Masakra në burgun e Dubravës (1999), dhe në burgje tjera serbe, ishin shfryrje e urrejtjes raciale ndaj popullit shqiptar

Opinione

Masakra në burgun e Dubravës (1999), dhe në burgje tjera serbe, ishin shfryrje e urrejtjes raciale ndaj popullit shqiptar

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 19:39
Sami Arifi

Sipas skenarit të përgatitur nga Ministri i Drejtësisë së Serbisë, Dragolub Jankoviqit, dhe zëvendës kryeministrit, Nikolla Shahinoviqçit, ishin tërhequr forcat paramilitare serbe, të cilat më pare ishin stacionuar në këtë burg (burgun e Dubravës afër Istogut), dhe ishin vendosur të burgosurit politikë shqiptarë të marrur nga burgjet serbe. Forcat sebe ushtarake, të milicisë dhe ato paramilitare për çdo mbrëmje provokonin aeroplanët e NATO-s, mbi hapësirën e burgut të Dubravës për t’u bombarduar ky burg, meqë tashmë mbrenda burgut ishin vendosur të burgosurit politikë shqiptarë, por që për të kryer krime u morën të burgosur serbë për krime të rënda të cilët janë transferuar në burgun e Dubravës për të „qëruar“ hesapet me të burgosurit shqiptarë të cilët i udhëhiqte komandanti Miroljub Vidiqi-Miki dhe i tërë stafi i burgut, derisa ushtria dhe milicia serbe ishin jashtë mureve të burgut. NATO, nga provokimet serbe ra në grackë dhe bombardoi, më 19 maj 1999, burgun e Dubravës, ku, si pasojë e këtij sulmi u vranë 19-të të burgosur shqiptarë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Nga Brukseli, zëdhënsi i NATO-së, konfirmoi bombardimin në burgun e Dubravës dhe deklaroi se Dubrava ishte një „kamp i stërvitjeve ushtarake serbe“, derisa majori Walter Jertz deklaroi se për ne Dubrava ishte një kompleks i sigurimit ushtarak.

Më 21 maj të vitit 1999, rreth orës 9:30, avionët e NATO-së goditën ndërtesën jashtë mureve të burgut, këtë ditë u bombardua edhe mensa, ku viktimat e para ishin tre kuzhinierë shqiptarë.

Krimineli Stefan Markoviq, më 22 maj të vitit 1999, rreth orës 5:45 të mëngjesit, i urdhëroi të burgosurit shqiptarë që të rreshtoheshin për katër duke llogaritur që efekti i ekzekutimit do të jetë më i madh. Sulmi ishte bërë me automatikë, minahedhës, bomba dore dhe mitraloza, nga të gjitha anëtë. Nga ky krim numri i të vrarëve ishte mbi 80-të dhe mbi 200 të plagosur, gjithashtu para se të errsohej, po në këtë ditë hynë 10 kriminelë të maskuar dhe të armatosur me pushkë automatike, bomba dore dhe ekzekutuan disa të plagosur rëndë ata pasi kishin vrarë e plagosur të burgosurë shqiptarë dualën jashtë mureve të burgut. Kriminelë me uniforma ushtarake dhe milicore, më 23 maj 1999, hynë në lokalet e burgut dhe ekzekutuan 30-të shqiptarë. Të burgosurit e shpëtuar, më 24 maj, u transferuan në burgun e Lypjanit, ku ishin edhe katër nga komuna e Vitisë: Xhevat Haziri-Podgorc, Bislim Bislimaj-Drobesh, Abaz Beqiri (tashmë Kaltrin Beqiri)-Sllatinë e Epërme dhe Visar Demiri-Pozheran, por ata më 10-të qershor të vitit 1999 u transferuan nëpër burgjet e Serbisë. Mbenda pesë ditësh sa zgjati tragjedia në burgun e Dubravës u vranë më se 170-të shqiptarë dhe u plagosën mbi 300, kufomat e të cilëve një pjesë ishte zhukur, ndërsa pjesa tjetër ishte varrosur në Rakosh.

Frashër Shabani, i lindur në vitin 1971, ishte njëri nga dëshmitarët e Masakrës së Dubravës, ai ishte i arrestuar, më 28 shtator të vitit 1998, në të njejtën ditë kur forcat serbe sulmuan fshatin Jezerc. Sipas evokimit të Frashërit, plani serb ishte që të gjithë të burgosurit në Dubravë të ekzekutoheshin, forcat serbe provokonin NATO-në të cilat ishin të dislokuara afër burgut. Forcat serbe provokonin eskadriljen e NATO-s, ku, në kundërpërgjigjje avionët e NATO-s, më 19 maj 1999, bombarduan pavilonin „C“ të burgut të Dubravës, në të cilën u krijua një kaos i madh citon Frashëri: „I identifikova tre të vdekur, Enver Topallin nga fshati Greme-Ferizaj, Abdullah Tahirin nga fshati Malishevë-Gjilan si dhe Gjok Ndrecaj nga një fshat i Gjakovës. Ishin shumë të plagosur, Gjergj Karaçi ishte pa vetëdije, përveç këtij ndimë të plagosurve, në rrezikim jete, iu afruam: Frashër Shabanit, Florim Zogajt, Afrim Rifajt, Haqif dhe Sherif Ilazit, Njazi Kryeziut dhe dhe Dëfrim Rifajt“.

Burgu i Dubravës përsëri u sulmua, ku, vriten 19-të dhe plagosen mbi 30-të. Ne të burgosurit mëngjesin e 22 mait 1999 e quanim Ditë të Pushkatimit, sepse në këtë ditë gardianët serbë na rreshtuan për katër të gjithë të burgosurë shqiptarë, „kinse“ po na transferonin në një burg tjetër, mirëpo pas një kohe të shkurtër u dëgjuan krismat nga pushkët, mitrolozët, bombat dhe armë të tjera të zjarrit, citon Frashëri, unë u hedha në tokë dhe më kanë mbuluar të vdekurit. Unë, pasi u rralluan krismat, mezi shkova te fusha e sportit, unë isha i plagosur dhe me dorën time e hoqa një pjesë të granatës nga trupi. Në këtë plojë mbetën të vrarë 80-të, ndërsa të plagosurë mbi 150-të. Ne të mbijetuarit, me ato pak mundësi që kishim, të plagosurëve iu ofronim ndihmë, ndihma e ofruar dhe përkrahja morale kanë ndikuar që disa të plagosur ta rimarrin vehten.

Më 23 maj 1999, sulmi kishte filluar me bomba në ambientin e ngrohtores. Kriminelët serbë hynë me armë automatike e revole dhe i ekzekutonin të burgosurit me plumba në kokë, ku, vetëm pranë meje i ekzekutuan 11-të veta, derisa i kishin ekzekutuar edhe 19-të të tjerë. Tashmë në sallë ndihej vetëm erë gjaku dhe filluam të përshëndetemi në mes veti me lot në sy. Ishin dëgjuar disa gardian duke biseduar me komandantin se numri i të vrarëve ishte 500, ishte dhënë urdhri nga komanda që të përfundojnë aksionet e vrasjeve.

Odisejada kishte filluar me shpërndarjen e të burgosurëve nëpër burgjet e Serbisë për të pritur çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Marrëveshja e Kumanovës në mes NATO-s dhe Ushtrisë serbo-sllave, pas shumë kohës ishte një lajm i mirë për tu gëzuar.

Masakrën ndaj shqiptarëve e projektuan dhe e ekzekutuan me makinerinë vrastare krerët e institucioneve shtetërore serbe. Shteti serb përmes masakrave shënoi kulmin e shfryerjes së urrejtjes raciale ndaj popullit shqiptar...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat