Në një moment kur qytetarët e Kosovës po përballen me fatura gjithnjë e më të larta të energjisë elektrike, Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pezullimin e procesit të liberalizimit të tregut të rrymës. Kjo kërkesë vjen pas disa vendimeve gjyqësore që kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e hapave të deritanishëm.
Liberalizimi, që në letër synon më shumë zgjedhje dhe konkurrencë, po zbatohet në një klimë të paqartë dhe me mungesë garancish për konsumatorin.
Dhe ndërkohë që institucione të ndryshme vazhdojnë me agjendat e tyre, qytetari i thjeshtë mbetet i pambrojtur përballë rritjes së kostos së jetesës.
Shumë familje tashmë nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet bazë, ndërsa fatura e rrymës po bëhet barrë që e shtyn edhe më tej pasigurinë sociale.
Kërkesa për pezullim nuk është pengesë për reformë, por një thirrje që ky proces të mos zhvillohet në dëm të atyre që po vuajnë më së shumti qytetarëve të zakonshëm.