Gjykata Kushtetuese, duke e konsideruar Kuvendin të pa konstitiuar, vendosi me 5 shtator masën e përkohshme, duke ua ndaluar deputeteve të Kuvendit të Kosovës, veprimtarinë e tyre për ta formuar qeverinë e re, përshkak të ankesës së Listës serbe, në mungesë të zgjedhjes së nënkryetarit të saj, e cila insiston me këmbëngulje zgjedhjen e kandidatit Sllavko Simiç, i cili edhe mbas tri herë të insistimit në votim, kandidati në fjalë nuk e merr miratimin e shumicës në Kuvend.
Është sa absurde që të përzihemi në çështjet e Gjykatës Kushtetuese, nëse nuk i takojmë kësaj lëmie, mirëpo është edhe më absurde, nëse institucioni më lartë i shtetit, sikur që është Gjykata Kushtetuese, prek mbi ndjesinë dhe kurrizin e popullit shumicë, dhe procesi bazohet jo mbi llogarinë racionale, por në lojën e një grupi të veçantë, brenda të cilit ekziston një strukturë e infektuar.
Dhe pa dyshim, nuk duhet supozuar se për çdo nevojë të dhënë është gjetur një vegël e përshtatshme, ose e kundërta e saj, që shërbenë për të « bllokuar » por duhet të merret në konsideratë tërësia, apo shumica, elementet e sëcilës herë pas here kushtëzohen në mënyrë të ndërsjellë, ku shtysa e rrugëdaljes të qon në zbulimin e rrugdaljeve, dhe nga ana tjetër gadishmëria e saj do ti plotësonte nevojat dhe tiparet e kësaj nevoje.
Pak sa e çuditshme, a duhet populli të interpretoj me ligjet e Gjykatës Kushtetuese, apo vetë kjo gjykatë të interpretoj me ligjet e veta pa e rrezikuar funksionalitetin e institucionit të vet më të rëndësishëm në vend.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, konstatohet Kuvendi i Republikës së Kosovës, i pa konstituuar, me një arsytim « banal » do ta quanim kështu, sepse mos zgjedhja e nënkryetarit nga minoriteti serb, të bllokohet institucioni më i lartë i shtetit të Kosovës, dhe formimi i qeverisë së re, përshkak të politikave dhe lojrave të Listës serbe, e cila ashtu-kështu nuk i pranon këto institucione por vetëm për të abuzuar me to.
Këto janë edhe qëllimet e planeve të Beogradit, që këtë Kuvend, jo vetëm për ta bllokuar, por edhe për ta eliminuar të tërin, duke iu qasur në këtë mënyrë dhe formave tjera, që tani më i kemi të zbuluara edhe nga Lista serbe, por mbresa që na lë në këtë rast qëndrimi i institucionit tonë apo Gjykata Kushtetuese, lë për të dëshiruar diçka të përllogaritur më mirë për të ardhmën e këtij vendi.
Dhe në këto momente çfarë vjen përgjigja e kësaj Gjykate Kushtetuese, duke e konsideruar konstituimin e Kuvendit të pa përfunduar përshkak të mungesës së një nënkryetari të minoritetit serb, duke e kthyer situatën në një gjendje edhe më kritike, që e gjithë kjo, jo vetëm që e forcon edhe më shumë Listën(terroriste) serbe, por edhe e vulos me pasoja, duke iu nënshtruar 110 deputet të shumicës, 10 deputeve të një pakice.
Nëse do e marrim fajtorin kryesor të shkakëtimit të kësaj situate, që vjen nga pozita apo opozita, sikur tani për tani gjithë peshën e rëndë të kësaj situate po e merr vetë Gjykata Kushtetuese me narrativat e saj, e cila nuk e sqaroi një çështje të tillë deri më tani, por duke i dhënë situatës edhe një krizë tjetër, ndoshta edhe më të thellë, sepse një rreth vicioz i ekzistencës së gabuar, sikur që është rruga e Listës serbe, na kthen mbrapa edhe njëherë, duke e humbur të ardhmen dhe frytin e gjithë asaj që është krijuar për thëmelet e ndërtimit të këtij shteti.