Kur, këta “fëmijët e rritur” gjegjësisht opozitarët tanë, emocionohen dhe tërbohen, pse nuk erdhën në pushtet, vërtetë ngjajnë me ata fëmijët e kupollës së bulizmit ndaj të tjerëve!
Nuk e besoni, se sa larg kanë shkuar, dhe sa janë në gjendje të sfidojnë ligjet dhe durimin e shtetit, vetëm e vetëm për të mbërri në pushtet, por edhe kësaj rradhe u turpëruan nga votuesi i ndërgjegjshëm!
E rëndësishme për të mirën e shtetit është, të mos emitojnë këto sjellje vullgare të opozitës, përderisa këta janë bë një pasqyrë e mjerueshme për politikën e vendit!
Durimi dhe “empatia ligjore” ndaj këtij frustrimi morbid është ilaçi më i mirë edhe kur sjelljet e tyre tejkalojnë ndjenjën e turpit, dhe të frigës!
A mjafton të lejohen që të shkarraviten deri sa të hargjojnë edhe lekët e fundit, me të cilët ende shpresojnë të blejnë pushtet të përjetshëm?
Pra hakëmarrja nga shteti ligjor është e gabueshme, sepse përqon shenja të të njëjtës frymë autoritare!
Ndihmojeni opozitën që të këndellet me ndjenja dhe aftësi të shëndosha për shtetin dhe jetën e qytetarëve, nga tatimet e të cilëve edhe paguhen!
Dihet se prindërit ataritarë, janë edhe ndëshkues ndaj fëmijët t’vet, sikurse një shtet i tillë, prandaj ndodhë që fëmijët të humbasin respektin!
Kjo gjithashtu rrit rrezikun që pasardhësit e këtyre “fëmijve të rritur”, të bëhen edhe më arrogant, më të pasjellshëm, ndoshta edhe më kriminelë!
Kam bindjen se vazhdimësia e krerëve të opozitës me të njëjtën lojë të pistë do të ishte sfidë edhe për profesionistët e shëndetit mendor!
Askush nuk e don këtë terr, të njerëzve që mbjellin vetëm terr, për të mbrojtë hajninë dhe korrupcionin, prandaj çështja kryrsore mbetet te të gjithë ata deputetë të grupeve opozitare që të reflektojnë mbarë dhe mirë për shtetin dhe kombin! Kjo do të ishte ndihma më e madhe për të mirën e vetë opozitës e cila e ka humbë rrugën në oborr!
Duket sikur strategjia e opozitës është qorre, është për rregulla dhe ligje të pa diskutueshme për parlamentin, dhe pa shpjegime nga një qeveri e tyre në pushtet?
Shteti ynë, nuk duhet të lakmojmë këtë edukatë autaritare edhe pse shumica prej nesh jemi fëmijë të prindërve autoritarë dhe me tendencë që të jemi të pakënaqur, të tërhequr dhe mosbesues ndaj të vërtetës dhe njëritjetrit!