Miqësinë dhe partneritetin e Kosovës me SHBA-të nuk guxon ta cenojë askush!

Opinione

Miqësinë dhe partneritetin e Kosovës me SHBA-të nuk guxon ta cenojë askush!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 14:45
Autori Rexhep Elezaj

Nuk ka asnjë dilemë, se miqësia dhe mbështetja e gjithanshme amerikane për Kosovën ishte jetike për shqiptarët si komb dhe si shtet, dhe këtë e kanë treguar në amerikane amerikanët, sidomos për Kosovën që nga viti 1990 e deri më sot. Ngase, ishte pikërisht bombardimi i NATO-s mbi Serbinë fashiste nën udhëheqjen e SHBA-ve, që ndërpreu gjenocidin serb në Kosovë, duke shpëtuar mbi dy milion shqiptar nga masakrat e tmerrshme si dhe zhdukja e tyre fizike nga faqja e dheut.

Pra, ky është një realitet të cilin askush nuk mund ta mohojë, se liria dhe pavarësia e Kosovës pa ndihmën dhe kontributin amerikan vështirë se do arrihej, ngase Kosova e pa armatosur dhe e vetme pa ndihmën e amerikanëve nuk do t’ia dilte të çlirohej dhe as të pavarësohej pa përkrahjen e pa rezervë ushtarake dhe diplomatike të SHBA-ve, dhe, këtë fakt nuk mund ta nëpërkëmbë askush nga shqiptarët, pa marrë parasysh orientimet ideologjike, politike dhe personale, të cilitdo politikanë dhe udhëheqës shtetëror në Kosovë.

Pastaj, në kontekstin e arritjes së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, asnjëherë nuk mund të injorohet fakti historik, se ishte intelektuali shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ai i cili që në fillim të viteve të 90-ta me urtësinë dhe filozofinë e tij prej humanisti dhe patrioti të madh, do i bën hapat e parë në drejtim të rivendosjes së miqësisë dhe marrëdhënieve me SHBA-të, të cilat i kishte ndërprerë regjimi komunist i Enver Hoxhës, ndërsa Kosova si krahinë autonome nën regjimin okupues të ish Jugosllavisë, nuk kishte asnjë mundësi që të zhvillojë marrëdhënie me Amerikën, deri në vitin 1990, kur do formohet partia e parë pluraliste në Kosovë, LDK-ja, në krye të cilës do zgjedhej dhe rizgjedhej disa herë, pikërisht Ibrahim Rugova. Kurse në mërgatë, ishte atdhetari dhe patrioti, z. Hafiz Gagica, kryetar i Kolegjiumit i te të degëve të LDK-së në diasporë, cili Kosovës së okupuar nga regjimi fashist dhe kriminal i Serbisë, po ia hapte dyert e diplomacisë dhe të qendrave të vendosjes në Evropë dhe botë, deri në Australi dhe Zelandë të Re, duke e sensibilizuar çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare në koordinim të plotë me presidentin tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Po e theksojmë këtë fakt, për shkakun, sepse ishin këto veprime madhore këtyre liderëve nacional një kthesë tejet e rëndësishme në ribërjen e marrëdhënieve, dikur “të vdekura” të Kosovës dhe kombit shqiptar me Amerikën si dhe shtetet demokratike perëndimore, shtete të cilat shqiptarëve në Ballkan në Konferencën e Londrës me 1913 iu kishin bërë dëme të mëdha politike, madje kishin edhe armiqësi dhe urrejtje ndaj kombit shqiptar, për shkak të rreshtimit të tij brenda bllokut komunist rus pas mbarimit të LDB-re, siç kishin rënë edhe pre e propagandës 200 vjeçare serbe, e cila në Evropë dhe SHBA kishte shpërndarë mbi 200 libra dhe pamflete kundër shqiptarëve, duke i paraqitur ata si grup njerëzish primitiv, të prapambetur dhe njerëz që kanë zbritur nga drunjtë e maleve të Ballkanit, të cilën frazeologji e ka përsëritur para pak viteve në opinion Ana Bernabiq.

Pra, në vitet e 90-ta ishte bërë një punë shumë e vështirë, që këtë bindje dhe antipati evropiane ndaj shqiptarëve ta rrënoje si dhe nga armiq, këto vende t’i bëje miq, arritje kjo të cilën ka mundur ta bënte vetëm urtësia dhe vizioni properëndimorë i presidenti historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili në ato vite (1991 - 1999) dhjetë herë në ditë e përsëriste refrenin, “se zgjidhja e vetme për Kosovën dhe shqiptarët është pavarësia dhe shteti i tyre i pavarur”, gjë e cila u realizua, pranë luftës çlirimtare, kryesisht me ndihmën e miqve amerikanë, por edhe të shteteve të fuqishme të Evropës.

Kështu që, duke qenë ky një fakt i pamohuar, se çlirimi dhe pavarësia e Kosovës mbajnë vulën historike të miqve tanë amerikan, në krye me presidentin Bill Clinton, është miopi politike dhe papjekuri intelektuale, që këto vepra madhore të miqve amerikan që i kanë bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në një moment dikush t’i vënë në pikëpyetje dhe luhatje politike, duke pretenduar, se Kosova tani e tutje nuk paskësh më nevojë për miq dhe partnerë amerikanë, për faktin se sot jemi shtet me vete, e që nuk është e vërtetë, sepse pavarësia e Kosovës ende nuk është rrumbullakësuar në kuptimin e plotë të sovranitetit dhe subjektivitetit të saj ndërkombëtar.

Prandaj, ata të cilët i hidhëruan dhe detyruan miqtë tanë amerikan, që para tri ditësh ndihmës Sekretari i shtetit, James O’Brien, të deklarojë publikisht, “se nëse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partnerë, atëherë as ne nuk do ta trajtojmë atë si partnerën tonë”, deklaratë kjo e cila e ka vënë seriozisht në pikëpyetje miqësinë dhe kujdesin amerikan ndaj Kosovës, dhe, kjo për fat të keq për shkak të veprimeve të pakoordinuara të qeverisë sonë me SHBA-të, gjegjësisht me superfuqinë numër një në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat