Pse nuk u arrestuan më herët Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, a kishte njerëz nga politika që i mbronin?

Opinione

Pse nuk u arrestuan më herët Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, a kishte njerëz nga politika që i mbronin?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 9 qershor 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Qytetarë, politikanë të ndryshëm kanë reaguar pas arrestimit të Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, nën dyshimet se kanë bashkëpunuar me Shërbimin e Inteligjencës së Serbisë (BIA).

Policia e Kosovës në lokacionin e dy të dyshuarve në cilësi të provave materiale ka gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuter, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska dhe gaz-maska ushtarake.

Pavarësisht si përfundon procesi gjyqësor e sigurt është se Bedriu dhe Muharremi janë spiunë, Bedriu del me zë duke foluar me BIA.

Në Ferizaj, gjithnjë është folur për Bedriun, ka qenë sekret publik se është spiun, e habitshme është pse tani është arrestuar e jo më parë. Edhe për Muharrem Qerimin e njëjta gjë, i cili ishte pjesëtar i policisë së Kosovës dhe si njëjti ishte kamufluar si një pjesëtar i shërbimit britanik.

Pavarësisht kësaj është ditur kush është Qerimi, si dhe vëllai i tij, Shpend Qerimi, i dënuar me 25 vjet burgim për shkak të shpërthimit në lokalin Sekiraça dhe për një vrasje të trefishtë në Kaçanik. Afërsia e vëllait të tij me politikën duket se ka qenë arsye e veprimit në liri të tij. Nuk është dashur të kaloni 25 vjet pas lufte, minimalisht 20 vjet që nga koha kur është ditur se janë të dyshimtë e nuk është ndërmarr asgjë ndaj tyre.

Edhe më të dyshimtë e bën fakti se Bedriu ishte arrestuar nga UÇK. Parashtrohet pyetja: kush urdhroi që Bedriu të lirohet, pse u lirua, pse nuk u arrestua deri tani nga policia, nga kush mbrohej? Është e dukshme se Bedriu ka pasur mbrojte nga njerëz të rëndësishëm të politikës, me faktin se tani u arrestua rrjedhimisht tregon se ata që e kanë mbrojtur nuk janë më në pushtet, pra në opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat