Dita e nënave!

Opinione

Dita e nënave!

Nga: Perktheu: H.R. Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 19:06
Mette-Marit

Kur një fëmijë i ri ose e re, përfundon në rrugën e gabuar, përherë gishti drejtohet kah nëna!

-Kur akuzat kundër Marius Borg Høiby u bënë të njohura, shumë veta ia drejtuan gishtin Princeshës së Kurorës Mette-Marit!

 Çfarë lloj nëne ka qenë ajo në të vërtetë?

Edhe pse shoqëria përreth nesh po ndryshon, një gjë duket se mbetet konstante!

Kur një fëmijë përfundon në rrugën e gabuar, përherë fajësohet nëna për edukimin, pra gishti drejtohet kah një nënë si Mette-Marit.

Shumë akuza janë bërë kundër Princeshës së Kurorës, ndërsa historitë rreth të birit, Marius kanë arritur në publik, por nuk u desh shumë kohë që teoritë të bënin bujë nëpër mediat sociale. "Nuk është për t’u habitë, pse ai u bë ashtu siç u bë me një nënë e cila merrej me festa të çmendura", ishte një koment i përsëritur.

Por Mette-Marit nuk është e vetmja që fajësohet për sjelljen kriminale të fëmijës së saj të rritur.

-Nëna e çoi të birin në poligonin e shenjëtarisë, ndërsa ky titull pa rahasime të mëtejshme u theksua pas 22 korrikut 2011, sepse vrasësi masiv, Anders Bering Breivik ishte rritur me një nënë të vetme.

-Ku kishte qenë ajo,  kur i biri u rritë dhe u formësua në një vrasës masiv fanatik?

-Vërtetë, nuk e kishte pasur idenë ajo se çfarë po bënte i biri në javët dhe muajt, para se të ndodhnin vrasjet?

Kjo nënë nuk është e vetme, ka edhe nëna të tjera!

Nënat e Adam Lanza-s dhe Dyland Klebold, të cilët qëndronin pas të shtënave në shkollat ​​në Columbine dhe Sandy Hook në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht, e kanë ndjerë me forcë të plotë ndikimin dhe dridhjen e gishtit nga mjediset përreth!

Nancy Lanza u vra nga djali i saj përpara se ai të sulmonte shkollën fillore në vitin 2012, por ajo përsëri u fajësua kryesisht për tragjedinë.

Ajo u kritikua poashtu, pse e dërgoi  të birin në poligonin e shenjëtarisë , prandaj mori kritika të rrepta kur tha, se si nënë duhej t’i kishte parë më herët shenjat e rrezikut dhe problemet e shëndetin mendor të të birit!

Pas masakrës në shkollën e mesme Columbine në vitin 1999, Sue Klebold ishte gruaja më e urryer e kombit. Njerëzit supozonin se ajo duhet të ketë qenë e ftohtë, e pa kujdesshme  ose plotësisht e keqe, sepse nuk arriti të vinte re se si ishte zhvilluar djali i saj.

-Ajo u etiketua nga bashkëkombësit e saj si një dështake totale, si një nënë që kishte rritur një përbindësh!

Ky fenomen është aq i shpesht, saqë ka të vetmin emër, “fajësimi i nënës”!

Ky është një term sociologjik dhe psikologjik, sepse përshkruan tendencën e bashkëkombësve për t'i mbajtur nënat përgjegjëse për të gjitha problemet, sjelljet ose mungesën e suksesit të fëmijëve të tyre në jetë.

-Nënat shpesh herë akuzohen si arsyeja kryesore, pse fëmijët e tyre zhvillojnë sëmundje mendore ose përfundojnë në karriera kriminale, për shkak të mungesës së disponueshmërisë emocionale ose për shkak të zgjedhjeve të tyre në jetë.

-Teoritë që fshihen pas këtyre akuzave janë të ndryshme!

-Se nëna është formësuesja më e rëndësishme e një fëmije.

-Është ajo e cila përcakton parimet se si do të rritet fëmija.

-Ajo duhet të jetë gjithmonë e disponueshme emocionalisht, pafundësisht e duruar dhe instinktivisht duhet të dijë se çfarë i nevojitet fëmijës.

Për një kohë të gjatë është menduar se nënat me kërkesa të larta ose me një nevojë të madhe për kontroll u theksuan gjithashtu si arsyet kryesore, pse vajzat e tyre zhvilluan çrregullime të të ngrënit, anoreksia ose bulimia.

Nënat e sotme kanë kërkesa të larta!

Fëmijët nuk duhet vetëm të jenë të pastër, por edhe të vijnë nga një shtëpi që funksionon mirë. Nënat duhet të sigurohen që fëmijët të marrin stimulimin, pushimin, ushqimin dhe kujdesin që u nevojitet për të pasur një edukim të mirë.

Ato gjithashtu janë përgjegjëse për moralin, ato duhet të jenë të mira, por  ajo që është e mirë, shpesh herë varet nga syri që e sheh.

Nënat, meritojnë  mirë njohje!

Baballarët, kryesisht ia dalin mbanë kur fëmijët e tyre përfundojnë në anën e gabuar të binarëve. Kjo vlen si për akuzat publike ashtu edhe për kërkesën e vallëzimit të mirë në pistën e vallëzimit.

-Gjatë historisë, baballarët shpesh herë u kanë shpëtuar lehtësisht kritikave, sepse shoqëria ka pasur pritje më të ulëta për pjesëmarrjen e tyre në edukimin e përditshëm të fëmijëve të tyre. Dikush do të mendonte, se ata ishin figura të pafuqishme në edukimin e fëmijëve të tyre, por e vërteta është se të gjithë fëmijët kanë edhe një baba.

Në shoqërinë moderne, ne e kemi vendosur veten në këtë rol, por ka shumë burra që merren me fëmijët e tyre gjatë rritës. Udhëheqës të kopshtit, shkollës, kohës së lirë, trajnerë, mjekë, edukatorë, psikologë dhe jo më pak edhe pjesa tjetër e familjes së fëmijës. Dikush do të mendonte se ka mjaftueshëm mekanizma kontrolli në këtë rrjet të hollë mbështetësish për të kapur problemet e një fëmijë, por në këto raste nuk kishte fare!

Ndoshta është frika nga kontakti që i pengon ata përreth tyre të përfshihen, ndoshta është mungesa e burimeve ose thjesht një kombinim i të dyjave. Por në përgjithësi, ka mjaft njerëz që janë përgjegjës për të siguruar që një fëmijë të rritet dhe të bëhet një qytetar i mirë.

Kur gjërat shkojnë keq, historitë tregojnë se gjithçka është qetësuar, vendimi është marrë dhe bota përreth ka ecur përpara, shpesh herë kemi të njëjtin person që del përpara, dhe kjo është NËNA!

Ka pak statistika për këtë, por në kriminologji dhe sociologji dihet se nënat i vizitojnë më së shumti  fëmijët e tyre në burg.

Sociologët e shpjegojnë këtë duke thënë se, nënat shpesh ndiejnë një përgjegjësi jashtëzakonisht të fortë morale dhe emocionale për fëmijët e tyre, pavarësisht se çfarë kanë bërë fëmijët. Nëse një baba viziton fëmijën e tij në burg, ai shoqërohet përherë  nga nëna. Ndodhë tepër e rrallë kur baballarët vizitojnë djemtë e tyre të vetëm në periudha të gjata kohore krahasuar me nënat.

Është e domosdoshme që të ndryshojmë situatën, kur shoqëria nuk është në gjendje t’a parandalojë një fëmijë të bëhet kriminel, prandaj mbështetja e nënës është rrjeta e fundit e sigurisë që ata kanë.

Kur të gjitha funksionet mbështetëse kanë dështuar, të vetmet janë nënat me përgjegjësinë për të siguruar që djali ose vajza e tyre të ketë një spirancë në jetë. Të shpresojmë se historia do  të rishkruhet në mënyrë që nënat të marrin njohjen të cilën e meritojnë.

Sue Klebold, nëna e Dylan Klebold, atentatorit të Columbine, ka thënë se familja Klebold ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme dhe u përball me urrejtje masive publike në vitet pas incidentit.

Në vitin 2016, ajo doli hapur me historinë e saj.

Në librin e saj, "Llogaria e një nëne", ajo përshkruan aktin e pamundur të ekuilibrit midis urrejtjes ndaj asaj; (për trgjedinë që e bëri e djali në shkollën e mesme Columbine), por edhe për dashurisë për të birin. Që nga viti 1999, ajo e ka kaluar kohën duke kuptuar rrugën e të birit drejt errësirës, ​​me qëllim që t'i ndihmojë nënat e tjera të dallojnë shumë më heret shenjat e rrezikut.

Sue Klebold ka mbajtur një fjalim të famshëm në TED me titull "Djali im ishte një qëllues në Columbine. Kjo është historia ime", një fjalim që është parë nga miliona njerëz.

Porosia e saj është; se një familje në dukje normale, por me një nënë të dashur, mund të përjetojë mendime dhe veprime të thella kriminae tejet të fshehta nga fëmiu i saj!!

Prandaj, sot është e përshtatshme,  t'u bëjmë homazh nënave që nuk dështojnë kurrë.

-Nënave që mbeten nën rrënojat e titujve kryesorë të lajmeve, nënave që mbajnë këtë  barrë të tëndë, por shoqëria rralll herë e kupton.

-Nënave që mbrojnë fëmijët e tyre, atëherë kur shoqëria përreth tyre dështon.

- Nënave të cilat refuzojnë të ulin kokën nga turpi, por qëndrojnë pranë fëmijës së tyre, përderisa ai ose ajo rindërtohet.

Prania e nënës e thotë atë, që askush tjetër nuk guxon ta thotë: Ti je më shumë sesa akti juaj më i keq.

Të jesh nënë e një fëmije që ka dështuar, kërkon një guxim, të cilin shumica nuk e njohin asnjëherë. 

Ky  është ushtrimi përfundimtar i dashurisë pa kushte, pra qëndrojsh  e vendosur, kur e gjithë bota të thotë që të largohesh!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat