Kosova ka nevojë për forcë ushtarake, për ushtri moderne e gatshme për çdo sulm. Serbia në vazhdimësi është thirrur në forcën e saj karshi Kosovës, diçka që nuk duhet të jetë më. Nuk është me rëndësi sa i madh është një komb, por sa të fortë e ka ushtrinë.
Në vazhdimësi Serbia me sulmet e saj në veri, përveç se ka shfaqur nacionalizmim primitiv të tyre, gjithashtu ka shfaqur ëndrrën për pushtim, për gjak dhe agresion ndaj nesh. Për këtë ajo ka përdorur strategjinë e njëjtë si të Rusisë, të sulmojë fillimisht vetëm një pjesë, siç e ka bërë në Krime e të cilën edhe e aneksoi, pastaj të synojë tërësinë. Kështu, edhe Serbia synon, fillimisht veriun për të provokuar reagimin, nëse ia del pa therë në këmbë, do të synojë edhe gjithë Kosovën në të ardhmen.
I përgjegjshëm karshi situatës, kryeministri Kurti ka krijuar Fondin e Sigurisë, përmes të cilit sigurohen armë dhe mjete të tjera për ushtrinë tonë, në mbrojtje të vendit. Kjo iniciativë e mbështetur nga të gjithë shqiptarët, besa edhe nga opozita, përveç PDK-së e cila merr rrugë për në diasporë, për t’i bërë thirrje mërgatës që mos të kontribuojë për ushtrinë e vendit tonë.
Vetëm Serbia dhe Rusia kanë qenë kundër Fondit të Sigurisë, ata që kanë synim territorial ndaj vendit tonë, të gjithë të tjerët e kanë mbështetur duke e vlerësuar të duhur krahas apetiteve serbe. Nuk janë të rastësishme provokimet serbe në veri, janë për të matur impulsin e reagimit të KFOR-it dhe institucioneve tona, nëse reagimi është i fortë Serbia do të tërhiqet, ndryshe shpejt do të kemi trazira më të mëdha në veri, të përgatitura nga Beogradi.
Prandaj, Kosova duhet me reduktu edhe bukën për me ble armatim, sa më të fuqishëm ushtarakisht aq më të sigurt jemi. S’duhet të mëtojmë të jemi gjithmonë të mbrojtur nga të tjerët, vetëm kështu ndalen synimet dhe kërcënimet e Serbisë.