Kosova po trajtohet si «agresore», ndërsa Serbia si «viktimë» dhe miqësore

Opinione

Kosova po trajtohet si «agresore», ndërsa Serbia si «viktimë» dhe miqësore

Nga: Dedë Preqi Më: 9 qershor 2024 Në ora: 12:54
Dedë Preqi

Të përqëndrohemi për një çast gjendjes së tanishme të një situate të brishtë që ekziston në Kosovë, dhe mund të thëmi lirisht se në këto rrethana, pikërisht kur njeriu i këtij vendi jeton akoma në ankthe dhe pa një përspektivë të qartë dhe jetë normale edhe mbas 25 viteve të çlirimit nga regjimi fashist i Serbisë, kërkohet të nxjerrim një konkludim dhe pasqyrë të qartë të këtij anomaliteti njerëzor.

Do të ishte një përceptim i gabuar, nëse shqiptarët edhe sot në aspektin global do shikohen dhe trajtohen si barrë e rëndë nacionale edhe pse dikur fuqitë e mëdha e trajtuan këtë popull në mënyrë jo të barabartë, duke u ushqyer me informata, propaganda dhe histori të rrejshme mbi ekzistencën dhe historinë shqiptare, duke u besuar trillimeve dhe paragjykimeve serbo-sllave.

Duke marrë parasysh ndryshimet në Evropë dhe botë, dhe me përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, për faktin se shqiptarët nuk janë ata, sikur i paraqet propaganda serbo-sllave para botës, dhe sikur të paragjykosh kështu është absurditet në vete dhe e pa besueshme për një popull, kur konceptet dhe format e përshkrimit historik flasin dhe shkruhen në realitet ndryshe për këtë popull të lashtë ilirik.

Kosova, ishte e pushtuar dhe e robëruar nga Serbia e regjimit fashist, të cilën histori e dinë fare mirë e gjithë bota, e cila do të çlirohet pas një shekulli nga kthetrat serbe, që nga viti 1999, në saje të Aleancës Euroatlantike të NATO-s, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, poashtu edhe UçK-ja, si iniciatore vullnetare ia ktheu tytën kësaj qenje fashiste, përndryshe ishte në pikpytje ekzistenca e këtij populli në trojet e veta stërgjyshore.

Procesi i demokracisë në Kosovë, filloi të zhvillohet me kapacitetet e veta herë me ngrica e herë me zbatica, ashtu sikur edhe kombet tjera pas robërisë dhe shtypjes, poashtu edhe shqiptarët e filluan aktivitetin e tyre në Kosovën demokratike, dhe gjithmonë duke hedhë poshtë akuzat e seperatizmave dhe ngatërresat ballkanike me propagandat e serbizmit dhe iredentizmit, që nuk e lënë as sot këtë vend të qetë, duke u përballur akoma me mbeturinat dhe «jashtëqitjet» e Millosheviqit.

Duke u bazuar në standartet evropiane, Kosova akoma nuk e ka fuqinë e saj, që të arrijë menjëherë në një gjendje dhe standart të tillë të mirëqenjës, përshkak të shumë shkaqeve, përveq gjendjes jo të kënaqshme ekonomike, qytetarin e Kosovës, e brengosin situatat e krijuara dhe ngjarjet e pas luftës, në veriun e Mitrovicës, ku banohet me komunitetin e pakicës serbe, të cilët nuk pajtohen me realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe me pavarësinë e saj.

U hargjuan edhe vite e shekuj që të arrihet heqja e zgjedhës dhe e robërisë serbe në Kosovë, duke triumfuar demokracia dhe liria e një populli të shtypur, si çmimi më i lartë i një populli dhe vendi, në këtë rast ishte edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në shkurt të vitit 2008, e cila në Kushtetutën e vet nuk përjashton asnjë etnitet të pakicave, duke garantuar dhe respektuar të drejtat e tyre pa dallim dhe përjashtime.

Mitrovica veriore e banuar me pakicën e komunitetit serb, sëcilës gabimisht po e quajmë «shumicë serbe» në gjirin e sëcilës mbanë grupe të ndryshme kriminale, të cilët janë të organizuar dhe të sponzorizuar nga shteti i Serbisë, dhe krimineli Vuçiqi, që Kosova dhe pavarësia e saj të pengohet dhe të mos funksionojë shteti i saj demokratik dhe multietnik.

Këta njerëz dhe qytetar serb të Kosovës, përveqse bëhën vegla të Serbisë dhe në shërbim të kriminelit Vuçiq, nuk dëshirojnë të bëhën pjesë integruese e proceseve të Kosovës, por si pjesë bllokuese e proqeseve dhe Institucioneve të vendit, duke organizuar sulme dhe akte terroriste, siq ishte edhe ngjarja e fundit e një terrorizmi të ç’mendur në Banjë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin e policisë z.Afrim Bunjaku, në krye të detyrës së tij zyrtare.

Bashkësia Evropiane, si lidere e integrimëve e vendeve ballkanike, në çështjen e Kosovës ka treguar rezervat e saj shumë diskriminuese, duke i bërë presion më shumë Kosovës, se sa Serbisë, sikur Kosova, do kishte qenë agresori dhe shkakëtarja e gjitha ato krimeve dhe gjenocideve në Kosovë dhe rajon, por jo edhe Serbia, që ishte në krye të kësaj historie të tmershme, që ishte një ndër ato më ç’njerëzore, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Kush është ai njeri që do ta mohonte luftën dhe gjenocidin që shkakëtoi Serbia, në Kosovë, dhe në vend që të dënohen krimet serbe dhe kryekrimineli i këtyre ditëve Milan Radoiçiq, të cilin Serbia, e amniston dhe e mbronë me gjitha kapacitetet e veta shtet¨rore, përkundrazi BE- e ndëshkon Kosovën, me masa ndëshkuese, duke e lënë fajtore qeverinë e Kosovës, për trazirat dhe ngjarjet e tensionuara në veri të këtij vendi.

Bashkësia Evropiane, si ndëmjetësuese e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ka realizuar disa herë takime dhe negociata në mes këtyre dy vendeve, por deri sot asnjë marrëveshje nuk është treguar e suksesshme, dhe frytet e këtyre takimeve ishin kurgjë më shumë se fotografi para opinionit, sepse implementimi i këtyre marrëveshjeve pothuaj se asnjëherë nuk u zbatua nga pala serbe.

Dhe qëllimi i këtyre takimeve në këto kushte dhe rrethana të sotme, ka një domëthënje të veqantë dhe jo të barabartë, nëse e marrim për bazë të kaluarën e hidhur të popullit shqiptarë, Serbia, do duhej të detyrohet nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, që ti kryej obligimet e veta dhe të domosdoshme, të cilat nuk duhet të anashkalohen ato që janë dhe më elementare, siq është çështja e të zhdukurve të luftës, fati i të cilëve ka mbetur deri më tani në mëshirën e atyre që i kanë kryer ato krime.

Ka eskaduar koha, që Serbia, ti pranojë publikisht krimet e veta dhe padrejtësitë që ka bërë ndaj popullit të Kosovës, dhe ndaj të tjerëve në rajon, njëkohësisht Serbia, duhet të trajtohet si kriminale dhe gjenocidiale, që e ka kuptimin e agresorit, dhe jo anasjelltas, sikur po trajtohet Kosova në vend të saj, dhe është koha e fundit , që Kosova, të mbetët peng i propagandave dhe shantazheve të Serbisë, të cilat për fat të keq i mbështet Rusia dhe Kina, por dhe disa vende që e kanë statusin e BE-së, që kanë për qëllim jo rehabilitimin e Kosovës, por destabilizimin e saj dhe tërë Ballkanit perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat