së, të ish Ministrisë së Brendshme, të ish Sigurimit, për t'i pasur si pasuri të tyre familjare, gjenden në komplekset turistike dhe ndërtesat e shumta, që kanë masakruar në këta 32 vjet bregdetin e Shqiperise. 

Nexhmije Hoxha e Ramiz Aliaj, nëpërmjet njerëzve të tyre më të besuar, kanë marrë nga 1985- 1989 pjesën më të madhe të arit që dispononte banka e Shqipërisë, në disa  tonelata, përfshirë edhe atë që prodhohej në Uzinën e Rubikut. Këtë sasi shkonte dhe e merrte çdo muaj në Rubik një nga djemtë e Enverit. Pjesa më e madhe e këtij ari të grabitur është e ruajtur në banka të Zvicrës, SHBA- së, Brazilit e tj, si trashëgimi e familjeve Hoxha dhe Aliaj! Unë jam një nga ata që kam botuar më 1991, gjatë muajve shtator- nëntor 1991, një cikël me shkrime se si u vodh ari i Bankës së Shqipërisë, nën përkujdesjen e Ramiz Alisë e të Nexhmije Hoxhës. Më ndihmuan me infomacione nga brenda Bankës Kombëtare në Tiranë një çift, që kishin punuar aty për rreth 30 vjet, një shofer mauneje nga Kruja, që kishte bërë transportin e arkave të mëdha me ar nga Tirana në anije, në Portin e Durrësit si dhe dy njerëz të mi të familjes, që këto arka i kishin transportuar me anijet e Flotës Tregtare të Shqipërisë nga Durrësi në Trieste e Venezie, natyrisht të shoqëruara  nga njerëz të Sigurimit...!   Nga këto dy porte ari i grabitur nga Banka Kombëtare e Shqipërisë ka shkuar me maune në Austri, Zvicër, Belgjikë, Brazil, Panama, Maltë, Qipro...! E ndërpreva botimin e këtyre shkrimeve kur një zë sigurimsi më kërcënoi një natë mes nëntori, aty nga ora 21.00, në telefon: "nëse vazhdon me këto shkrime, mos harro se nesër dy fëmijët e tu do të shkojnë në shkollë..."! Po kështu, po atë natë kishin kërcënuar edhe shoferin në Krujë! Më telefonoi e më tha se nuk mund të më ndihmonte më me informacione për këtë temë, sepse e kishin kërcënuar atë vetë dhe si familje. Është shprehës edhe fakti: këto shkrime janë grisur nga një dorë specialisti apo sigurimsi nga koleksionet e RD- së si në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ashtu edhe në magazinën e RD- së???!!! Sa për paragjykimin se këtë shkrim po e publikoj  për "mbrojtjen e Ahmet Zogut", ju garantoj me sinqeritet se këtë nuk kam as dëshirë e as ndërmend ta bëj. Jam i informuar mirë se ai ka marrë me dokumente të rregullta e të ruajtura në arkiv një sasi ari, në napolona flori Kjo është e konfirmuar dhe e dokumentuar. Le të bëhet një hetim serioz e i paanshëm politikisht për grabitjen e arit si nga Zogu, ashtu edhe nga familjet Hoxha , Aliaj dhe nga ish bashkëpunëtorë të tyre të besuar për krime të shumëllojshme...! Por, në fund do të dalë lakuriq se cilët e kanë grabitur më shumë këtë vend e këtë popull gjatë mbi 78 viteve! Dhe Rama, Lame, Bido e ca të tjerë me çetë, do të dalin më të turpëruarit, për jetë!

Nuk do të përbënte çudi, nëse pas një hetimi dhe llogaritjeje të thellë, do të dilte se Enver Hoxha, Ramiz Alia, me shokë apo "zagarë" dhe trashëgimtarë, kanë vjedh gjatë 78 viteve të qeverisjeve apo mbretërimit të tyre, pa lënë asnjë dokument ligjor, shumëfish më tepër se shuma e supozuar dhe e dokumentuar e mbretit Ahmet Zogu!

Është e logjikshme dhe e pritshme që pas këtij parashtrimi, me fakte shumë shprehës,  shumëkush të mendojë e pyesë: si është e mundur që këta enveristo- edramistët janë bërë këto ditë kaq "bujarë" e "të sinqertë", sa "meritat", "titujt" dhe "medaljet"e tyre si kampionë për korrupsion jo vetëm në Europë, t'ua "dhurojnë" jo vetëm Berishës së gjallë, por edhe Ahmet Zogut të vdekur???!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat