Albin dil në opozitë, opozita për një vit kapitullon në qeveri!

Opinione

Albin dil në opozitë, opozita për një vit kapitullon në qeveri!

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 mars 2025 Në ora: 18:43
Faton Mehmeti

Certifikimi i rezultateve përfundimtare nga KQZ, nxjerr në pah se VV nuk arrin e vetme të krijon qeverinë, pa koalicion me një parti tjetër. Në këto kushte VV duhet të " ha" fjalët e veta për të bërë koalicion me "hajvanat", ose ekziston edhe një mundësi tjetër që Albini mos të "ha" fjalët e tij dhe të mbetët konstant në fjalët e veta; nga pamundësia të formojë e vetme qeverinë të heq dorë, t'i lihet opozitës të formojë qeverinë ose vendi shkon në zgjedhje.

Nëse Albin Kurti i futet versionit të parë, bërja e koalicionit me ndonjë nga partitë opozitare, qoftë edhe Limajn në këtë drejtim, besoj se bie "miti" i qeverisjes vetëm pa "hajvanat, hajnat", kjo gjë mund t'i kushtojë në zgjedhjet e ardhshme, jo më larg se një vit kur edhe pritet të bëhet zgjedhje e presidentit të vendit.

Në verisionin e dytë, besoj se Kurtit i lëverdisë më shumë në aspektin elektoral në të ardhmen, pas një viti. Kur të vjen koha për të zgjedhur presidentin, opozita nuk ia ka votat edhe nëse arrin të formojnë qeverinë. E kaluara na mëson se partitë opozitare nuk dinë të qeverisinë drejt, pa skandale, pa afera, e që kjo i shkon në favor Vetëvendosjes.

Në këtë këmdvështrim, opsioni më real dhe më i mirë është ky i fundit. Gjithsesi mbetet të shihet se si Albini do të veprojë, opozita do të rritet nëse mbetet aty ku është, nëse vjen në pushtet për një vit, përfiton VV. Albini, taktikisht vepron mirë nëse pushtetin e kalon tek opozita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat