Edhe serbët me leckë-listën e tyre minoritare u duk se janë në pritje të verdiktit të GJDSHK-së në Hagë, bashkë me opozitën e shtetit tonë, Kosovës?!

Opinione

Edhe serbët me leckë-listën e tyre minoritare u duk se janë në pritje të verdiktit të GJDSHK-së në Hagë, bashkë me opozitën e shtetit tonë, Kosovës?!

Nga: Sabahate Byci Më: 10 shtator 2026 Në ora: 14:47
Sabahate Byci

Për shumicën e njerëzve, Atdheu ka vlerë shumë më të madhe sesa posti politik!

Atdheu e përfaqëson identitetin emocional, kulturën dhe lidhjet e përjetshme.

Për këtë arsye, më 09.09.2026, në mbledhjen e Kuvendit të shtetit tonë, Kosovë Dardani, mbeta si e shtangur kur pashë se anëtari i leckë-listës serbe e fyeu vendlindjen tonë dhe askush në atë moment nuk reagoi.?!

Sipas mendimit tim, të gjithë deputetët tanë shqiptarë do të duhej të reagonin njëzëri kundër deklarimit të tillë të anëtarit të leckë-listës serbe, siç e ceka më lart, dhe menjëherë ta ndërprisnin mbledhjen e Kuvendit!

Por jo?!

„QELE GURË GOJËN“.?! Askush, e posaçërisht as opozita piskaje, nuk u „dëgjauan për së gjalli“ (thotë një fjalë e urtë e jona popullore)!

Dhe, sikurse u pa, opozitës dhe leckë-listës serbe më në fund iu:

„RA PERDJA“ E DYFYTYRËSISË!

Dhe për një moment, që të dyja partitë „si-motra“, opozita jonë bashkë me leckë-listën serbe, reflektuan (si përherë!) njësoj.?!

(Shkaku i njëjtë reflektues – pritja e verdiktit të GJDSHK-së në Hagë!)

Si gjithmonë, fare mirë u pa se si leckë-lista serbe, në një formë deklarimi pothuajse me karakter „uzurpues“, më 09.09.2026, në Kuvendin e Kosovës sonë, e gjuajti helmin e gjarprit nga turiri dhe, me deklarimin fashist e okupues, tentoi – sikurse thanë:

„Në emër të popullit serb“!!!

Ta infektojë dhe ta „përpijë“ shtetin tonë, Kosovë Dardaninë, me gërklanën e tyre të fëlliqtë, përbindëshin çetnik-millosheviqian, dhe, në formë vampiriane, t’ia rrufasë pavarësinë e shtetit tonë, të fituar me shumë gjak të derdhur të dëshmorëve dhe heronjve, si dhe ende të të gjithë të pagjeturve për lirinë që po e gëzojmë ne sot!

Fatkeqësisht!

Deri kur më me kësi lloj anëtarësh të leckë-listës arrogante serbe, të cilët muaj për muaj, bashkë me opozitën tonë (pothuaj shumica e tyre të serbizuar!), po i kasiratin mijëra e mijëra euro, permanent, vetëm me fyerje dhe sharje kundër qeverisë, në krye me z. Albin Kurti, dhe shtetit tonë, Kosovës Dardane, nuk po e FORMASIN fare.???!!!

Po ashtu, të njëjtëve – anëtarëve të leckë-listës serbe, përkundër veprimeve të tyre fashiste, brutale dhe gjenocidale, gjithnjë të lidhura ngushtë e përjetësisht me Serbinë, përkatësisht me udhëheqësin e saj, klyshin snajperist të Millosheviqit – Vuçiqin, anipse të njëjtit kanë lindur edhe jetojnë në Kosovë, aspak nuk iu bëri përshtypje moslojaliteti ndaj shtetit tonë, dashtën e s’dashtën edhe i tyre, me popullsi minoritare prej 4%, në krahasim me 92% të popullit tonë shqiptar-dardan në trojet e veta në Republikën e Kosovës!

Tek e fundit, punë e madhe gjesti i tillë i tyre jolojal?!

Me këtë përqindje minore, serbët e respektuan ose nuk e respektuan shtetin tonë, Kosovë Dardaninë, ata, kështu apo ashtu, po FRYMËZOJNË SHQIP.

PIKË.

Shih për këtë, të gjithë duhet ta dinë dhe mos ta harrojnë se posti politik s’është asgjë tjetër veçse një pozicion i përkohshëm pushteti, lidhur me avancimin në karrierë, gjegjësisht me ndryshimin e shumicës me funksionet burokratike!

Prandaj, çdo fillim e ka një mbarim dhe çdo „përpjetëze e ka një teposhtëze“!

Bazuar në deklaratën e personit të grupit parlamentar të PDK-së, po ashtu edhe të personit të grupit leckë-lista e minoritetit serb në Kosovën tonë Dardaninë, na lë të kuptojmë se që të dyja partitë po reflektojnë se janë në „ethet e modusit të pritjes“ së verdiktit të GJDSHK-së dhe „të lirimit ekskluziv“ të Thaçit?!

Prandaj, „skandalet“ e tyre në forma të ndryshme dhe absurde.?!

Gjithashtu, edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, të bëra në fund të muajit gusht, përkatësisht në fillim të këtij muaji, me pretendimet e tij në intervistat e 28 gushtit, 5 dhe 9 shtatorit 2026, ku ai publikisht deklaron se ka siguruar informacione përmes kanalit të inteligjencës në lidhje me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator 2026 dhe, në bazë të këtyre informacioneve, për:

– Dënim për pengim të drejtësisë. Vuçiqi deklaron – citati:

„Thaçi do të dënohet vetëm për aktakuzën e dytë (për mosrespektim ose ndërhyrje në drejtësi!)“, edhe sipas snajperistit Vuçiq;

– „Lirim i menjëhershëm – sepse koha që e ka kaluar që nga viti 2020 do t’i llogaritet në këtë dënim të vogël dhe, rrjedhimisht, Thaçi do të lirohet.“?!

Kështu pra, klyshi i Millosheviqit.?!

Andaj, këto deklarata dhe pretendime, po aq sa janë të vërteta, mbesin veç spekulime (kështu disa shënime), pasi Gjykata Speciale në Hagë paraprakisht nuk e ka konfirmuar asnjë vendim, pasi verdikti zyrtar është caktuar më 16 shtator 2026.

Por të njëjtat, sikurse deklarimet e të dy partive opozitare të vendlindjes sonë dhe pretendimet e Vuçiqit, në njëfarë forme, të cilat me kaq „bindje të thellë“ në modusin e „pritjes“ (sipas mendimit tim) vijnë nga toleranca neglizhuese e „bashkëpunimit ledhatues“ të BE-së – (shiko e vlerëso heshtjen e BE-së me rastin e NGORDHJES së Ratko Mlladiqit dhe futjes së tij në dhe, duke e fëlliqur edhe tokën e Zotit me mbetjet e tij të FLLIQTA tradhtare prej kriminelit!) – me presidentin serb Vuçiqin.

Ose mund të jetë e mundshme që Vuçiqi është „dora e djathtë“ ndërmjetësuese për BE-në, në konstelacion me Rusinë dhe, me këtë rast, i njëjti në këtë relacion është vetë spiun i tyre, pra i BE-së dhe Rusisë!

Me këtë rast, „pritjen“ bilaterale, Opo(t)zita (jo të gjithë), bashkë me leckë-listën serbe, duhet zbërthyer sipas proverbit. Po e shkruaj në dialektin e qytetit tim ku kam lindur:

„PRIT MAGARË SE DEL BARË, KUR TË DEL BARI, COFË MAGARI“.

POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! 👎

RRNOFTË VENDLINDJA E IME, SHTETI YNË KOSOVË DARDANIA! 🦅

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat