Qytetërimi perëndimor, nuk duhet të luhatet në mes të Demokracisë dhe Autokracisë!

Opinione

Qytetërimi perëndimor, nuk duhet të luhatet në mes të Demokracisë dhe Autokracisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 11 shtator 2025 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Shteti ynë, kjo Kosovë e çlirueme, rrëshqiti në mes të dy zjarreve të një konflikti të ndikuar nga liria e diktuar e ndërkombëtarëve ( individual) dhe liria e partive politike të cilat dominoheshin nga (mbretërit) e plotfuqishëm!

Edhe pse u ç’liruem nga robëria serbosllave, (me mish dhe shpirt) kështu e thotë e vërteta, shteti ynë u mbërthye nga kthetrat e autokratëve të partive politike, të cilët mbyllën shumë dyer për investime të  mbrendëshme si dhe për kapitalin e  shëndetshëm perëndimor! Këtyre pa dallim, u kërkuan përqindje për investim, pjesëmarrje në biznes dhe i obliguan të blejnë truallin për ndërtim të objektit biznesor, përpara se këta të investojnë! Si duket, kjo plaçkë ishte e pa përballueshme për ata të cilët respektojnë ligjet e shtetit të vetë, rregullat dhe rendin, sepse për këta biznesmen të ndërgjegjshëm korrupcioni ishte vepër penale e dënueshme!

“Dua të kujtoj një shembull të vërtetë në lidhje me një investim kapital në lumin Buna të Shqipërisë!..Patrioti shqiptar, ish humanisti i njohur në Amerikë, ndjesë pastë, nderuari për jetë e mot, Rexhë Xhakli shpreh dëshirën të investon, (kuptohet me ligje të Amerikës), pikërisht për një fabrikë të ujit të pijshëm, afër lumit Buna! Atij i kërkojnë përqindje dhe pjesëmarrje në biznes, për të investua! I befasuar nga shteti mëmë, Shqipëria, aty ku ka jetua me familjen e ndarë në dysh nga pushtuesi,(një pjesë në Kosovë, tjetra në Shqipëri) fashist i serbosllavëve, detyrohet të ua thotë troç banditëve të pushtetit!Unë jamë shtetas i Amerikës, prandaj nëse unë pranoj të korruptohem nga ju, mua më duhet të lajmërohem në prokurorinë e Amerikës për korrupcion dhe të dënohem”!

Edhe në Kosovë, investuesit nuk gjetën strehë, por u mirëpritën me të gjitha t’mirat në Serbi, Maqedoni dhe vende tjera të rajonit! Investimi i njerëzve te cilët erdhën nga ato shtete, aty ku individët vetë presin  dhe vetë qepin, dallon sikurse nata me ditën nga perëndimorët e ndërgjegjshëm, të cilët nuk  gjunjëzohen përpara korruptcionit , sikurse sheikët e vendeve arabe!

 “Njëra dorë pastron tjejtrën, të dya lajnë fytyrën”, metodë kjo e drejtëpërdrejtë e korruptimit, kuptohet me dorën në zemër, u ishte afruar edhe punonjësve nëpër ambasadat tona, nëse këta, do të u hapnin portën këtyre bizneseve pa mbulesë ligjore!

“Po të shiqojmë shtetet autaritare, ato nuk tërhiqen asnjëherë,  kur bëhet fjalë për të shprehur përbuzjen ndaj vlerave perëndimore, sepse aty këtu, “krahu i paqësimit me të keqen”ka humbur besueshmërinë thotë profesori  i departmentit të drejtësisë në Norvegji, Atle Midttun”!

-Nëse flasim për nivelin politik dhe ekonomik, formën e bashkëpunimit, "të civilizuar" dhe respektin e ndërsjelltë të partive politike në Kosovë dhe më gjërë, sjelljet e tyre ndaj njëri tjetrit të krijohet bindja se kemi të bëjmë me divergjencën e të pasurit  me varfërin!

Pyetja është kjo; në emër të cilave vlera u pasuruan politikanët tanë?

A nuk mjafton, të hulumtohen blerësit privat të pronave të Kosovës, (ato të cilat nuk u transferuan në Serbi dhe vende të tjera) dhe të arat e bukës? Të gjitha u rrënuen pa dallim, u shkretua edhe maxhja e miellit me mbi ndërtime dhe ndërtime kapitale nëpër tanë Kosovën!

“Kapitali i huaj, në emër të 

epokës globale liberale është kah rrëshqetë në një epokë bipolare të tensionit midis demokracisë dhe autokracisë, thotë profesori A.Midttum”!

Në Kosovën e pas luftës, porta ishte e hapur për shumë palë të interesit global mafioz!

“Por sa do që të jemi skeptik ndaj predikimit të monoteizmit politik, megjithatë është e vështirë të imagjinohet se politikanët, (me uniformën e politikanit  liberal) dhe udhëheqësat e  biznesit mund të vazhdojnë të ndezin qirinj, (në të njëjtën kohë), për Zotin dhe për djallin, siç thotë një proverb polak. Pra, as demokracia dhe as autokracia nuk mund të heqin dorë nga arsyeja e tyre e ekzistencës, sepse aty e gjejnë burimin e përfitimit komercial!

Nëse demokracia nuk mund të heqë dorë nga e drejta e kombeve për zgjedhje të lira dhe shprehje të lirë të mendimit,  perandoritë autokratike me një mozaik interesash (etnike, fetare dhe kulturore) mbahen  në grusht nga dora e hekurt e tipit të Putinit me fuqinë brutale të forcës! Edhe  kontrolli i Kinës mbi Tibetin, Xinjiang-un dhe Hong Kongun është ndërtuar mbi të njëjtin parim.

Tani jemi në mes të një konflikti të ri qytetërues midis shoqërive të ndërtuara mbi lirinë individuale dhe shoqërive të themeluara mbi bindjen e një udhëheqësi të plotfuqishëm. 

Regjimet e mbyllura fshijnë autonominë individuale dhe nënshtrojnë të gjitha marrëdhëniet racës, klasës, kombit nga kulti i një Führer-i të madh, me një censurë të nënshtruar mediatike!

Prandaj, ky kthim mbrapa erdhi pjesërisht si përgjigje ndaj liberalizmit naiv.

Në vitin 2005, Tony Blair (dhe një kor ekonomistësh) u  tallën me kritikët e globalizimit, me shprehjen;  "Mund të debatoni nëse vjeshta duhet të vijë pas verës." !

Larg nga joshja dhe bekimet e "botës së lirë", ishte platforma e autokracive  të vjetra perandorake, të cilat u forcuan me aspirantët e "Putinit të Vogël" (Viktor Orban) të cilët e  nisën ç’montimin e demokracisë!

Tani shohim se qasja në treg,  në terma thjesht komercialë nuk mund të ndahet nga konfliktet e mundshme të pushtetit dhe vlerave. Perandorët, Kina dhe Rusia kërkojnë respekt nga Perëndimi për ideologjitë dhe traditat e tyre kulturore. Ato nuk mund të jetojnë me media të hapura (Google, Facebook dhe BBC) ose kompani që mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Perëndimi nuk mund të tolerojë kontrollin kinez të infrastrukturës qendrore të IT-së përmes Huawei-t, ose kontrollin rus të furnizimeve me energji. Në këtë kontekst, ekziston nevoja për "realizëm strategjik", me një Evropë shumë më të fortë në NATO dhe SHBA-të si parnerë të barabart për të përballuar autokracitë e bashkuara, të cilat nuk mbështesin shoqëritë e vërteta dhe të hapura liberale në një partneritet të fuqishëm, shkruan profesori i nderuar, Atle Midttum!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat