Teknologjia luftarake, faktori kryesor për sigurinë e pavarësisë

Opinione

Teknologjia luftarake, faktori kryesor për sigurinë e pavarësisë

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 8 prill 2026 Në ora: 19:36
Skënder Sadri Kapiti

htetet tashmë synojnë të kenë armë atomike dhe teknologji të avancuar luftarake.

Bota kurrë më parë nuk ka qenë kaq e armatosur dhe me kaq shumë shtete që zotërojnë armë bërthamore. Lufta në Iran tregon se siguria dhe garantimi i pavarësisë së një shteti, pavarësisht nga forma dhe sistemi politik, lidhet ngushtë me zotërimin e armëve atomike dhe të teknologjive moderne luftarake.

Sot, një shtet i fortë dhe një superfuqi ushtarake njihet ai që ka armë bërthamore, pavarësisht nga territori apo numri i popullsisë.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, kjo e fundit kërcënonte botën dhe Perëndimin me armë bërthamore, duke paralajmëruar mundësinë e goditjes së shteteve që mbështesin Ukrainën.

Po të kishte pasur armë bërthamore, Ukraina kurrë nuk do të ishte sulmuar nga Rusia. Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen, sepse fuqizimi i mbrojtjes me armë moderne dhe teknologji të lartë është garancia kryesore për pavarësinë e tyre. Nuk është rastësi që Serbia dhe Greqia po përpiqen të armatosen me teknologji moderne.

Miq të shqiptarëve sot janë ato shtete që e mbështesin armatimin e Kosovës dhe Shqipërisë, që njohin ushtrinë e Kosovës dhe që përkrahin antarësimin e saj në NATO. Këto janë SHBA, Turqia dhe Kroacia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat