Çfarë ndikimi do kenë në Kosovë zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi?

Opinione

Çfarë ndikimi do kenë në Kosovë zhvillimet në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Serbi?

Prof.Dr.Enver Bytyçi Nga Prof.Dr.Enver Bytyçi Më 14 mars 2025 Në ora: 12:03
Republika Sërpska e miraton një draft të kushtetutës të re për ta shpallur atë shtet brenda Bosnjës.

Bosnjë-Hercegovina po rrëshqet drejtnjë konfliktitë ri. Republika Srpska ka miratuar një kushtettë të re, e cila ia njeh asaj të drejtën e shtetësisë, dmth të shkëputjes nga shteti federal i Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim i parlamentit serbo-boshnjak dhe presodentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, pavarësisht retorikës perendimore, duket se do të çojë në dezintegrimin e shtetit që përbëhet nga muslimanët, serbët dhe kroatët. Kjo do të thotë që lufta të jetë sërishmi i vetmi opsion në rajonin e vendeve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. Sërishmi për shkak të projekteve dhe përpjekjeve për të krijuar “Serbinë e Madhe”! Ndërkohë, Rusia është në një kakofoni qëndrimesh sa i përket armëpushimit në Ukrainë. Fillimisht e refuzoi armëpushimin në Ukrainë pas dakordimit midis SHBA-ve dhe Zelensky-t në Arabinë Saudite. Më pas presidenti Putin deklaroi se do ta mbështesë atë plan, por me disa kushte.

Dodik është shpallur në kërkim nga prokuroria federale. Por ai thotë: “Jam në Banja Luka. Po të doni hajde më arrestoni”! Dmth Dodik ka vendosur të vendosë në një front lufte forcat e sigurisë së republikës së tij me ato të federatës. Ndërsa Aleksandër Vuçiq u tha studentëve protestues se “Vetëm nëse më vrisni mund të më rrëzoni nga pushteti”! Nga u vjen kjo ego krenarie këtyre dy liderëve serbë, që jo një herë në dekadat e fundit kanë zhvilluar luftëra në Ballkan kundër popujve jo-serbë, sidomos kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve?! Sigurisht që projektet ultranacionaliste, si dhe mbështetja e Moskës.

Efekti rus në Ukrainë po ndjehet dhe po vjen me shpejtësi tashmë në Bosnjë-Hercegovinë e në gjithë Ballkanin. Megjithatë, shqiptarët në Shqipëri janë të vetmit në Europë që nuk duan t’ia dinë se jetohet në prag lufte. Ndërsa, Kosova më 20 mars së paku fillon të prodhojë municione luftarake të sajat. Brenda këtij viti në Pejë do të ndërtohet një fabrikë e prodhimit të municioneve, tashmë nga një kompani nga më të njohurat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ka një domethënie të madhe në dy kuptime: - Nga njëra anë që dëshmon faktin se Kosova ka aleatë të fuqishëm e të qëndrueshëm, në rastin konkret bëhet fjalë për SHBA-të dhe Turqinë. Në anën tjetër, që presupozohet që në rajonin tonë mund të ndizen flakët e një lufte të re dhe Kosova duhet të mbrohet vetë në këtë luftë.

Shqipëria është zotuar shumë kohë para Kosovës, por ende nuk ka asnjë hap konkret në këtë drejtim, që ajo të prodhonte municione të reja për ushtrinë e saj. Nëse i marrim si të rrezikshme edhe protestat që zhvillohen në Serbi, atëherë është shumë lehtë të kuptohet se rajoni po destabilizohet dhe po shkon drejt një lufte të re. Qoftë dhe për këto arsye Kosova nuk duhet të shpresojë shumë te një Shqipëri, e cila drejtohet nga narco-shteti. Narco-shtetet nuk ndërtojnë sigurinë, mirëqenien dhe ardhmërinë e kombeve. Ato ndërtojnë piramidat e korrupsionit dhe të pasurimit përmes akteve mafioze.

Por le të kthehemi te situata në Serbi dhe në Republikën Srpska të Bosnjë-Hercegovinë. Eshtë situatë shumë e rrezikshme. E rrezikshme për ekzistencën e shtetit të Bosnjë-Hercegovinë dhe për stabilitetin në Serbi. Destabilizimi i këtyre dy vendeve çon automatikisht në konflikt ballkanik. Kosova është porta e parë e sulmeve serbe. Prandaj ne të gjithë duhet të shqetësohemi për këtë. Të jetojmë me realitetin që po na imponohet. Emergjente është të krijohet qeveria e Kosovës. Madje me një bazë të gjerë. E kam thënë që para votimeve të 9 shkurtit, se Kosova ka nevojë në këto rrethana për një qeveri të përbashkët me pozitën dhe opoitën. Janë situata e rrethana të jashtëzakonshme. Teka të tilla si ajo e LDK-së, “O më jep kryeministrin, o rashë e vdiqa” janë të pakuptimta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat