Basha, politika e re, aspiratat e shqiptarëve dhe mbeshtetja amerikane për një Shqipëri të lirë, të fortë, demokratike dhe të integruar

Opinione

Basha, politika e re, aspiratat e shqiptarëve dhe mbeshtetja amerikane për një Shqipëri të lirë, të fortë, demokratike dhe të integruar

Skender Kapiti Nga Skender Kapiti Më 28 maj 2023 Në ora: 19:15
Gabriel Escobar dhe Lulzim Basha

Shqipëria mbeti ne tranzicion dhe në udhëkryq prej 30 vitesh. Dhe për këtë gjëndje që vjen dhe ka autor politikën, shqetësimin për këtë gjëndje u takon ta kenë e ta thonë intelektualët, është fjala për intelektualët e vertetë,patriotë dhe të atyre të guximshëm dhe që kanë ndjesi humane e shpirtërore, pasi nuk pritet një gjë e tillë nga intelektualët shpirtngushtë, servilë e mercenarë dhe as nga mediat e tilla.

PD, Basha, elita e re politike, aspiratat e shqiptarëve dhe projekti amerikan për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe të integruar, të gjitha këto bashkë janë ato që duhet të dinë dhe të ndërgjegjsohen demokratët në mënyrë që të vijë ndryshimi.

Pra, duhet Partia Demokratike si parnere politike e SHBA-ve, duhet që Basha të vazhdojë në krye të saj sepse me Bashën Partia Demokratike rinohet, ngrihet dhe përtërihet me rininë dhe me elitën e re politike; me Bashëm si vizionar i ndryshimit dhe si parneri politik më i besueshëm i SHBA-ve atëhere edhe realizohen aspiratat e shqiptareve dhe të projektit amerikan për një Shqipëri të lirë, demokratike ,të një shteti modern e ligjor, me mirëqënie dhe të integruar.

Duhet demokratët që të mos vonohem më , duhet të ndërgjegjsohen, të bashkohen duke lënë pas të shkuarën, korrupsionin dhe të korruptuarit, të ndahen nga tranzicioni pengues e bllokues, dhe duhet të veprojnë urgjentisht për t’ia shkurtuar kohën pushtetit të superkorruptuar të rilindjes korruptive socialiste.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se cilat janë dëshirat dhe aspiratat kombëtare të tyre, e dinë mirë se këto dëshira e perspektiva të tyre nuk mund të realizohen pa mbështetjen e SHBA-ve; e dinë mirë se SHBA janë aleati strategjik dhe jetik i tyre, e dinë mire por po ua kujtoj edhe atë që ka thënë Znj. Klinton me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vizitës historike të saj në Shqipëri se:

”Jam sot këtu, në këtë çast historik në historinë tuaj me një mesazh për popullin e Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju për 100 vitet e para të pavarësisë dhe do të qëndrojmë me ju edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe për 100 të tjera pas tyre, dhe ato 100 pas këtyre”.

Tranzicioni paskomunist në Shqipëri ishte jo vetëm zhgënjim i madh por ishte edhe tradhti karshi aspiratave të shqiptarëve dhe kundër projektit mbeshtetës të aleatit jetik të shqiptarëve, SHBA-ve.

Prandaj vizioni dhe përkushtimi i Lulzim Bashës përputhet me aspiratat e shqiptarëve dhe me projektin amerikan për një Shqipëri të lirë, të fortë, ligjore, moderne e të integruar, dhe po prandaj te Basha dhe te elita e re politike e PD-së është edhe besimi, edhe shpresa për ndryshimin dhe kundër elitës së vjetër politike dështake, penguese, bllokuese dhe të korruptuar.

Errësira politike, korruptive, hajdute, intelektuale e mediatike nuk mundet që ta eklipsojë gjithmone realitetin dhe as të vërtetat të cilat pashmangshmërisht i nxjerr në drite koha. Shqiptarët , aspiratat e tyre i mbështesin te SHBA, por kundër aspiratave të shqiptarëve dhe kundër projektit amerikan për një Shqipëri demokratiko-liogjore,të zhvilluar dhe të integruar , dhe si antitezë kundër tyre është e gjithë politika e vjetër, janë krimi, hajnija, korrupsioni e tradhtia e saj.

A mos presin shqiptarët përmirësimin dhe realizimin e aspiratave të tyre nga pronarët e partive politike: Rama me rilindasit, nga Berisha me foltoristët apo nga Meta me lsi-stët dhe nga Duka, Idrizi, Ndoka,Mediu,Shehi dhe disa sahanlëpirës të tjerë të cilët kanë kapur politikën , shtetin ,ligjin , paranë e pasuritë e që kanë montuar një sistem kripto-oligarko-mafioz?

Kundër kësaj gjendjeje mjerane moszhvillimi, padrejtësie, pengimi, mosintegrimi dhe mosfunksionimi të shtetit ligjor në Shqipëri , dhe ai që jep shpresë e besim është Basha dhe Elita e Re Politike e Partisë Demoratike e cila ka edhe mbështetjen edhe të SHBA-ve për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq ku e mban atë politika e vjetër.

Kjo do të ndodhë me Bashën dhe me elitën e re politike shqiptare, pasi vetë arsyeja pyet pandërprerë dhe mendja njerëzore ndërgjegjsohet e kthjellohet kur ajo has ne vështirësi dhe kur ajo përballet me to dhe me të këqijat politike e publike të politikës e të pushtetit të keq, dhe që domosdoshmërisht njerëzorja dhe qeverisja kërkon më të mirën dhe ndryshimin, pasi ndryshimi për nga më e mira për njerëzoren, paqen, për sigurinë dhe për mirëqënien është tendencë e pashmangshme.

E vjetra politike korruptive, mashtruese e spekulative është në dëshpërim, në humbje dhe në kalbëzim.

Pas heshtjes dhe tërheqjes së përkohshme nga politika, z. Basha kryetari i Partisë Demokratike ftohet ne SHBA,gjë e cila shëmbi dhe hodhi si mbeturina të gjitha shpifjet,intrigat dhe alibitë djallëzore të politikës së vjetër dhe sidmos shpifjet e gënjeshtrat e kryefoltoristit Berisha se: Basha nuk mund të hyjë në SHBA.

Kjo tashmë i vuri vulën edhe asaj që dihej që më parë se Basha ka mbështetjen e madhe nga SHBA për të bërë ndryshimin dhe për ta qeverisur Shqipërinë, për ta cliruar atë nga korrupsioni dhe nga pengmarrja e tij dhe e politikës së vjetër shqiptare. ashtu sikurse Basha ka pasur mbështetjen nga ambasadorja amerikane dhe nga personalitete të larta të shtetit amerikan edhe më parë dhe vazhdimisht.Kjo vizitë zyrtare e tij tashmë ka cliruar edhe ata demokratë të cilët besonin te mashtrimet e shpifjet antiBasha të kryefoltoristit dhe te foltoristëve besnikë rreth tij.

Elita e re politike e Partisë Demokratike dhe jo vetëm ajo, por edhe publiku në Shqipëri dhe ai kombëtar shqiptar kudo duhet ta dinë mirë tashmë se Basha dhe vizioni i tij i ndryshimit perputhen edhe me projektin miqësor strategjik e dashamirës të aleatit të madh të shqiptarëve,përputhet me projektin amerikan për një Shqipëri të fortë e të zhvilluar demokratikisht dhe të lirë, për një shtet të fortë ligjor dhe të integruar në Europë; për një Shqipëri e denjë që të jetë aleate besnike e SHBA-ve. Elita e e politike demokratike dhe opinioni publik tashmë është ndërgjegjsuar se PD me Bashën në krye dhe me politikanët e rinj te saj se do të vijnë domosdoshmërisht së shpejti në pushtet sepse duhet ndëshkuar e dëbuar nga pushteti politika, elita e vjetër politike,aktorët kryesorë të së ciës janë mëkatarë publik e kombëtarë të mëdhej.

Ata janë aktorët dhe fajtorët e gjëndjes ku ka rënë dhe ku mbeti shteti dhe shoqëria shqiptare edhe gjatë këtyre 30 viteve tranzicion.

Duhet që kjo elitë e re politike të mos ketë asnjë marrëveshje dhe asnjë kompromis me ata që Basha i ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Basha ka meritën e madhe, pasi që kur mori drejtimin e Partisë Demokratike filloi punën për prurjen në PD të një elite të re politike me qëllim që PD-në ta ndante nga trashëgimia ishsigurimit të shtetit dhe të asaj komuniste; me qëllim të ndarjes së PD-së me korrupsionin dhe me tranzicionin dhe për ndërtimin e sistemit ligjor demokratik e funksional dhe për forcimin e marrëdhënive strategjike e jetike me SHBA. Kjo politië e re e Bashës ra ndesh dhe u përplas me elitën e vjetër dhe korruptive, mashtruese e intriguese jo vetëm të Partisë Demokratike, por ra ndesh me gjithë elitën e vjetër politike të tranzicionit,sidomos me ata të rilindasve dhe Edi Ramës, me foltoristët e Berishës dhe me pjellën e korrupsionit, me LSI-stët dhe me Ilir Metën, të cilët u bënë dhe vazhdojnë të jenë bashkë si Trekëndëshi i Bermudës kundër Bashës, kundër shtetit ligjor ,kundër SHBA-ve dhe integrimit.

Prandaj rinia dhe elita e re politike e Partisë Demokratike duhet të aktivizohet në maksimum për të ngjallur dhe rritur besimin e shpresën se ajo sjell ndryshimin e Shqipërisë, sepse Basha dhe elita e re politike rreth tij nuk kanë mbi supe dhe as të hipotekuar zullume,as korrupsion , as papërgjegjshmëri e as krim,as mashtrime e as gënjeshtra të së shkuarës sic kanë Trekendeshi korruptiv e antipublik i Bermudës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat