I nderuari Peter Sorensen, emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, shqiptarët nuk vajtën në Beograd t’i vrasin serbët, por Serbia gjenocidale dhe krimineli Sllobodan Millosheviq me bashkëpunëtorët e tij kriminelë Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin në vitet 1998/99, me ushtrinë, paramilitarët dhe policinë e Serbisë kryen agresion gjenocidal ndaj Kosovës për ta okupuar Kosovën. Këta tre kriminelë edhe sot në shekullin e 21 po e udhëheqin Serbinë gjenocidale.
Kosova dhe mbarë shqiptarët shpresojnë që Ju si emisar në dialogun Kosovë-Serbi dhe te Kaja Kallas-Shefen e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, se do të jeni të drejtë dhe korrektë ndaj Kosovës për të drejtën dhe të vërtetën e saj, gjë që nuk ka qenë rasti në 11 vitet e kaluara të dialogut të dështuar Kosovë-Serbi të udhëhequr që nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak, të cilët padrejtësisht gjatë këtyre viteve të dialogut u vunë në anën e Serbisë gjenocidale dhe në dëm të Kosovës viktimë.
I nderuari Peter Sorensen, nuk mund të ketë dialog të suksesshëm Kosovë-Serbi përderisa Serbia gjenocidale udhëhiqet nga krimineli Aleksandër Vuçiq dhe bashkëpunëtorët e tij Ivica Daçiq dhe Alwksandër Vulin.
Nuk mund të ketë dialog të suksesshëm Kosovë-Serbi përderisa Serbia gjenocidale deri sot ende nuk ka kërkuar falje publike për vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që Serbia i kreu në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99.
Nuk mund të ketë dialog të suksesshëm Kosovë-Serbi përderisa Serbia gjenocidale në Kushtetutën e saj Kosovën edhe sot e konsideron si provincë të saj, edhe pse Kosova u çlirua me ndihmën e bombardimeve 78 ditore NATO-s ndaj caqeve serbe në vitin 1999 dhe me luftën çlirimtare të UÇK-së ku për lirinë e Kosovës ranë heroikisht 8 mijë dëshmorë shqiptarë.
I nderuari Peter Sorensen, po Jua rikujtoj se në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë në Kosovë në më shumë se 400 masakra vranë e masakruan afër 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë, në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare. Dhunuan në mënyrë shtazarake 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë 1643 djelmosha shqiptare, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale pas vrasjeve, dhunimeve dhe plaçkitjes Kosovën bënë shkrumb e hi dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.
I nderuari Peter Sorensen, për ta kuptuar më mire egërsinë e gjenocidit Serbisë ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në vitet 1998/99, po Jua prezantoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë agresionit gjenocidal të Serbisë në Kosovë” të autores kosovare Luljeta Selimi:
“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, ”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera, ”Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”. ”Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur në gjinjtë e mi”, “Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14-vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëmijën e vdekur”, “Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”
Lexojeni me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë gjenocidale në Kosovë në vitet 1998/99.
Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, të mediumit mbarë kombëtar shqiptar me seli në Zvicër dhe Prishtinë, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë, duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbuluar nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objekteve publike e private, në një ndërtesë disa katërshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.
Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngufatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motosharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhe gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës?!Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë?!
As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999-2008) nuk ndërmorën asnjë veprim ndëshkues ndaj Serbisë gjenocidale.
As ata të EULEX-it 2008 nuk ndërmorën asnjë veprim apo ndëshkim ndaj Serbisë gjenocidale”, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.
Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të incizuara.
I nderuari Peter Sorensen, pasi t’i lexoni këto fakte të shkruara vendoseni dorën në zemër dhe mendoni me moralin dhe karakterin tuaj njerëzor, çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë gjenocidale po qe se Serbia këto vrasje, masakra, dhunime, shkatërrime e dëbime t’i kishte kryer ndaj familjes suaj, farefisit tuaj, popullit tuaj dhe shtetit tuaj?!
Kosova si shteti më i ri në Ballkan dhe e ka edhe Kushtetutën më demokratike mbi bazën e së cilës të gjithë banorëve u garantohen të drejtat dhe liritë e barabarta pa dallim etnie.
Serbia gjenocidale dhe krimineli Aleksandër Vuçiq dialogun Kosovë-Serbi po e shantazhojnë në vazhdimësi, duke synuar stërzgjatje e tij me të vetmin qëllim ta aneksojnë Veriun e Kosovës ku gjenden minierat e pasura të Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit, pa të cilat Kosova nuk mund të ekzistojë dhe funksionojë si shtet normal.
Pakica serbe në Veri të Kosovës është mbeturinë e hordhive serbe që në Ballkan erdhën nga Karpatet në shekullin e 6 duke i okupuar më së shumti trojet autoktone shqiptare që kanë qenë gjer përtej Nishi. Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire pasardhës së të cilëve janë vetëm shqiptarët.
Beogradi po e nxit dhe manipulon pakicën serbe në Veri të Kosovës që janë organizatorët dhe kryerësit e incidenteve dhe sulmeve të armatosura terroriste ndaj policisë se Kosovës dhe ndaj paqeruajtësve të KFOR-it ku mbetën plagosur 99 paqeruajtës, por janë edhe organizatorët dhe kryerësit e sulmit terrorist te Manastiri Orhodoks Serb në Banjskë te Zveçani të organizuar nga krye terroristi Millan Radojçiq ku policia e Kosovës konfiskoi autoblinda serbe dhe një arsenal të madh armatimi, municione dhe pajisje tjera ushtarake serbe, megjithatë Serbia gjenociale deri sot nuk është ndëshkuar për asgjë, por padrejtësisht me sanksione është ndëshkuar vetëm Kosova paqedashëse dhe viktimë.