Kosova është në udhëkryq, është në krizë pothuajse të pandërprere. Janë bërë disa zgjedhje, por që nuk kanë dhënë zgjidhje.Demokracia është zgjidhje politike , të cilën e bën vota e lirë, vota patriotike.
Duhet që të gjithë ata që kanë të dejtë vote duhet të shkojnë të votojnë, votimi duhet parë si detyrim ligjor, por edhe si përgjegjësi morale para kombit aq më tepër kur Kosova prej vitesh është në udhëkryq pikërisht prej faktit se populli nuk shkon masivisht në votime.
Votimi në Kosovë Me 7 Qershor 2026 duhet të japë zgjidhjen , atë të nxjerrjes së Kosovës nga udhëkryqi politik.Votimi duhet ta ndajë Kosovën nga e shkuara, duke ndëshkuar elitën e vjetër politike e cila e mban peng shtetin dhe shoqërinë kosovare; votimi në Kosovë duhet të ndëshkojë pengmarrësit e demokracisë, të shtetit dhe të ligjit; Votimi masiv në Kosovë duhet të shërbejë si një revolucion paqësor njëditor, si referendum me rëndësi jetike për Kosovën sot.
Shqiptarë të Kosovës dhe diaspora shkoni në votime , shkoni te kutia e votimit prej së cilës do merret vendimi për zgjidhjen e krizës. Është detyrë kombëtare pjesmarrja në votime, sepse sa më e madhe të jetë pjesmarrja aq më e mirë dhe aq më e sakt vjen zgjidhja.
Pavarësisht se legjitimiteti demokratik në Kosovë prej 4 herë radhazi e ka votuar si parti politike të parë LVV-në dhe Kurtin , por jo mjaftueshëm për të bërë zgjidhjen institucionale. Këtë radhë LVV -së i duhet dhënë një besim e mbështetje referendare të thellë në mënyrë që Kosova të mos rrëshqasë në krizë tjetër pas 7 Qershorit 2026. Shkoni në votime dhe mbështeteni Kurtin , sepse Kurti i qëndron besnik besimit tuaj , dhe ai nuk di të bëjë manovra e pazare politike në kundërshtim me verdiktin e popullit. Kurti nuk është si paraadhësit e tij në pushtet, që për pushtet merrnin në bashkëqeverisje edhe Listën serbe e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës Kosovën , nuk e njeh ushtrinë e Kosovës por janë e veprojnë kundër Kosovës sikur të ishin deputetë të Serbisë.
7 Qershori 2026 është moment epokal historik me rëndësi jetike për Kosovën për t’i dhënë fund tranzicionit politik, për t’i bërë Vetting-un partive dhe politikës e politikanëve kosovarë. Le të jetë 7 Qershori dita e ndëshkimit të hajnisë ,tradhëtisë dhe korrupsionit.