Barazia para ligjit është një aksiomë kushtetuese për shumë vende,dhe nuk ka vend sot në botë, sidomos ato demokratike e europiane që nuk e kanë përfshirë frazën proverbiale, "Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit", në kushtetutat e tyre. Pokështu ka vepruar edhe shoqëria jonë, shteti ynë respektivisht Republika e Kosovës sikur shihet te Neni: 24 paragrafi 1.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është tepër e qartë për të gjithë sa i përket religjionit dhe shtetit,në Nenin 8 thuhet : „Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.“
Baza e qytetarisë modern është ky themel i fuiqisë së saj ,i mendimit demokratik të saj, lirisë, kufijve të kësaj lire dhe vitalitetit.
Duke u bazuar në këtë themel edhe Kosova si shoqëri nuk duhet të lejojë favorizim të ndonjë religjioni apo ideologjie fetare, duke shkatërruar kështu themelin mbi të cilën qëndron dhe laicitetin me të cilën shteti dhe ideologjitë fetare të cilat janë të ndara tepër qartë.
Sado që të jetë përqindja e ndonjë ideologjie fetare(religjioni) në Kosova ajo nuk duhet të lejohet të futet në institucionet shtetërore ,as në shkolla , universitete, e as në ndonjë institucion qoftë ai edhe të sigurisë,ushtrisë e rendit, e lërë më në Qeveri e Kuvend.
Kjo për faktin se Kosova si popull dhe shoqëri e shtet është ndërtuar mbi gjakun e heronjëve, të atyre që kanë dhënë djersë e gjak, bijë e bija të besimeve të ndryshme por që janë të një rrënjë e gjaku pra sshqiptar të Kosovës të cilët dhanë gjithçka jo për ndonjë ideologjie fetare, por për atdheun dardan- arbëror ,për lirinë ,pavarësinë dhe të ardhmen europiane të Kosovës si një shtet laik dhe që nuk privilegjon asnjë religjion apo ideologji fetare.
Tendenca për ta shkatërruar këtë shtyllë që e mbanë shtetin e Kosovës si një shtet laik që nuk duhet asnjëherë ta lidh kërthizën me ideologjitë fetare,dhe në fakt të qëndrojë sa më larg saj, por gjithashtu edhe të respektojë lirinë e besimit të secilit pa dallim deri në ato kufijë kur një ideologji fetare tenton t'i fus hundët në punët e institucioneve shtetërore apo kudo për të dëmtuar atë dhe shtetin demokratik ,aty atëherë ato duhet të mos tolerohen në asnjë mënyrë dhe të luftohen me të gjitha mjetet ligjore , të rendit e sigurisë.
Të gjithë duhet ta kuptojnë se në shkolla,universitet, institucione shtetërore, qeveri e kuvend etj etj,nuk duhet të ketë: Ramazan, Agjërime, Pashkë, Krishtlindje etj, sepse shteti i Kosovës nuk është shtet religjioz por shtet laik, demokratik dhe që aspiron të integrohet në familjen europiane. Besimi është çështje tepër personale më saktësisht është çështje private dhe nuk duhet të lejohet t'i hapet dera që as ramazani, as pashkët etj, e as ndonjë tjetër kohë apo festë fetare të shkatërrojë frymën e shoqërisë së lirë, demokratike, laike dhe europiane në Kosovë.
Futja e ndonjë ideologjie fetare në ndonjë institucion do të thotë shkelje e pamëshirshme e gjakut të heronjëve, të atyre që dhanë gjithçka që Kosova të jetë një shtet i lirë, demokratik dhe europian e jo një shtet i ndonjë religjioni(ideologjie fetare).
Duhet ditur se bota e lirë, demokratike dhe e civilizuar sikur janë ShBA, NATO dhe vendet mike europiane që na ndihmuan të çlirohem dhe pa të cilët ne sot do të ishim ende duke kërkuar lirinë dhe pavarësinë, ata nuk nuk e ndihmuan popullinë e Kosovës që ai të bëhet islamik,e as katolik e as të ndonjë ideologjie fetare por e ndihmuan popullin e Kosovës që këkronte liri. Pavarësi dhe demokraci e jo fe(ideologji fetare). Është e habitshme se si pushtetarët dhe gjithë institucionet shtetërore nuk dalin me një qëndrim të përbashkët e të qartë duke mos lejuar në asnjë mënyrë që ideologjitë fetare të përzihen në punët e institucioneve, shtetit, shkollave, universiteteve etj.Koha që Kosova të kuptojë se është shtet i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj pa dallim ideologjie fetare dhe se nëse duan ta ruajnë atë që është fituar me gjak e djersë dhe sëbashku pa dallim feje duke ditur se janë shqiptar dhe ky gjak i përbashkët i prejardhjes kombëtare - kjo duhet të jetë ajo që i bashkon ata e jo ndonjë ideologji fetare apo partie etj.
A do të jetë e mundur kjo? Unë besoj se po. Shteti duhet me gjithë mjetet dhe fuqinë e tij të ruajë laicitetin për të parandaluar çdo favorizim personal të ndonjë ideologjie fetare(religjioni), por në anën tjetër shteti nuk duhet ta lë asnjëherë pas dore asnjë shqiptar të Kosovës e as qytetar për shkak të përkatësisë së tij fetare. Sepse, për shembull :Kur digjet një shtëpi, askush nuk pyet nëse pronari është katolik, mysliman, protestant etj, por të gjithë i bashkon një dhe vetmja gjë pra shqiptar.Pra kjo shtëpi e përbashkët është shteti, kombi dhe ajo që i bashkon pra nëse vërtetë jeni shqiptar dhe duke qenë të tillë të jetoni në një frymë si vëllezër e jo si të huaj e të armiqësuar për shkak të ndonjë ideologjie fetare.