SHBA dhe BE të mos e tradhtojnë Kosovën paqedashëse për Serbinë gjenocidale

Opinione

SHBA dhe BE të mos e tradhtojnë Kosovën paqedashëse për Serbinë gjenocidale

Nga: Rexhep Torte Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:24
Autori Rexhep Torte

Në Ballkan paqe e siguri nuk do të ketë kurrë nëse Kosova viktinë përdoret nga SHBA-të dhe BE-ja si kurban për Serbinë gjenocidale.

Shqiptarët në Kosovë dhe mbrë shqiptrët janë në të drejtën e tyre autoktone dhe se nuk do të lejojnë që të cënohet qoftë edhe një pëllëmbë e tokës së Kosovës.

Të rikujtojmë se, 12 milionë shqiptarët në Ballkan bashkë me shqiptarët në Turqi, aqë sa janë bërë që kur Serbia hegjemoniste i dëboi nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si edhe mbarë shqiptarët nëpër botë e dinë mirë rëndësinë e madhe strategjikee që ka Kosova për SHBA-të, BE-në dhe NATO-n.

Kjo don të thotë se, sa janë SHBA, BE dhe NATO të rëndësishme për Kosovën, po aqë edhe Kosova është e rëndësishme për SHBA, BE dhe NAIO-n.

Kosova dhe mbarë shqiptarët ë besnikë ndaj SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s

Kosova dhe mbarë shqiptarët do të ndihen tepër të zhgënjyer nëse tradhtohen edhe nga SHBA-të, sepse maksimalisht dhe në mëyrë të sinqertë janë besnikë të SHBA-ve.

Shqiptarët e Kosovës në të drejtën e tyre e kanë edhe mbështetjen e Zotit të Mdhërishëm, dhe se për Zotin e Madhërishëm, pë ata që e kuptojnë, Blinkenët, Gabrielët, Borellët dhe Lajçakët pro serbë, karshi Zotit të Madhërishëm nuk peshojnë as sa një fije floku, sepse Zoti i Madhërishëm në çdo moment mund t’ua prishën planet dashakeqe ndaj Kosovës.

Dashurinë e zjarrtë shekullore mes Serbisë dhe Rusisë dhe dashurinë e zjarrtë shekullore të të dy Kishave të tyre Orthodokse serbe e ruse luftënxitëse dhe hegjemoniste, nuk mund t’i mashtrojë politika banane e SHBA-ve dhe as politika tradicionale kurvë e BE-së ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Blinken, Escobar, Borell dhe Lajçk duhet të zëvvendësohen me diplomatë korrektë

Antony Blinken e Gabriel Escobar nga SHBA-të dhe Joseph Borell e Miroslav Lajçak nga BE-ja, për politikën e tyre të papërgjegjshme pro serbe dhe të gabuar ndaj Kosovës, duhet të largohen nga postet në të cilat ndodhen dhe të zëvendësohen me diplomatë të ndershëm e korrektë dhe mbrojtës të demokracisë.

Kjo do të ishte dhurata me e mirë për demokracinë dhe për të drejtën e Kosovës viktimë.

Katundi që duket s’do kallauz, thotë shprehja filozofike popullore shqiptare. Kjo tregon qartë se SHBA-të dhe BE-ja kanë vendosur që për interesa të tyre gjeostrategjike, siç thonë, po mundohen ta bëjnë kurban Kosovën besnike dhe paqedashëse në favor të Serbisë gjenocidale.

Askush nuk mund ta mendonte këtë lajthitje dhe këtë iluzion të Departamentit Amerikan të Shtetit me në krye Antoy Blinken- Sekretar Shtetëror i SHBA-ve, Derrk Chollet- Këshiltar i lartë aë DASH dhe Gabriel Escobar- i dërguar Special i SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, për ta joshur Serbinë gjenocidale në mënyrë kaqë përulëse dhe kaqë naïve, me dëshirën e tyre për ta shkëputur Serbinë gjenocidale nga Rusia agresore gjenocidale.

Ky synim i SHBA-ve dhe i BE-së në kuriz të Kosovës do të mbetet vetëm një ëndër e parealizuar.

Ky përfundim vjen si rezultt i sjelljeve kryeneçe, arrogante, prepotente dhe mshtruese që po i bën Serbia gjenocidale ndaj SHBA-ve dhe BE-së.

Ky përfundim vjen si rezultat i një logjike dhe analize të thjeshtë se, Serbia gjenocidale dhe Rusia gjënocidale, si edhe Kisha Orthodokse e tyre kanë një bashhkëpunim shekullor luftënxitës, okupues dhe hegjemonist në Evropë dhe në Ballkan, e sidomos ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës.

SHBA-të dhe BE-ja e kanë zgjedhur rrugën më të gabuar për ta shkëputur Serbinë nga Rusia dhe për ta bashkuar me Perëndimin, dhe për këtë do të bindemi shumë shpejt të gjithë.

Këtë e dëshmojnë qartazi me politikën e tyre djallëzore Joseph Borell- Shef për Politikë të jashtme dhe Siguri në BE dhe Miroslav Lajçak-emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, me qëndrimet e tyre të vazhdueshme pro serbe e pro ruse.

Këtë e dëshmojnë edhe Antony Blinken-Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA dhe Gabriel Escobar- i dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, me deklaratat e tyre të vazhdueshme se Asociacioni serb në Kosovë duhet të themelohet, që përbën mbështetje direkte të kërkesës së kriminelit Aleksandër Vuçiq- Presidentit të Serbisë se, “Pa themelimin e Asociacionit nuk do të ketë vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi”.

Daniel Server, Paul Wilijams dhe Robert Menendez e kundër Planii franko-gjerman

Kjo sjellje kaqë e papërgjegjshme e SHBA-ve dhe e BE-së bëhet edhe më shqetësuese kur Prof. Daniel Server- ligjerues në Universitetin Amerikan Jon Hopkins, dhe Prof. Paul Wilijams- ligjerues në Universitetin Amerikan, që të dy njohës të shkëlqyer të situatës në Kosovë dhe në Ballkan, me argumente e kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni serb në Kosovë.

Daniel Server edhe Paul Wilijams, që të dy e kanë hedhur poshtë qëllimin SHBA-ve dhe të BE-së që Asociacioni serb të themelohet para njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi, dhe se serbët në Kosovë i gëzojnë të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë të garantuara me Kushteturën e saj demokratike.

Prof. Daniel Server dhe Prof. Paul Wilijams thonë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohje të ndërsjellë praprake.

Robert Menendez- Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, më 17 shkurt 2023, duke folur për Asociacionin serb në Kosovë, deklaroi se, “Asociacioni serb është jokushtetues dhe se fillimisht duhet njohja reciproke Kosovë_Serbi. Vetëm nëpërmjet njohjes reciproke Kosvë-Serbi dhe veprimeve që kanë të bëjnë me njohjen reciproke, mund të ketë një rrugë përpara për Kosovën. Pra, Asociacioni i komunave me shumicë serbe që përmendet vazhdimisht si pengesë për të ardhmen mendoj se është i pavend. Kushtetuta e Kosovës u garanton të të gjithë qytetrëve pjesëmarrje në qeveri dhe ua njeh të drejtat e pakicve brenda qeverisë” deklaroi Robert Menendez.

Miroslav Lajçak- pas vizitës në Kosovë dhe në Beograd, më 14 mars 2023, deklaroi se, “ Autoriteti më i lartë i BE-së thotë se, duhet të krijohet Komuniteti, SHBA-të thonë se Komuniteti duhet të krijohet. Pra, Asociacioni duhet të krijohet dhe do të krijohet”.

Escobar ngjashwm si Mathew Palmer nën ndikimin e bashkëshorteve me qëndrime pro serbe

Të rikujtojmë se më datë 24 shkurt 2023, Ministria e Jashtme e Serbisë promovoi zyrtarisht në Beograd një ekspozitë të Elisabeth Ecobar-bashkëhortes së Gabriel Escobarit-Zëvendës Ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit dhe i Dërguar Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor.

Ambasada e Serbisë në Uashington dhe Qebdra e Arteve “Anacostra” në bashkëpunim me Galerinë “Arti për të gjithë në Beograd”, morrën pjesë sëbashku në projektin “Finang A Way”.

Elisabeth Escobar, gjatë hapjes së ekspozitës së saj në Beograd, u bë fanse e madhe e artit serb dhe pati një popullaritet të madh.

Gabriel Escobar, ngjashëm si paraardhësi i tij Mathew Palmer-i cili e kishte bashëshorten serbe, në kohën kur ishte i dërguar Special I SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, ishte pjesëmarrës për ndarjen e Kosovës në bashkëpunim Aleksandër Vuçiqin, Hashim Thaçin, Vlora Çitakun dhe Edi Ramën.

Nuk janë të rastësishme këto insistime dhe shantazhe pro serbe dhe pro ruse kundër Kosovës, që domosdo duhet të hetohen nga FBI e SHBA-ve.

Në Parlamentrin e Kosovës të anulohen marrëveshjet e Brukselit

Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me plot të drejtë dhe dashamirësi, ditë më parë iu dejtua Albin Kurtit-Kryeministrit të Kosovës, Vjosa Osmanit-Presidentes të Kosovës dhe Glauk Konjufcës- Kryeparlamentarit të Kosovës, me kërkesën “ Uluni me opozitën dhe pakicat e tjera jo serbe në Kosovë, dhe anuloni në Parlament marrëveshjet e Hashim Thaçt e të Isa Mustafës, sepse Asociacioni nuk është miratuar në Serbi.

Sidomos anuloni Marrëveshjen e vitiit 2008 të PDK-LDK me numër 03/21039 që ju jep kishave e mnastireve serbe në 43 zona ekstra territore me mbi 2256 hektarë tokë, pas Zajednicës do të jenë edhe 43 republika tjera serbe në Koovë”, thotë Naim Miftari.

A mos edhe për shfuqizimin e këtyre marrëveshjeve të dëshme pë Kosovën duhet ta pyesim Serbinë gjenocidale dhe ndërkombëtarët?!

SHBA-të, BE-ja duhet ta dine se një Kosovë e fuqishme është një fortesë mbrojtëse më e sigurtë e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Ballkan, sesa një Serbi gjenocidale pro ruse dhe mashtruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat