„Protestë kundër vetëpranimit“ apo të „keqardhjes me vonesë të vetëaprovimit“?!

Opinione

„Protestë kundër vetëpranimit“ apo të „keqardhjes me vonesë të vetëaprovimit“?!

Nga: Sabahate Byci Më: 13 shtator 2026 Në ora: 18:11
Sabahate Byci

Zoti gjithmonë e dhashtë që të triumfojë drejtësia. 🙏

Të protestosh kundër asaj që njëherë vetë e ke pranuar, sjellja e tillë përshkruan një paradoks tejet të thellë psikologjik!

Veprimi në fjalë paraqet një fenomen rezistence të vetëdijshme ose edhe të pavetëdijshme ndaj pranimit të vetvetes!

Një citat i shkrimtarit shumë të njohur gjerman Friedrich Schiller thotë:

„Man soll der Gerechtigkeit keine Konkurrenz machen“!

Përkthyer në gjuhën e Nënës sonë 🦅 i bie:

„Njeriu nuk duhet t’i bëjë konkurrencë drejtësisë“!

Në esencë, citati përmban kontekstin se drejtësia e ligji qëndrojnë mbi të gjitha dhe se ndjenjat njerëzore, si dhimbshuria ose mëshirat personale, assesi nuk duhet të dobësohen ose të „konkurrojnë“ me këtë sistem!

Bazuar në njërën ndër shtyllat kryesore të funksionimit të drejtësisë politike në praktikë, duhet gjithsesi që të respektohet përkufizimi i ndershëm politik i drejtësisë, me ç’rast në këtë konstelacion nënkuptohet:

Shpërndarja e drejtë e shanseve, të drejtave dhe përgjegjësive në jetë, natyrisht pa iu premtuar njerëzve barazi joreale!

Në politikën e përditshme reale, drejtësia nuk është veç një gjendje e fiksuar, por është proces gjithnjë në vazhdim, përkatësisht i vazhdueshëm dhe shpeshherë i dhimbshëm – negociatash midis lirisë dhe barazisë.

Gjithashtu, duhet të merret parasysh se askund në botë nuk ekziston drejtësi „absolute“!

E po qe se edhe vetë shteti përpiqet që t’i bëjë të gjithë njerëzit të barabartë, ai (shteti), me do e mos, duhet ta dijë se bën shkelje masive të lirive personale njerëzore!

Drejtësia politike është arti i një ekuilibri (balancimi), në mënyrë që askush të mos lihet pas!

Një fjalë e urtë e jona popullore (shkruar në dialekt) thotë:

„Pa honger hudër, era nuk të vjen“!

Andaj, edhe secilën herë me veprimet e reagimet tona nuk bën që t’i kalojmë suazat (kuadrin) e normalitetit, por:

„Duhet ngrënë bukë dhe i duhet lënë vend ujit“!

Natyrisht se e gjithë ajo masë njerëzish, sot, e shtunë, 12.09.2026, e pjesëmarrësve në Kryeqytetin e Shtetit tonë, Kosovë-Dardani, në Prishtinë, u pa se ia rriti shtatin e ia shtoi hijeshinë vendlindjes sime, por edhe në njëfarë forme, në një moment, u duk se qëllimi shumë e lëndoi arsyen.?!

Pse?

Sepse, siç e shkrova më lart citatin e Herr F. Schiller, tani edhe unë po e formuloj një citat timin e po them:

„Drejtësia duhet të jetë mbretëresha e ndërgjegjes së çdo njeriu“!

P.S.

Çdo bërtimë kundër drejtësisë është EHO e zërit si nga mali!

POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT! 👎

RROFTË VENDLINDJA IME, SHTETI YNË, KOSOVË-DARDANIA! 🦅🙏

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat