Lumir Abdixhiku - Lideri i LDK-së që akoma nuk ka kuptuar që ka humbur zgjedhjet e 9 shkurtit!

Opinione

Lumir Abdixhiku - Lideri i LDK-së që akoma nuk ka kuptuar që ka humbur zgjedhjet e 9 shkurtit!

Milaim Nela Nga Milaim Nela Më 6 maj 2025 Në ora: 22:37
Lumir Abdixhiku

Propozimi i Lumir Abdixhikut për qeveri tranzitore me kryeministër "unifikues" për një periudhë 1 vjeçare apo deri në zgjedhjen e presidentit duke tentuar të përjashtojë Albin Kurtin si kryeminister është sa i pakuptueshëm aq edhe absurd!

E para, Lumir Abdixhiku duket se akoma nuk e ka kuptuar që LDK-ja e tij dikur parti dominuese dhe e padiskutueshme në Kosovë sot nën udhëheqjen e tij është parti e 3të në Kosovë me mbështetje 20 % të popullit të Kosovës!

E kjo përgjegjësi së pari është e liderit të saj që jo vetëm nuk reflekton për të parë se ku e është problemi i LDK-se por ashtu si Lulzim Basha në Shqiperi sheh ēndërra me kryeminister.

Së dyti, Lumir Abdixhiku nuk e ka kuptuar se parti e parë me më shumë se dyfishin e partisë se tij pavarësisht se nuk ka 50 % të votave është Lëvizja Vetëvendosje!

Ju mundi Albini sepse e sulmuat atje ku kishte pikën e më fortë e nuk ja nxorrët në sipërfaqe pikat e dobëta!

E sulmuat në çeshtjen e veriut të Kosovës e populli nuk ha bar, Lumir!

Ata e dinë si ishte veriu kur ishit ju e si asht sot!

Askush nuk pretendon se atje është zgjidhur çdo gjë por nuk është si në kohën tuaj!

Të mos e kuptosh këtë më së paku është naivitet.

Nuk e sulmuat Albinin duke i kerkuar të mos lejojë asociacion por përkundrazi i kërkonit t'i bindej nderkombëtarëve!

A vertet menduat se me këtë qasje do ju votonte Kosova!

Vërtet!?

E duke qenë kështu në çdo negociatë të mundshme NUK mund të negociosh postin e kryeministrit!

Çdo post tjetër apo çeshtje tjetër mund të negociohet por jo Kryeministri!

Jo Lumir jo. E do apo nuk e do ti, e do apo nuk e do LDK apo çdo parti tjetër në Kosovë, e dua apo nuk e dua unë posti i kryeministrit është i panegociueshëm e atë post votuesi i Kosovës ja ka dhënë Albin Kurtit.

Të jem i sinqerte kurrë nuk e kam degjuar Memli Krasniqin të kushtëzojë me postin e Kryeministrit e kjo është seriozitet politik.

Lumir!

Pêr LDK dhe mbështetësit e saj është fyerje deri në asht që ta shohin Liderin e Partisë së Ibrahim Rugovës të jargavitet për karrigen e kryeministrit nga pozita e partisë se 3të!

Edhe sikur të ta afronte Albin Kurti postin e Kryeministrit ti kurrë nuk duhet ta pranoje sepse thjesht nuk të takon!

LDK është katandisur parti e 3të, Lumir!

Jep doreheqje të parevokueshme!

Jo sot që është tepër vonë por këtë duhet ta kishe bërë që me 10 shkurt!

Ti nuk e ngre dot atë parti në lavdinë ku e meriton!

Nuk ke asnjë gjasë!

Nuk mundet që një lider që i bën ftesa dhe konak vëllait të Vuçiçit, Edvin Ramës të ketë moral politik dhe të marrë votat e popullit të Kosovës! Jo, kurrë!

LDK nuk mund të bashkëpunojë me pinjollët e partisë së Miladinit dhe Dushanit Lumir!

A e kupton, Lumir!

Edi Rama nuk është kryeministri i Shqipërisë, Lumir por kryeministri më i mirë që ka patur Serbia që nga Nikolla Pashiqi!

E kane thënë gjermanet këtë, Lumir e jo unë!

Ik Lumir!

Sepse ti nuk ke brumë për lider!

Lider ose je ose nuk je!

Ti je i provuar që nuk je!

Ik e largohu bashkë me soroistët e tjerë nga Lidhja Demokratike e Kosovës!

LDK është parti e 3të Lumir!

Nëse nuk e di, të vijë dikush e të ta sjelli rezultatin!

5 vjet në Opozitë ke arritur asgje e je asgjëkundi!

Ke patur kohë mese të mjaftueshme për ta ngritur atë parti dhe nuk ke bërë asgjë aq sa kushdo që ka udhehequr LDK para teje ka bërë më mirë se ti!

LDK ka nevojë për burra dhe gra me personalitet e integritet të cilat sot duken virtyte të largëta të së kaluarës!

LDK ka dy opsione; ose të ndërrojë emrin dhe të distancohet nga trashëgimia RUGOVIANE ose të të ndërrojë ty Lumir!

Rrugë të mesme nuk ka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat