27 prilli 1999, ishte datë tragjike për popullin shqiptarë në rrethin dhe komunën e Gjakovës, nga një operacion i planifikuar me çëllim nga forcat fashiste serbe, me çrast në orët e hershme të mëngjesit rrethohet Reka e Keqe dhe Lugu i Cerragojës, duke lënë vetëm dy rrugë të hapura që qojnë në drejtim të Mejës, që i zënë pritat e kolonave të njerëzve të dëbuar nga vendbanimet e trojeve të tyre.
Kriminelët serb nuk hezitojnë ti ndajnë shumicën e të rinjëve nga kolonat e njerëzve në një anë me një çëllim të caktuar, duke iu vërsulur si bisha popullatës civile dhe të pa armatosur, ku brenda një kohe të shkurtër ekzekutuan mbi 376 jetëra të pa fajshme shqiptare, dhe me qindra të tjerë të plagosur, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, pleq e të rinjë.
Populli shqiptarë i Kosovës, nuk mund ta harrojë aq lehtë të kaluarën e hidhur, por koha që vjen sikur po krijon një paqartësi me përceptimin e asaj kohe si diçka tashmë të kaluar, duke e marrë parasysh të sotmen, kur njeriu i këtyre krimeve e ka mundësinë e kërkimfaljes, nëse qenja njerëzore duhet të ketë një dallim dhe qëndrim me një logjikë dhe program njerëzor në kuptimin si qenje e vetëdijshme, që dallon nga shtazët.
Për fat të keq, politika e Serbisë, fare nuk ka ndryshuar linjen e saj të vjetër serbe, me përceptimin e një kohe bashkëkohore, që njeh kufinjt e vet dhe distancimin nga e kaluara e saj kriminale gjatë periudhave historike ndaj popullit shqiptarë dhe të tjerëve, e cila Serbi, edhe sot e trimëruar nga mbështetja e Rusisë, po kërcënohet Kosova.
Serbia fashiste e përdori tërë forcën e vet kriminale ushtarake, paramilitare e policore, kundër një populli të pafajshëm shqiptarë, duke i malltretuar dhe dëbuar nga trojet e veta, e cila nuk ngopet me ato veprime makabre, ajo mbase i vrau e i masakroi me mijëra shqiptarë në gjitha mjediset e Kosovës, shumicën e kufomave i bartën dhe i fshehën nëpër gropa masive nëpër Serbi dhe gjetiu, për ti humbur gjurmat e krimit.
Është e pa mundur që kujtesa e këtij populli do zbehët në përballje me rrethanat e sotme ekzistenciale, kur janë edhe mbi 1600 njerëz të pagjetur, duke pritë me ankth kthimin e tyre dhe kjo ndjenjë nuk bënë shkëputje brenda vetë-vetës dhe nuk e harron të kaluarën e vet tragjike me kalvarin e mundimeve të saj, që e përjetoi nga fashizmi dhe barbaria e Millosheviqit dhe bashkëkrimineleve të tij.
Edhe mbas 26 vitëve të pasluftës kriminelët serb shetisin të lirë, dhe të pa dënuar nga ndonjë gjykatë e krimeve të luftës, dhe një pjesë e tyre, kanë marrë poste të larta institucionale në Serbi, të cilët edhe janë dekoruar nga presidenti i saj Aleksandër Vuçiq, i cili në vazhdimsi pretendon që Kosovën, përmes shantazheve dhe propagandave antishqiptare, ta nënshtroi apo ta mbajë akoma nën kontrollin e Serbisë, duke e mos hequr akoma nga Kushtetuta e këtij vendi.
Në Kosovë kishte mbi 400 masakra të përgjakshme të shqiptarëve nga fashizmi i Serbisë, dhe ndër ato që do të arrinte kulmin e krimit serb në Kosovë, është masakra në Meje dhe Korenicë të komunës së Gjakovës, ku vrastarët kriminel serb me çëllim përdorën forcën e dhunshme kundër popullit shqiptarë, vetëm se ata kërkuan lirinë dhe të vendosin për fatit e tyre në vendin e vet.
E gjithë kjo masakër e paramenduar e regjimit serb ndaj një populli të pafajshëm, është një turp edhe për BE-në, dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, kur heshtët dhe mbyllën sytë para një terrori dhe gjenocidi që shkakëton Serbia, ndaj popullit shqiptarë dhe të tjerëve, dhe sot shumica e akterëve të krimit dhe të kësaj masakre në Meje e Korenicë, edhe pse janë të njohur, janë të lirë dhe të pa ndëshkuar.
Dhe me çfarë fytyre del sot Serbia, në dialog me Kosovën, kur ajo i mbanë peng edhe mijëra kufoma të shqiptarëve të pa gjetur, e cila e dinë fare mirë vend ndodhjen e tyre, të cilët vetë i ka ekzekutuar dhe vetë i ka fshehur me çëllim të humbjes së gjurmave të krimit.
Këto lojra të Serbisë, janë të qëllimshme, të cilat janë largë të një marrëveshje të mundshme dhe të qëndrueshme me shtetin e Kosovës, sepse Serbia, jo që kërkon falje për krimet e saj ndaj shqiptarëve, por synimet e saja janë më shumë se diskriminuese, e cila nuk i ka përfillë as marrëveshjet e mëhershme në Bruksel, duke mos dhënë ndonjë sinjal sa do të vogël ikurajimi të një përafrimi në mes këtyre dy popujve.