Evropa i vazhdon padrejtësirat historike ndaj kombit shqiptar, deri kur...?!

Opinione

Evropa i vazhdon padrejtësirat historike ndaj kombit shqiptar, deri kur...?!

Nga: Luz Tomaj Më: 8 shtator 2024 Në ora: 06:39
Luz Tomaj

Është i pakuptuar, veprimi dhe çendrimet e BE-s, në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Mjerisht, si duket, edhe SHBA ka filluar të bjen nen ndikimin e BE-s!! Prandai, ketë artikull, ua dedikoi dhe, do ua përcjelli, përmes rrjetit elektronik, institucioneve dhe dy individëve të BE-s dhe DASH-it. 

Disa të dhëna historike, flasin dhe, Europen e konsideronin si djep të cultures, në arenen ndërkombëtare. Termi kulturë, e ka nji kuptim tejet të gjër, e nenkupton kulturen individuale por, edhe ate institucionale madje edhe të strukturave të bashkësisë gjithbotrore.. Europa është continent dhe pjesë e bashkësisë botrore. Sidoqoftë, Kombi shqiptar, kombi më I vjeter, I përket Kontinentit të Europes. Megjithatë, sëpaku, qe nga viti 1912 dhe në vazhdimsi, Europa, ka vepruar kundër Kombit shqiptar. Mjerisht, padrejtësisht vepron edhe në  kohen aktuale. 

BE-ja as që përpiqet ta kuptoi domethënien e dialogut 

Në mes shteteve të ndryshme, në arenen ndërkombëtare, janë zhvilluar dhe zhvillohen dialogje të ndryshme, me qellime të realizimit të drejtave të shteteve. Zakonisht, në proceset e dialogjeve egzistoin edhe ndërmjetsues, me qellim të ndihmes në realizimin e drejtësisë. 

Dialogjet në mes shteteve egzekutore të krimeve gjenocidiale dhe shteteve viktimë janë dialogje specifike 

Në histori, nuk ka ndodhë që shteti egzekutor I krimeve gjenocidiale, të inicoi dialog me shtetin victimë.  Për shembull, hapi I pare I Izraelit, pas formimit të shtetit, ishte inicimi I dialogut me Gjermanin, për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara gjat luftes dytë. Serbia, egzekutore recidiviste e krimeve gjenocidiale, kundër popullit shqiptarë, I shfrytëzon dobësitë e Kosoves, në procesin e formimit të shtetit dhe, e inicon dialogun sipas alternatives se sulmi është mprojtja më e mire. 

Procesi I dialogut duhet të krahasohet me procesin gjyqsor 

BE, Borrell, Lajçak dhe te tjerët, pse nuk e kuptoni se, në procesin e dialogut duhet të vjen në shprehje drejtësia dhe vetem drejtësia, përse jeni të njianshëm?!!  Që drejtësia të vjen në shprehje, sëpari, duhet kujdesur se kush ndërmjetëson. Është e turpëshme që, ndërmjetsuesit Borrell dhe Lajçak, vijn nga dy shtetet të cilat (nga katër shtete të BE-s) nuk e kanë pranuar pavarsin e Kosoves. Ndaj, nuk mund të pritet objektivitet nga Borrel dhe Lajçak. Kët po e argumenton e kaluara e procesit të dialogut. 

Që drejtësia të vjen në shprehje, duhet shiquar të kaluaren dhe veprimet e njërit dhe shtetit tjeter. Në këtë drejtim, duhet tua përkujtoi, sadopak historin. 

Serbët, si pjesë e sllavëve të jugut, gjatë shekullit të VI apo VII, erdhen në Ballkan dhe u koncentruan rreth Beogradit dhe, njifeshin si Beogradski pashalluk. Me kalimin e kohes e sidomos pas shekullit të X, filluan të zgjërohen në Dardanin paraardhëse të Kosoves. Edhe Enciklopedia serbe, kur flet për Dardanin, përveq tjerash, e konstaton se qytetet më të mëdha, të Dardanisë, ishin  Naissus – Nishi dhe Scupi – Skopje. 

Në nëntor të vitit 1912, Serbia bëri kërrdi ndaj shqiptarve. Sipas raportimeve të mjeteve informative – Daily Cronicle, Pariski Humanite, Daily Telegraph,  Riget I Danimarkes, Serbia vrau mbi 15.000 shqiptar,  ua vuri zjarrin dhe vrau dhe plaqkiti mbi 31 fshatra. Gjenocid tipik I Serbisë, te cilin duhet të aktualizoi shteti I Kosoves. Në vazhdim, Serbia vriste dhe shpërngulte shqiptar pa ndërprer.    

Po në nëntor të vitit 1912, ndodhi edhe shpallja e pavarsisë së Shqiprisë. Falë padrejtësirave të Europes, dhe jo vetem, gjysma e treves dhe popullit shqiptar, mbeten jasht shtetit amë ndërsa, Serbia, në mënyrë permanente bënte krime ndaj shqiptarve. Në vitin 1937, akademiku serbo-rus, V. Qubrilloviqi, e qortoi qeverin serbe dhe propozoi shpërnguljen e tegjith shqiptarve nga treva te cilen e mbante Serbia. Çka krejt bëri Gjermania ndaj Jevrejve, në se Rusia shpërngul miliona njerz nga nji pjesë në pjesen tjeter të kontientit, nuk do ndodhë luftë botrore në se Serbia, largon disa qindra mij shqipëtar!! Po ky Qubrilloviqi, në Qeverin e pare të ish Jugosllavisë, u emrua minister i agrokultures dhe, nuk la gjë pa bër, në dëm të shqiptarve në Kosovë. Pas tij, të zezat ndaj shqiptarve i vazhdoi Rankoviqi, deri në vitin 1966. 

A ekziston donji zyrtar I BE-s I cili I mban në mend veprimet e Serbis kundër shqiptarve te Kosoves. Bëri vrasje masovike, dhunuan mbi 20.000 femra, nen presion, shpërngulen më se gjysmen e kosovarve dhe çka krejt tjeter. 

As sot e kësaj dite, Serbia nuk ofron informata se ku u varrosen mbi 1600 kufoma te cilat, në mënyra mizore, I likuidoi apo, ndoshta I hodhi në lumej. 

Përse BE-ja nuk e kupton se liderët e Serbisë – Vuçiq, Daçiq…. Ishin bashkpuntorët e ngusht të ish kriminelit Millosheviq dhe, edhe tani, pretendoin, që sepaku ti bashkoin tegjith serbët e Serbis, R. Sërpska, Malit të Zi dhe Kosoves. Përse nuk e kuptoni se, të drejtat e minoritetit serb në Kosovë janë të privilegjuara, se vetem Serbia I dirigjon dhe I ngacmon që të mos e pranoin ddhe rrespektoin shtetin e Kosoves…… 

Ndoshta ia vlen të përkujtohet, I vetmi politikan dhe shkenctar I Anglisë HUGH SETON-WATSON I cili I vrejti padrejtësirat ndaj shqiptarve.  Në librin NATIONS AND STATES, me 1977, përveq tjerash shkruante se problem I radhes, në ish Jugosllavin janë shqiptarët. Shqiptarët e ndar në teritorin e Serbis dhe Maqedonis, te koncentruar përbuz kufirit me Shqiprinë, ndaj, shkruante HUGH, në se kërkoin formimin e Republikes së shtat në Jugosllavi ose që ti bashkangjiten popullit shqiptar në Shqipri, në menyrë parimore, kërkesa nuk mund të rrefuzohet….. 

Kuptone BE se Serbia është bija e Rusisë dhe nuk e rrespekton askend tjeter. Dërgone diken në të ashtuquajturin VERI të Kosoves. Në rrugë, në hyrje të institucioneve…. Nuk vëreni gjuhë shtetrore shqipe por vetem serbe, bëhet zhurmë për hapjen e nji ure…  A nuk e kuptoni se çka dhe për çka është ura… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat