1,2,3,4,5,6…..28,29….?! Edhe sa herë bre dështim për një qëndrim, që në fakt duhej të ishte vepër e madhe në drejtim të rrugës për bashkim?!
>> As data 28 e famshme s’ pat forcë dhe po duket në përgjithësi se s’po gjendet asnjë zgjidhje që ti bëjë bashkë parla(VRA)mentarë*et po thuaj të gjith*a (me pak distancë), të Shtetit tonë ( në Shtetformim ) Kosovës?!
>> A më tregoni ju lutem, a është mallkim ky apo vetshkatërrim?
>> Përderisa në sallën parlamentare të Republikës sonë Kosovës -Dardanisë, në këndin e kukullave marioneta të Vuqiq-it zgërdhijeT s’kanë të ndalur, për „fitoren“ e tyre përmes të supeve të shkretarëve opo(t)zitarë të Kosovës sipas motos;
>> -„Tu e pasë mashën, pse „vëlla“ mi djegë dorën“?!
>> Dhe pritja vazhdon… vazhdon..?!
>> Pse bre, gjithmonë bazuar në historinë tonë, ne funksionojmë vetëm sipas modusit standby „Minutat e pritjes“?!
>> A thua mos po na mallkon historia recidivisht - dhe përse?!
>> Përse duhet permanent të presim edhe atëherë kur ne e kemi “arrën edhe gurin” në dorën tonë dhe mundemi vet të vendosim ( këtu nuk e kam fjalën PËR dhe nuk po e them NË emër të (simpatisë) LVV-s) për gjithçka që ËSHTË E JONA?!
>> Këtu fjalën e kam për sovranitetin e personal të secilit, në veten e parë njëjës, për t’marrë vendimet kyçe, shpresë e s ‘ardhmes sonë, PESHË si spondolloza (gërrba)e “Këmbanërënësit të Victor Ygo-s Quasimodogeniti i Notre Dam-it”?!
>> Përse të gjeth kundër pozitës së Kryesuesit të parlamentit vetëm e vetëm se përzgjedhur e përcaktuar - edhe atë konform ligjit Kushtetues të Shtetit tonë Kosovës, është një femër?!
>> ÇFAR MISOGYNIE?!
>> (Mysogynie vjen nga Greqishtja e lashtë, don të thot:
>> Misos=Urrejtje, Gyne = Femër!)
>> Urrejtje ndajë Femrave?!
>> Ku është edhe ku na ka mbetur Shoqata e La mèr(icave) (La mèr frangjisht i thonë Nënës) - pra ku është Shoqata e Nënave që thellë është strukur n’qetësinë e heshtjes dhe nuk po i del Zot një Nëne, që të votohet për të, për pozitën e saj në krye të parlamentit tonë, pasi që moti një kolonë, me më shumë burra se gra, e ka “lidhur besën” që një femër e cila me një mori votash e votuar në zgjedhjet e fundit në Shkurt t’këtij viti 2025 pas mandatit t’rregullt 4 VJEÇARË SENZACION PËR QEVERISJEN
E SHTETIT TONË EVER, kurrsesi të mos zgjidhet?!
>> - Ku janë?!!!!!
>> Ku janë luftëtarët e lirisë deputet?
>> Apo janë ngujuar në ODEN E TYRE të BURRA(U)VE duke psherëtirë;
>> ,,S’ka çka „lyp” një grua ”n’ kuvend!
>> E pse?!
>> Vetëm e vetëm se është grua?!
>> More?!
>> Athua mos nuk ishte porta e parë e hyrjes daljes sonë në këtë Botë një portë kalaje fortesë e pagëzuar nga ZOTI I MADH, NËNË-FEMER?!
>> Po çfarë e lëndon dhe e poshtëron bre një femër, një Nënë më shumë, sharja-fyerja apo refuzimi?!
>> Andaj veprimet machiavelliste të shumicës së deputetëve parlamentarë, me përgatitje studimi fakulltativ të siguruar n ‘bazë të sistemit të Marko Polo;
>> -„Sa kushton, sa po i don, a bën ma lirë“?!! E çetra (ecete…ra.. vjen nga Ilirishtja e jonë e bukur.),
>> veprime të cilat ma imponuan të vij deri te konkluzioni se;
>> -„Titujt nuk i nderojnë njerëzit, por njerëzit i nderojnë titujt“.!
>> E shih për këtë, metoda më efikase për vlerësimin e inteligjencës së një personi në radhë të parë është vënia re njerëzve të rrethit të tij!
>> Kështu Nicolò di Bernardo dei Machiavelli!
>> Filozof Italian, diplomat, kronist, Shkrimtarë dhe Poet,( 3.05.1469 - 21.06.1527).
>> Dhe kush mendon se „progresi i madh“ si dhe përparësitë e reja, njerëzit i bën që ti harrojnë plagët e vjetra - GABIM E KA.?!
>> Sepse për të njohur inteligjencën e një „inteligjencë“ në radhë të parë duhet vlerësuar aftësia e të njëjtit*es për ndryshim, gjithashtu edhe rezultati i tij*sajë si veprim!
>> Në këtë kontekst dua të them se sa shumë „machiavellista“ politik(u)aj, vite me radhë, besa edhe dekada të tëra, kalkulimet po ashtu edhe dështimet e tyre i kanë futur nëpër koshat sekret të plehrave të tyre me ideologjitë naive e idioteske si “mburrje e krenari” pa e llogaritur fare humbjen e kohës si arë për Vendlindjen?!
>> Dhe si rezyme dua ta thërras në jetë pasqyrimin e pushtetit edhe politikes nisur gjithnjë sipas vet Machiaëellit që thotë:
>> -„Më mirë është të të kenë frikë, se sa të të duan, nëse nuk mund të jesh që të dyja“!
>> Po ashtu po e përdori edhe 1 citat të Shkrimtarit (Tonë.!)të famshëm Gjerman Friedrich Nietzsche (1884-1900) adekuat sa i përket politikes;
>> -„Gjithmonë Politika më e mirë është të thuhet e vërteta përveç njeriu është gënjeshtarë i mirë“!
>> Sabahate Byci Autore
>> 10.06.2025 e Martë 07:20h
>> Gjakovë Gjermani