Në një kohë kur opozita ka intensifikuar akuzat ndaj qeverisë për përfitime elektorale, me zgjedhjet që po afrohen çdo ditë e më shumë, janë të kuptueshme akuzat. Hapja e urës së Ibrit nga opozita po shihet edhe si karrem i qeverisë për vota, edhe pse është më tepër se kaq. Në karvanin e atyre që akuzojnë qeverinë, si opozitar të Albin Kurtit kohët e fundit mungon zëri i Dardan Molliqaj.
Mbase, më në fund e ka kuptuar se ka dështuar dhe është tërhequr nga utopia për të qenë në pushtet dhe se luftën politike me Albinin e ka të humbur Dardan Molliqaj gjithnjë ka tentuar të imitonte Albinin, por ka del kopje e zbehtë, tjetër kalibër është Albini e tjetër Dardani. PSD s’ka kauzë, janë zhurmagjinj që duan të dalin në pah sa për të qenë pjesë e opozitës. Realisht, kur njeriu e humb arsyen bën edhe marrëzira, me shpresën se një ditë arsyeja e shëndosh triumfon mbi iluzionin.
Faktikisht, Dardani është shembull i keq i njeriut që synon të ndërtojë karrierë politike, meqenëse nuk është përmbajtur nga parimet. Ambienti ynë ka nevojë sa më pak njerëz që merren me politikë, duke orientuar vetën në drejtime tjera prej nga mund të japin më tepër kontribute. Fatkeqësisht ka shumë njerëz që kanë dështuar në politikë dhe nuk tërhiqen, u mungon kurajë për një gjë të tillë.
Nëse Dardan Molliqaj është larguar nga politika ka bërë mirë, edhe ashtu ka dështuar. Kur e kupton të vërtetën, e sheh në sy është pozitive për vet personin para se të shndërrohet në simbol të marrëzisë. Nuk dëshiroj të shoh asnjë njeri në atë gjendje, sado që mund mos të pajtohem me atë person. Dardani, uroj të ketë reflektuar dhe të jetë tërhequr nga politika, nga ku ka dështuar që nga momenti kur Albinin mik e bëri armik.