Gjjithmonë me 28 Nëntor duhet të kujtojmë dëmin të cilin na bëri Perandoria Osmane me refuzimin e kërkesave të Lidhjes së Prizrenit

Opinione

Gjjithmonë me 28 Nëntor duhet të kujtojmë dëmin të cilin na bëri Perandoria Osmane me refuzimin e kërkesave të Lidhjes së Prizrenit

Nga: Driton Tali Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 19:22
Driton Tali

Për ju miq, jo njohës të mirë të rrethanave të kohës, të them se: me 1878 Serbia njihet zyrtarisht si shtet nga Fuqitë e Mëdha (d.m.th., nga "OKB" e asaj kohe) dhe Bullgaria fiton autonominë e plotë nga Perandoria Osmane, larg më të madhe se që ne shqiptarët e kërkonim me kërkesat e programet e Lidhjes së Prizrenit qoftë me Kararnamen, qoftë me Talimatnamen apo Arzuhalin (e 10 gushtit).

Asnjëra nga ato në thelb nuk ishte armiqësisht ndaj Perandorisë. Por të thurrura me kujdes konform hallakamës së atëhershme, kur Perandoria Osmane ishte de facto e gjunjëzuar (sepse Rusia ishte futur në Konstantinije), Komiteti i të Drejtave të Shqiptarëve (Meclis-i Hukuk-i Arna’udije), i krijuar me urgjencë, në Konstantinije me 18 dhjetor 1877, nga ajka intelektuale e jona e kohës, erdhën me ato kërkesa të cilat i plotësonin ashtu siç ndryshonin rrethanat.

Sa për të patur ndjenjen e kohës, të ceket se Perandoria Osmane (turke) mposhtet nga Rusia Cariste, e cila nga shtatori i 1877, futet në Bakirkyj (pjesë e Kostantinijes), dhe Perandoria bie në kolaps. Në ato rrethana mbahet Konferenca (e Shen Stefanit) me 3 mars 1978. (Ta përsëriti edhe njëhere për neotomanët shqiptarë: nga shtatori rusët ishin komkryq në Bakirkyj - Stamboll).

Sikur mos të reagonte Perandoria Britanike, e cila i kishte interesat e saj rreth Kanalit të Suezit (mrrekullisë së kohës), duke ju kërcnu Rusisë që të tërhiqet nga aty ose Britania dhe Franca futen në luftë në anën e osmanëve, sot nuk do të kishte Turqi!

Pra, në ato rrethana, Abdylahmiti i Dytë, të cilin disa hamadreqa shqiptarë e paraqesin si shpëtimtar të shqiptarëve, i refuzoi shqiptarët por pranoi me ju dhënë pavarësinë Serbisë e Malit Zi, dhe Bullgarisë Autonominë e plotë, dhe ashtu i futi shiptarët në mes të rrethit të ferrit!

Ta marrim shembull Bullgarinë, nga ajo kohë (pra 1878) ajo filloi të organizohet si shtet dhe me 1908 e shpalli Pavarësinë e saj, ashtu që kur plasën Luftërat Ballkanike dhe ajo e Parë Botërore, Bullgaria doli si fuqi rajonale.

Pra të gjithë fqinjët tanë u bënë me shtete:

Greqia (zyrtarisht 1832, realisht nga 1822),

Serbia (1878, realisht nga 1830), Mali Zi (1878, realisht nga 1858)

Bulgaria (1908, realisht nga 1878).

Paramendo sikurse Abdylhamiti i Dytë, heroi i neosmanëve shqiptarë, t'i kishte pranuar kërkesat e Lidhjes si bie fjala që nga vilajetet shqiptare të krijohej një Vilajet shqiptar (d.m.th., të bëhej demarkimi), të organizohej një forcë policore (milicie) e cila do të udhëheqej nga vendorët, administrata po ashtu etj d.m.th., të mbillej fara e shtetit, ne krejt një tjetër 28 Nëntor do të festonim!

Gëzuar 28 Nëntorin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat