Kryeministri: Juristët shqiptar kanë të drejtë që provimin e Jurisprudencës ta japin në Gjuhën shqipe

Opinione

Kryeministri: Juristët shqiptar kanë të drejtë që provimin e Jurisprudencës ta japin në Gjuhën shqipe

Nga: Ejup Berisha Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 15:29
Autori Ejup Berisha

Juristët shqiptarë duan që provimin e Jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe. Ministri i Drejtësisë Igor  Fillkov thotë NE apo Jo  këta nuk e kanë këtë të drejte sipas tij provimi në fjalë

duhet të jepet vetëmse në gjuhën maqedonase. Në këtë çështje kush ka të drejtë Ministri i Fillkov apo Juristët shqiptar. Sipas të gjitha gjasave dhe argumenteve të shëndosha të

drejtë kanë juristët shqiptar e jo Ministri Fillkov. Pra juristet shqiptar këtu në RMV kanë të drejte ligjore që Provimin e Jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe. Këtë e vertetoi edhe Kryeministri i Qeverisë Hrisitijan Mickovski. Ky i fundit sot gjatë një paraqitje të tij para mediave tha se Juristëve shqiptar nuk mund tu ndalohet e drejta që provimin e Jurisprudences ta japin në Gjuhen shqipe. Kjo gjë sispas tij duhet të mundesohet atyre pasiqë këtë

 e parasheh edhe ligji për përdormin e gjuhëve. Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë së të njejtës Qeveri Filkov është i prerë provimi në fjalë duhet të jepet vetëmse në gjuhën maqedonase.  Ky me këte çëndrim e shkel Kushtetutën duke atakuar mbi të drejtën Kushtetuese të kandidatëve shqiptar që provimin e Jurisprudencës ta japin në Gjuhën shqipe por i njejti gjithashtu e shkel edhe ligjin për pë

rdorimin e gjuhëve. Lidhur me këtë çështje ka pasur të drejtë

Z.v Kryeministri i parë në Qeveri Bekim Sali. Ky me të drejtë kolegun e tij të dikasterit të Drejtësisë Igor Fillkov e paralajmeron se me refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencë ky po e shkel Kushtetutën dhe ligjet. Atëher Kryeministri duhet të ndërmarr masa ndaj shkelësit të Kushtetutës dhe ligjeve. Ky ministrit ose duhet ti jep vërejtje ose për këtë veprim të njejtin ta sankcionon. Se cfar masa do të ndërmerr ndaj ministrit i pari i Qeverisë është  punë e këtij të fundit . Shkeljet e Kushtetutë,  ligjeve dhe të drejtave të njeriut duhet të sankcionohen në bazë të Kushtetuetës dhe ligjeve në një

shtet Demokratik. Në një shtet të tillë duhet të ketë interpretim autentik të dispozitave kushtetuese dhe ligjore e jo të shfaqet vetvullnet në këtë qështje nga ana e antarëve të caktuar të Qeverisë. Nëse ndodh kjo e fundit në shtet do të kemi Jo-Kushtetueshmëri dhe joligjshmë

ri. Kjo situatë duhet të eliminohet dhe të pamundësohet detyrimishtë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat