Padrejtësia dhe njëanshmëria e ndërmjetësuesve në dialog në vazhdimësi e kanë tensionuar situatën në veri

Opinione

Padrejtësia dhe njëanshmëria e ndërmjetësuesve në dialog në vazhdimësi e kanë tensionuar situatën në veri

Nga: Luz Tomaj Më: 28 shtator 2023 Në ora: 11:07
Autori Luz Tomaj

Proceset e dialogeve ndërkombëtare, janë apo, duhet me qenë të ngjashme me proceset gjyqësore. Me fjalë tjera, ndërmjetësuesit, duhet të krahasohen me postet e gjyqtarëve, nga se, në çdo dialog, duhet të vijë në shprehje drejtësia dhe vetëm drejtësia.

Dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, vite me radhë, drejtësia i ka munguar dhe mungon. Në ketë aspekt do i veçoi disa momente.

Në të kaluarën historike, nuk ka ndodhë që shteti agresor, ekzekutor I krimeve gjenocidiale, të inicion dialog me shtetin viktimë.

BE, dialogun aktual e trajton si dialog ndërshtetëror. Në anën tjetër, Serbia agresive, edhe me kushtetutë, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë. Kosovën nuk e quan Republika e Kosovës por, e quan “Kosovo i Metohija”. Këto fakte, ndërmjetësuesve as që iu shkojnë në kokë.

Që drejtësia të vjen në shprehje, përveç tjerash, kërkohet profesionalizmi dhe moralizmi. Është e pakuptueshme se si, BE, ndërmjetësimin në dialog, ua beson z. Borrell dhe Lajçak. Nga shtetet anëtare të BE, vetëm 4 shtete nuk e kanë pranuar shtetin e Kosovës. Në mesin e tyre gjinden edhe Spanja (e Borrell) dhe Sllovakia (e Lajçak). Është e pakuptueshme se si, BE, në cilësi të ndërmjetësuesve i cakton dy individë të cilët vijnë nga shtetet që janë kundër Kosovës?!

Që drejtësia të vije në shprehje, hapi i parë në proces, duhej të ishte identifikimi i drejtë i shteteve – kush është Kosova dhe kush është Serbia.

Kosova

Është pjesë e trevës dhe kombit shqiptar, i cili paraqet kombin, ndoshta, më të vjetër në Evropë. BE duhet me qenë objektive dhe, ta pranojë faktin se, historikisht, Evropa, ka vepruar me padrejtësi ndaj kombit shqiptar. Kombi shqiptar, është I vetmi komb totalisht i shpartalluar – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Greqi, Mal të zi.

Në ketë aspekt, e vërejë vetëm një reagim të politikanit dhe shkencëtarit anglez – Z. Hugh Seton-Ëatson, I cili, përveç tjerash, gjatë Luftës II botërore, ishte përfaqësues diplomatik i Anglisë në Beograd. Në librin Kombet dhe shtetet (Nations and States) botuar me 1977, bënte fjalë edhe për shqiptarët në Ish Jugosllavin. Përveç tjerash, HUGH, shkruante se shqiptarët në ish Jugosllavi, ishin te koncentruar në kufi me Shqipërinë, ndaj, kërkesa e shqiptarëve për formimin e Republikës së shtatë në ish Jugosllavin ose për t’iu bashkuar Shqipërisë, parimisht, është e parefuzueshme.

Dardania ishte trevë shqiptare, paraardhëse e Kosovës. Edhe enciklopedia serbe shkruan se qytetet më të mëdha të Dardanisë ishin Shkupi, Nishi dhe Lipjani. Por, me kalimin e kohës, mjerisht, Dardania u bë viktimë e Serbisë gjenocidiale.

Megjithatë, pas krimeve permanente të Serbisë, Kosova, me 2008 e shpalli pavarësinë, të cilën e verifikoi edhe Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Pavarësinë e Kosovës e pranuan rreth 120 shtete të botes. Kuptohet, shtetësinë e Kosovës nuk e pranuan aleatet e Serbisë, Rusisë, Kinës…., te cilat, si anëtare të KS të OKB edhe e penguan anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Serbia

Si pjesë e Sllavëve të jugut, serbët erdhën në Ballkan gjatë SH 6 dhe 7. U koncentruan rreth Beogradit të sotëm – si Pashallëku i Beogradit. Diku në mes të SH 11, kur serbët, duke shkuar gjurmëve të Rusisë u konvertuan në ortodoks dhe, e filloi agresionin kundër Dardanisë, vite me radhë, derisa, në ndërkohë, në trevat shqiptare, depërtoi Imperia otomane.

Në agjendën e Serbisë, historikisht, ishte zhdukja e shqiptarëve

Deri sa, gjatë imperisë otomane ndodhnin aktivitete në aspektin e konvertimit të shqiptarëve në religjionin islam, pas largimit të Imperis, Serbia, ne mënyrë përmanente përpiqej për zhdukjen e shqiptarëve.

Në nëntor to vitit 1912, Serbia famëkeqe e riokupoi Kosovën. Gjatë riokupimit, bënte kërdi ndaj shqiptarëve. Nuk do lëshohem në detaje por, ia përkujtoi BE dhe ndërmjetësuesve se, gjatë riokupimit, raportonin mjetet e informimit të Europës dhe më gjërë. Egzistojnë të dhënat e raportimeve të mjeteve informative – Daily Chronicle, Parisian Humanite, Danish Riget, British Daily Telegraph etj. Raportimet flasin se, atë çka bënte Serbia kundër shqiptarëve, nuk kishin ndodh në të kaluarën historike!

Kryetari i rrethit të Zveqanit, me 1927 kishte deklaruar se ka shpërngul 32.000 shqiptar. Me 1937, Vasa Çubrilloviqi, antar i Akademisë serbe dhe Ruse, i kishte sugjeruar qeveris serbe se, në se Gjermania dëbon jevrejt, në se Rusia shpërngul miliona nga një pjesë në pjesën tjetër të kontinentit, nuk do ndodhë donjë luftë botërore në se Serbia largon nga trevat shqiptare disa qindra mijëra të shqiptarëve.

Pas Luftës II, në ish Jugosllavi paraqitet A. Rankoviqi, i cili, deri në vitin 1967, nuk la gjë pa bërë kundër shqiptarëve. Fundja, në sipërfaqe del krimineli Millosheviq.

Borrell, Lajçak dhe mbar BE, nëse keni harruar, duhet tua përkujtoi se në kohen e Millosheviqit, përveç tjerash, A. Vuçiq ishte ministër, kryeparlamentari Daçiq ishte zëdhënës i Millosheviqit. Serbia vrau mbi 13.000 kosovar, kishte dhunuar mbi 20.000 femra dhe, kishte shpërngul nga trevat e veta më se gjysmën e kosovarëve.

Serbia, as sot e kësaj dite, qoftë edhe një fjalë nuk e flet për fatin e rreth 1.700 personave, të cilët i kishte larguar nga Kosova, i kishte privuar nga jeta. Nuk tregon për varrosjen e tyre apo ndoshta edhe i ka hedhur në lumenj.

Të gjitha padrejtësitë e ndërmjetësuesve apo BE, vazhdimisht kanë kontribuar në shtensionimin e situatës në Veri. Kur do e kuptoni se, sipas Kushtetutës, Minoriteti serb, ne krahasim me minoritetet tjera është i privilegjuar. Minoriteti serb, thjesht, e bojkoton shtetin e Kosovës dhe, në mënyrë permanente, edhe me ndihmën e Serbisë, e zhvillon rrjetin e kriminalitetit, është vet- izoluar dhe, edhe pran kësaj, serbët e gëzojnë përkrahjen e ndërmjetësuesve.

Institucioni i Asociacionit është i zhvilluar në mbar shtetet e botes. Atë e njeh edhe Kushtetuta e Kosovës. Ndaj, edhe në Kosovë, serbët, mund ta formojnë Asociacionin por, në përputhshmëri dhe vetëm në përputhshmëri me Kushtetutën. Ajo çka kërkojnë serbët dhe Serbia ndërsa juve ndërmjetësues apo BE e përkrahni është diç krejt tjetër, është përpjekje për bojkotimin e shtetit të Kosovës dhe për bashkimin e Serbin.

Deri sa dialogu gjendet në binar të tillë, do i sugjeroi Kosovës që të tërhiqet nga dialogu deri sa Serbia nuk e pranon Kosovën shtet.

Jam i vetëdijshëm se mendimet individuale, nuk kanë efekt në institucionet e BE, SHBA apo OKB por, përmes rrjetit elektronik, nga se disponoi me adresa, do ua dërgoi ndërmjetësuesve, institucioneve të BE, SHBA dhe OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat