Emisari Lajçak, negociatave jeni duke ia zënë vetë frymën me kapak

Opinione

Emisari Lajçak, negociatave jeni duke ia zënë vetë frymën me kapak

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 10 dhjetor 2023 Në ora: 09:37
Miroslav Lajçak

Dekleratat e fundit të Llajçakut, në Bruksel, para « Miqve të Evropës », ishin aq të matura po aq edhe të besueshme, vetëm sa për ti ngushëlluar këta miqë, sepse në realitet ishte diçka për t’a lënë në rezervë, kur ndërgjegja e njeriut nuk e merr mbi vete përgjegjësinë e punës së vet, atë e pushtojnë djajtë përmes veprimeve të tyre.

Dekleratat e Llajçakut, se në mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë një progres në mes palëve në zbatimin e disa marrëveshjeve, kjo dekleratë është e mirë dhe e drejtë, por në realitet Serbia, nuk i ka përfillë dhe realizuar këto marrëveshje, sidomos në çështjen e të pagjeturve, me ç’rast janë edhe shumë prej tyre që nuk u tregohet vendndodhja e tyre, pastaj çështja e energjisë, ku serbët e veriut e shfrytëzojnë energjinë pa e paguar 25 vite me radhë.

Kosova e meriton dhe duhet të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga intrigat dhe shantazhet e Serbisë, para së gjithash duhet të kuptojmë edhe kush është agresori dhe kush është viktima, sepse shpeshherë gjatë negociatave Kosovë-Serbi, po shndërrohen pozicionet për të diskutuar disa pikpamje në praktikë.

Atëherë, sikur kalimthi po i qasëmi çështjeve të tjera, sikur që është dialogu në mes këtyre dy vendeve, për të cilat po diskotohet dhe dialogohet një kohë të gjatë dhe në realitet, jo në mënyrë të barabartë, kur Serbia lëviz lirshëm nëper Evropë, e cila ishte para pak vitëve pushtuese dhe gjenocidiale, kurse Kosova si viktimë mbetët në mëshirën e fatit, që ia përcaktojnë të tjerët pa të drejtë edhe duke e sanksionuar.

Kosova është e interesuar që në fillim të negociatave me Serbinë, të përmirësohen dhe të zbatohen pikat e renditura në bazë të marrëveshjeve, por dihen botërisht se çfarë është zbatuar deri më tani në praktikë nga pala serbe, të cilat i ka të njohura edhe BE-ja, poashtu edhe vetë Lajçaku, i cili po e merr kohën me këto deklerata, për deri sa Serbia, po përgaditet për zgjedhje të reja.

Në realitet Kosova si shtet i ri ka ngecjet e saj ekonomike, por edhe politike, sepse është e përkufizuar në kuptimin e marrëdhënieve dhe integrimeve të saj në organizatat ndërkombëtare, me ç’rast edhe BE-ja, i ka përgjegjësitë e veta, duke mos e kushtëzuar Serbinë, e cila përveq se bëhët pengesë, duke e kundërshtuar anëtarësinë e saj në organizatat ndërkombëtare, ajo në fakt lobon për ç’njohjen e Kosovës, në shumë vende të botës që e kanë njohur, apo nuk e kanë njohur deri më tani.

Një primitivitet i tillë e Serbisë duhet të ndryshojë, sikur ky proces historik me një përsiatje të dhimbshme nuk po merr fund, ndërsa populli i Kosovës, po përballët me sfida të ndryshme ndaj politikave shofeniste, poashtu edhe kërcënimeve të vazhdueshme të udhëheqjes së Beogradit.

Kur edhe pesë vende të Evropës nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, atëhetë pse nuk reagon BE-ja, por edhe emisari Lajçak, i cili e ka rrolin e emisarit evropian dhe rrolin kryesor të udhëheqjes për të lehtësuar dhe mbështetur me të drejtë vendet të cilat synojnë të bëhën anëtare e kësaj familje, sikur që është Kosova, një ndër vendet më pro-evropiane.

Emisari Lajçak, Kosovës, jeni duke ia zënë frymën me « kapak » dhe misioni i juaj sikur po dështon, që atëherë me vendosjen e hartës së Serbisë, që nuk e përjashton Kosovën si pjesë e saj në rezidencën e juaj e ka një domethënje, e cila duhet të kishte një përgjigje serioze, që në pozitën që keni, nuk ka qenë keq të bëni edhe një kërkimfalje, sepse po e humbëni besimin me vlerësimin e efektshmërisë dhe të « rrezulltateve ».

Prej këtyre përvojave burojnë edhe shumë elemente të tjera, të cilat paraqesin jetën dhe shpirtin e këtyre njerëzve, që dëshirojnë sikur gjithë njerëzit e lirë të botës të orientohen në jetën e vet, që të punojnë, të zhvillohen dhe të jenë pjesë e barabartë e kësaj bote, por edhe si qenje njerëzore të kenë edhe pjesën e vet të politikës, të suksesit dhe të historisë së vet.

Populli i Kosovës, është një popull i vuajtur dhe i kalitur gjatë gjithë historisë së vet, por i pa mposhtur dhe fisnik, për të drejtat e veta, i cili nuk i humb shpresat e veta, por siq pretendojnë lavdëruesit e Evropës moderne, sikur duket një pa qartësi ndaj këtij populli me këto padrejtësi, me ç’rast kërkohet një mbështetje dhe përkrahje e BE-së, së paku t’i jepej ajo që e meriton ky popull dhe ky shtet i ri në zemër të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat