Manipulimi mediatik me mediokër, si shpërqëndrim i opinionit nga farsa zgjedhore!

Opinione

Manipulimi mediatik me mediokër, si shpërqëndrim i opinionit nga farsa zgjedhore!

Nga: Prof. Dr. Enver Bytyçi Më: 25 maj 2023 Në ora: 10:12
Autori Prof. Dr. Enver Bytyçi

Bamir Topi ka qenë president i Shqipërisë. Partia Demokratike e bëri të parin e vendit, por ai sa kohë presidentoi ia la vendin bashkëpunoi me Edi Ramën kundër kësaj partie. U vu hapur dhe në hije kundër partisë së tij. Mbështeti e kordinoi gjithashtu lëvizjet e ish- zevëndësit të tij në Këshillin Gjyqësor që të bëjë të njëjtën gjë. Mbrëmë zoti Topi dha sërishmi një intervistë në një TV të pushtetit kriminal të vendit. Njësoj si atëherë kur ishte në presidencë, edhe mbrëmë iu vërsul Sali Berishës me akuza që nuk ia vlen t’i rikthejmë në këtë koment.

Fajësoi Berishën për krizën në Partinë Demokratike dhe humbjen e zgjedhjeve. Është interesant! Të gjithë ata që akuzojnë dhe fajësojnë zotin Berisha “për humbje”, nuk thonë asnjë fjalë për grabitjen e këtyre zgjedhjeve nga pushteti mafioz. Nuk përmendin as numrin katër në radhën e gjashtë kandidatëve të Tiranës. Çdo ditë po ndodh fajësimi u Doktorit për atë që e quajnë humbjen e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Kanë kaluar dhjetë ditë dhe nuk kam reaguar. Kam ndjekur thuajse të gjitha reagimet e të tjerëve. Shumica dërmuese hidhen në tregun mediatik nga njerëzit e mafies në pushtet. Një nga metodat e dezinfrmimit dhe manipulimit mediatik është përdorimi i medriokitetit në ekrane televizive. Nga më të spikaturit është Bamir Topi.

Nëpërmjet mediokritetit media manipulon sidomos mediokrit, të cilët nuk janë pak në shoqërinë shqiptare. Këtë rol i kanë ngarkuar rilindasit edhe zotit Topi. Ai e njeh shumë mirë gjuhën e mediokrit dhe ka aftësi manipuluese përmes këtij modeli.Ndërsa teknika e manipulimit që ka organizuar dhe zhvillon rilindja kundër liderit demokrat ka për qëllim njëkohësisht të tërhiqet vëmendja nga farza zgjedhore. Por kjo nuk do të thotë se e vërteta është ajo që thotë Bamir Topi. Se medriokërit në përdorim sezonal sulmojnë për shkak të parimeve ose ndonjë vlere që ata kanë.

Të gjithë propagandistët nediokër të Rilindjes, edhe nëse bëhën bashkë, nuk plotësojnë as 50 përqind të atyre vlerave që shfaq Sali Berisha! Se, përveçse janë mediokër, janë gjithashtu mercenarë të fjalës së rreme. Se cia është e vërteta, këtë e dinë ata mijëra demokratë që kanë kontaktuar më liderin e demokratëve nga jugu në veri në së paku dy muaj fushatë elektorale. Asnjë rival i Doktorit nuk ka mundur të kontaktojë kaq shumë njerëz, madje as një të tretën e tyre. Asnjë rival i tij nuk ka bërë dot katër ose pesë takime elektorale në ditë.

Pavarësisht moshës më të re, pavarësisht ienergjive të asaj moshe, asnjë kundërshtar i Sali Berishës nuk shfaqi atë energji si ai. E kam ndjekur fushatën. Sigurisht që Berisha zgjodhi të bëjë një fushatë politike dhe u mor me rivalin e tij kryesor, kreun e mazhorancës, i cili është shndërruar në një simbol të autoritarizmit kleptokratik në Shqipëri. Por asnjëherë ai nuk përdori fjalor fyes. Akuzues? Po! Akuzat ishin pafund për shtetin e narkotrafikut në Shqipëri. Por me retorikën e tij Doktori nuk mundi të krijojë frymë. Kjo është e vërtetë. Fryma mungoi, sepse makineria manipiluese e propagandës së pushtetit të inkriminuar ishte i tmerrshëm. A e dinte Doktori se do të përdorej një makineri e tillë? Mendoj se po. Pse nuk ndërtoi një strategji për ta mposhtur atë? Si spektatorë mund të japim tani pas humbjes (thyerjes së rrotës së karrocës) njëmijë këshilla. Por a kanë vlerë? Megjithatë nuk mendoj se do të vlejnë dhe aq. Por manipulatorët mediokër mediatikë si Topi kanë thjesht artikulojnë emrin e Berishës. Nuk thonë asnjë fjalë për gtabitjen e vulës, siglës, komisionerëve e numruesve, për vendimet imponuese sin ë diktaturë sa I përket dokumenteve dhe procesit elektoral! Tani të bëjmë një llogari tjetër: - Sa mund të vlejnë për Partinë Demokratike të Shqipërisë kritikat dhe sulmet kundër liderit të saj historik, Sali Berisha?! Jam i bindur plotësisht se gjithçka është skenarizuar për t’i dhënë goditjen përfundimtare kësaj partie dhe për ta shpallur Edi Ramën mbret të narko-shtetit shqiptar! Edhe sulmet e Bamirit janë të kësaj natyre.

Jo rastësisht ai u shfaq te një ekran liliputësh në ditën kur Lulzim Basha la të kutojë se do të garonte për postin e kryetarit të vulës. Aleanca e qelbësirave në krah të Edi Ramës tashmë është shfaqur egër dhe hapur! Po bën rrethimin e radhës kundër demokratëve të vërtetë. Po luajnë fort dhe më goditje nën brez e mbi brez. Pikërisht kjo lojë e pisët duhet kuptuar dhe duhet të marrë fund. Demokratët duhet të bashkohen. Duhet t’i referohen respektimit të statutit. Nëse gjejnë dikë që sfidon Sali Berishën, le ta mbështesin në këtë sfidë. Por ama një sfidues të denjë për ta udhëhequr Partinë Demokratike. Nëse jo, atëherë nuk ka asnjë arsye për ta penalizuar liderin aktual, pse këtë e kërkon pushteti i mafies. Nuk duhen dëgjuar ata që e dëmtuan Partinë Demokratike në forma të ndryshme. Ata krijuan idenë e rreme se kjo parti është ndarë në dy pjesë.

Duke i marrë vulën me ndihmën e Edi Ramës e lanë partinë pa komisionerë. Pra ia krijuan të gjitha kushtet e nevojshme pushtetit për të vjedh e grabiitur vota, për të manipuluar numrimin e tyre, për të përdor mekanizmat e presionit e joshjes, për ta manipuluar procesin e zgjedhjeve, të votimit, numrimit dhe çertifikimit të votavë të sovranit. Tani po bëjnë goditjen e fundit – Duan të manipulojnë demokratët me beniaminë të tillë si Bamir Topi! Rezistenca, riorganizimi, reflektimi dhe lufta për votën e lirë janë medikamenti që përballon virusin e manipulimit propagandistik të opinionit nga mediokrit e pushtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat