E shtrenjta dhe e bekuara e jonë UÇK nuk është „Perde“ e Teatrit të askujt!
Është si lulëkuqe Papaver Rhöndorf L“ lule MENEKSHE KUQ E ZI.
Po e filloj këtë opinion timin me shpresë se do t’ hasë n’ mirëkuptim!
Në të kundërtën punë e madhe.!
Mirëkuptim eksplicit tek ata dhe ato që kudo, me këdo dhe kurdo e pothuaj se në çdo rast, aktivitetet e së kaluarës së tyre po i lidhin ngushtë me ato të UÇK-ës si pjesëtarë*e të saj, duke e përdorur të shenjtën si alibi (dhe jo vetëm!) të „krenarisë“ dhe „mburrjes“ së tyre të ngjarjeve të kohës në fjalë kur ATBOTË BEKUARA E ZOTIT E JONA USHTRIA ÇLIRIMTARE (KOMBTARE) E KOSOVËS LINDI.
Dhe se të ashtuquajturit akter (e jo aktorë!)- përkatësisht pjesëmarrësit në luftën e UÇK-së, që kanë luftuar kundër fashoqetveserbomdhaj millosheviqjan, jo të gjithë por së paku shumica prej tyre kur po flasin për të burgosurit aktual në Hagë edhe atë gjithnjë „n’ top të parë“, permanent po e përmendin UÇK Kosovës pa pikë të ndërgjegjes për t’i „arsyetuar“ ata 5 të mbajturit nën hetime-duhet T’ vetëdijësohen e jo që pse (Nëse?!) Kanë luftuar (dhe s’ jane fshehur pas shkurreve, sepse trimat e vërtetë i kanë dalë ballë për ballë armikut e shumica prej tyre besa edhe janë vrarë!) POR PËR QËSHTJE TË SJELLJEVE TË TYRE PERSONALE PRIVATE, pra si PERSONA e jo si LUFTËTARË të UÇK-ës (se çdo luftë - fatkeqësisht në çdo cep të rruzullit tokësorë për mbrojtje të Lirisë së Popullit KA RREGULLA.!
E kur pjesëtarët apo pjesëmarrësit e çdo luftë botërisht i anashkalojnë këto rregulla, ata automatikisht ia HUMBIN VLEREN LIGJORE luftës e çdo Ushtri, jo vetëm e Shenjta e jonë UÇK - e merr karakterin e një PRONSIE PRIVATE-ILEGALE!
(Kujto dorëzimin e të gjitha armëve të UÇK-ës për tu shkatërruar pas ndërhyrjes së NATO-s?!)
PSE?!
(Ku janë këta trimat e zërave të sodit që nuk e kundërshtuan dorëzimin e imponuar të armëve atëkohë?!)
Atëkohë kur UÇtKosovës, KBA, (Kosovo Befreiungs Arme)apo KLA (Kosovo Liberation Army) e patën definuar si organizatë paramilitare!
Dhe enkas për këtë un vet e shtroi pyetjen;
- A ia vlen fare barra qiranë që gjykimi i 5 të akuzuarve në Hagë gjithnjë të justifikohet si vepër e UÇK-ës e jo si vepër e sjelljes të tyre personale, për qëndrimet dhe vendim marrjet e tyre veten në krye t‘ vetin?!
E pra vet fakti, shikuar e vlerësuar nga perspektiva fiziologjikë e biologjikë e Anatomisë së trupit të njeriut, po më shtynë të them se shumica e personave po flasin sikur të lëshonin gazra plot erëra t’ fëlliqura, qofshin ata persona që kanë qenë direkt apo indirekt të involvuar si anëtarë të UÇK-ës, dhe posaçërisht ata të cilët iu kanë mveshur UÇK-ës duke e arsyetuar mbajtjen e të „5 të lavdishmeve“ të tyre si mbajtje e „kotë“, kinse ata pa faj po fajësohen sepse, sipas tyre (vetëm ata!)e paskan mbrojtur popullin Shqiptarë t ‘Kosovës sonë si askush tjetër?!
Natyrisht se djersa e tyre e qëllimi për t’i dalë ZOT Vendlindjes është për lëvdatë por shfrytëzimi i titujve, i pozitave n’ kohë t’ luftës për qëllime PERSONALE PRIVATE ata vet i ka qu në Hagë nën hetime!
E gjithmonë sipas tyre sikurse po thonë; „ata po fajësohen“ megjithëse e njëjta ende s’është vërtetuar?!
Çfarë „QËATSCH MIT SOSE“ thonë Gjermanët!
„MUHALIFE“ themi ne Gjakovarët!
E në gjuhen tonë të bukur i bie
„KUNGULL ME SALCË“ (kështu përkthimi digjital)?!
JO ORE JO! O TABULLARASA?!
Jo se ju me këso deklarimesh, siç e ceka më lartë, që po i lëshoni si gazra me erëra kundërmuese dhe në njëfarë forme „po liroheni“ dhe po „mburreni“ me kënaqësi idiotike të mendjemadhësisë së juaj naive, (rurale) ju veç po doni të paraqiteni kinse po thoni diçka?!
O juve që aspak nuk po iu „prenë“ truri i cekët, përse të mos them edhe DEBIL kur po flisni me një „kureshtje“ kinse „me dinjitet“ po i mbroni „5 të lavdishmit e juaj të Hagës“ njëkohësisht si „t ‘çmuarit“ e juaj, ju s‘po mendoni hiq, por veç si suflerat e teatrove - UÇKosovës po e konsideroni si „Perde“ Teatri, me ç‘ rast ju VET PO I BINI THIKË UÇK-ës sonë PRAPA SHPINDES me deklarata e juaja, dedikuar të 5 akuzuarve ende JO T’DËNUARVE në Hagë!
Në vend se të iu shkojë mendja se me deklaratat të tilla, dit për ditë e më shumë po e plagosni edhe po i Bini THIKË PRAPA SHPINDES UÇK-ës.?!
ZOTI E PASTË NË DORË KOSOVËN TONË DARDANINË.
Sabahate Byci Autore
28.07.2025 e Hënë17:17h
Gjakovë Gjermani