Organi zyrtar gjyqësor juridik i shtetit tonë, Kosovës, më në fund, në DITËLINDJEN 34 TË UÇK-së, na e „dekoroi me nderin Honoris Causa“!
Siç dihet, më 20 qershor 1999, UÇK-ja e jonë e shenjtë i dorëzoi armët dhe u shndërrua në TMK (Trupat Mbrojtëse të Kosovës)!
Më pastaj, në janar të vitit 2009, TMK-ja u zëvendësua me FSK (Forcat e Sigurisë së Kosovës) dhe që nga viti 2018, dalëngadalë, hap pas hapi dhe gradualisht, është duke u zhvilluar në Ushtri moderne, edhe atë falë ZOTIT, edhe qeverisjes së ZOTËRISË Albin Kurti, e atakuar çdo ditë e më shumë me pengesa të llojeve më makabre, që disa deputetë, me ose pa vetëdije (ata e dinë?!), po i shkaktojnë DËME Vendlindjes sonë, duke anashkaluar faktin se Kosova, në radhë të parë, është e 92% SHQIPTARËVE dhe më pastaj edhe e Albin Kurtit (e kam cituar disa herë).
Me këtë rast, lirisht mund të thuhet se Dardania e jonë ka pasur e edhe po ka FAT TË MIRË me Zt. Albin Kurtin, person politik JO HAJN E JO KORRUPT!
Andaj, të gjitha këto arritje, si lindja e UÇK-së, shndërrimi në TMK, e në FSK dhe rruga drejt finalizimit të Ushtrisë sonë të Kosovës-Dardanisë, u vërtetuan e u vulosën dje me FAKSIMILIN E DHOMAVE SPECIALE TË GJYKATËS SË KOSOVËS NË HAGË!
A e shikuat se:
LIRIA KA EMËR DHE QUHET DREJTËSI!
Edhe se:
DJELLI LINDI EDHE SOT PËRSËRI, I BUKUR SI ÇDOHERË!
Deficit doli vetëm „humbja e vetes“ nga sjellja vetanake e të akuzuarve që shkruan histori?!
Ehhh! Kjo është ajo që thonë pleqtë tanë:
„Ruaju se i huaji nuk të bëhet kurrë i yti“!
Dhe mu ashtu, sikurse shumë herë që e kemi përjetuar, po e shohim edhe po e vërtetojmë botërisht, e tërë jeta po funksionon veç në bazë të ligjit të saj natyror, në atë mënyrë që çdo fitore, në të gjitha aspektet e saj të përditshme, nuk po mundet të arrihet fare PA HUMBJE?!
Por, sipas mendimit tim, duke u bazuar në teoritë dhe praktikat të cilat i kam përfituar në studimet e mia të larta 3-vjeçare (2000–2003) në qytetin me të vjetër universitar europian, në Heidelberg, këtu në Gjermani –
Drejtimi i Gerontologjisë (shkenca që merret me studimin e procesit të mplakjes së trurit të njeriut, i cili, duke filluar që nga mosha 25 vjeç, duke e arritur pjekurinë e maturinë e plotë, fillon të dobësohet)!
Po ashtu, drejtimi i Psikiatrisë – që të dyja me ekzaminim medicinal.
Pra, studime në degën e Gerontologjisë dhe Psikiatrisë. Bazuar në to, mundem të konkludoj se:
Çdo qëllim, për të realizuar diçka, duhet që, sa më shumë që është e mundur, të mos përmbajë mbidozë „helmi“, në qoftë se nisemi nga principi i mjekut, alkimistit e filozofit zviceran Theophrastus von Hohenheim (1493, Egg, kantoni Schwyz – 1541, Salzburg), i njohur si Paracelsus, në vitin 1583, që thotë:
„Die Dosis macht das Gift“!
Pra:
„Masa (doza) e bën helmimin“!
Andaj, çdo reaksion jo i menduar mirë dhe i shpejtë, gjithashtu edhe i tepëruar, vetëm sa e dëmton, përkeqëson, si dhe e infekton çdo realizim, duke e nënvlerësuar deri në një shkatërrim pa masë përfitimin e secilit qëllim?!
Në këtë rast, fjala kryesisht ka të bëjë me ndodhinë politike-juridike dje në Hagë dhe lirisht, me plot vetëdije, ia jap të drejtën vetes këtë ngjarje e definoj:
NDODHIA GJIGANTE HISTORIKE e datës 16.09.2026 e Verdiktit t’DHSGJK në Hagë!
Pse gjigante?
Sepse, aq sa i rëndë që ishte vendimi, sipas deklarimit të Kryegjykatësit të seancës së gjykimit në Hagë, bazuar në veprat e katër të akuzuarve „të famshëm“, ashtu sikurse u tha – po aq të njëjtit, në afekt e të preokupuar nga pozitat e tyre të papraktikuara që deri atëherë, njëherazi të orientuar në kundërvëniet ndaj të gjitha veprimeve kriminale okupuese të serbëve brutalë çetnikë të Millosheviqit, në periudhën e kohës në fjalë (mendimi im),
pa i matur gjërat ashtu siç ka qenë e duhur, i kanë tejkaluar normat e „ligjit luftarak“ veç për „krenarinë e posteve“ të tyre, të cilat vetë i kanë formuar e koordinuar dhe, për një çast ose më shumë, siç thotë një fjalë e urtë e mençur popullore:
„E kanë humbur gjakun“, duke anashkaluar faktin se disa nga ta ishin vetë gjaku i tyre?!
Andaj dhe formati i tillë me fjalën e fundit të Verdiktit!
Por, me këtë „humbje“, gjithsesi se Shteti i ynë, Kosovë-Dardania, përpos që në njërën anë „humbi“, në anën tjetër gjithsesi FITOI, sepse:
Verdikti i datës 16.09.2026 në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Kosovës në Hagë është:
- DIADEM QË PËRFAQËSON, PËRMBLEDHË DHE NË ESENCË E PËRMBANË TË GJITHË HIERARKINË E SISTEMIT GJYQËSOR DHE JURIDIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS!
Pra, me këtë rast, Juridiksioni i Shtetit tonë që dje:
FILLOI JURIDIKISHT TË MARRË FRYMË I PAVARUR!
Edhe atë eksplicit, me ndihmën e Gjykatësve Ndërkombëtarë!
Natyrisht, e financuar dhe me mijëra miliona euro nga Vendlindja e jonë, aq sa është e varfër, po aq është edhe KRENARE!
Ky ishte një qëllim i njohur për të gjithë ata që motivuan, qoftë nga brenda apo edhe nga jashtë, enkas nga ata që përdorën edhe helikopterët për të arritur sa më parë në cak (ashtu si e imagjinonin), por më vonë iu doli „dardhë me bisht“, sepse nuk e kanë kalkuluar situatën ashtu sikurse ishte që nga qershori i vitit 1999, kur UÇK e NATO e filluan ofensivën e shpëtimit të popullit tonë shqiptar nga gjenocidi i Millosheviqit.?!
Deri më 16.09.2026, ditë e mërkurë:
„Atë që pështyjnë lart mbi kokën e tyre, këtë pështymë do ta lëpijnë“ aq shumë gjatë, derisa ta kuptojnë se:
- NDËRKOMBËTARËT, EKSPLICIT EUROPA PLAKË, MË SHUMË TË MARRIN SE SA TË JAPIN!
P. S.
Ruajtja edhe respektimi i distancës me personat të huaj, posaçërisht me ata që s’na „rrahin lugë në Sofër“, themi ne në Gjakovë:
Automatikisht na ruan vlerën e GJAKUT.
POSHTË HAJNAT EDHE TRADHTARËT!
RRNOFTË (jo RROFTË! – se s‘po rruhet lesh!)
VENDLINDJA E IME, SHTETI I YNË, KOSOVA-DARDANIA!
Sabahate Byci, autore