Ballkani Perëndimor është hapësira më e paparashikuar, shtete me probleme etnike, varfëri dhe histori të kontestuar, me probleme shekullore. Këto shtete ballkanike kaluan periudhën komuniste. Shtete këto që pranuan sistemin shumë partiak dhe pluralizmin politik në vitin ’90.
Lufta etnike dhe problemet e shumta u bartën edhe pas fitores se sistemit shume partiak dhe ekonomisë së tregut e vetmja shprese e Ballkanit ishte dhe mbetet integrimet ne BE dhe strukturat euro-atlantike përndryshe ky regjion s’po mundet te ndahet nga betejat e nacionalizmit dhe historive dhe ndodhive shekullore në të cilat kanë kaluar.
Serbia ballafaqohet me probleme të brendshme, korrupsion, sistemin te drejtësisë jo të pavarur, me papunësi të proklamuar 22%, realisht varfëria ekstrem ne këtë shtet vlerësohet mbi 10%0. Statistikat zyrtare flasin për emigrimin nga ky shtet për ne vendet e BE e gjetiu, përndryshe vendi merret me shumë me politik se sa me ekonomin e tregut, lojërat politike, inatet ndaj fqinjëve, betejat ne mes vet politikanëve serbë s’kanë të ndalur, atje mbretëron një klimë nacionaliste në pushtet duke marr përpara çdo gjë, pushteti politik kurajues dhe nxitës për të bërë probleme me fqinjët, nuk pritojn fare në secilën situatë të dërgon forca policore dhe ushtarake në secilën situatë pak a shumë kritike apo fare sa për te demonstruar se na jena këtu.
Ekonomia serbe e trazuar, e pashpresë ka nxit këtë shtet të mos e lëshojë politiken prej dore edhe pse ekonomia ende mbetet e pa shpresë për të u zhvilluar dhe rritur bruto produkti vendor. Gjyqësia e katandisur nga politika, emërimet e gjyqtarëve janë problemet kryesore për këtë shtet. Nuk e kanë mirë më asnjë shtet ne regjion as nuk janë të interesuar që seriozisht të punojnë për paqe, janë të prirë të bëjnë gracka, shantazhe shteteve regjionale, kacafyten me fjalë politike duke quar njeri tjetrit selame si të ishte koha e viteve te hershme historike. Politika serbe ende bënë politik me dy karrika njërën ne Moskë e tjetrën në Bruksel përderisa shteti serb kishte ruajt raporte miqësore me Maqedoninë, shtet që nuk ka stabilitet, edhe këtë shtet e katandisur korrupsioni i vrazhdët që ka varfëruar qytetarët e Maqedonisë, papunësia mbi 26% pastaj monopol ekonomik, përfitime të larta nga partia në pushtet e Gruevskit, dy vjet fundit kupa është mbush në këtë shtet me kriminalitet ekonomik më kontroll të parasë publike me biznese të mëdha partiake, duke kontrolluar doganat, mediat dhe duke inskenuar raste konflikte etnike dhe fshehur para qytetarëve maqedonas biznesin dhe krimin e organizuar,edhe populli maqedonas është lodhur nga një pushtet përftues i cili i mori ardhmërinë e tij duke u fshehur prapa kartave imagjinare nacionaliste të rrezikimit te shtetit.
Atje tash e sa vjet mbretëron klimë biznesi por shumë me pak rreziqe etnike, çdo herë kur është rrezikuar biznesi dhe lufta në mes maqedonasve është rrit atëherë zbrazjet janë bërë mbi shqiptarët , kështu ndodhi herën e fundit, situatë e pas shpjegueshme interesante dhe kontroverse kishte ndodhur. Rasti i Kumanovës pa kërkesa politike të reja të shqiptarëve autokton dhe pa ndonjë kërkesë tjetër apo paralajmërim ndodhi konflikti dhe askush nuk është fitues atje, vetëm humbës të gjithë janë në konfliktin e inskenuar.
Gruevski dhe strategjia e tij për të mbetur ne pushtet ishte kjo që ndodhi, ai nuk ka asnjëfarë përkrahje politike, atë se do opozita dhe populli maqedonas por ka vendos të luaj në letra të njohura të politikes nacionaliste dhe tash tenton Gruevski se paku të ruaj pushtetin e tij, përderisa shtetet perëndimore e dëshirojnë një politik të re në Maqedoni përgjithësisht, perëndimi dëshiron një politik pa njerëz keqbërës dhe të prapambetur në histori, andaj tash perëndimi duhet të caktoj rregulla të reja për Ballkanin Perëndimor përndryshe këto struktura politike të viteve ’90 vazhdojnë të katandisin Maqedoninë dhe të gjithë qytetarët e saj.
Shtetet BE dhe SHBA e shohin një shtet tjetër Maqedoninë në të ardhmen si shtet stabil, me ekonomi tregu me stabile dhe me kompromis për emrin e saj ekzistues që të mos pengoj politikat rajonale dhe të merren si pretekste tjera për konflikte. Klima politike aktuale është mjaftë dramatike në Maqedoni, atje duhet të ndërhyj BE dhe SHBA për të ndal degradimin e këtij shteti të rrezikuar nga vet maqedonasit, pozita maqedonase dhe opozita maqedonase janë skajsmerishtë në konflikte andaj priten zhvillime interesante, kjo nuk do të ndalet siç thotë opozita derisa Gruevski të hiqet nga politika.
Perëndimi e donë ndryshimin politik edhe shqiptaret e Maqedonisë, parti tjera te vijnë në skenë pro perëndimore dhe jo te nxitur apo të shqetësuar nga problemet shekullore të cilat do të zgjidhen me një klasë te re politike edhe në domenin e maqedonasve edhe të shqiptarëve atje. Ndryshime tjera priten të ndodhin në këtë shtet interesant dhe shtet i maketeve plastike. As Kosova nuk është në gjendje të shendosh demokratike ,gjithashtu me probleme të mëdha të korrupsionit, pa sigurisë,ikjes së qytetarëve , fshehja dhe heshtja e intelektualëve, pa aftësia e njerëzve për të gjet një model të stabilitetit demokratik, ku qytetari do të nxjerr interesin e duhur demokratike ku ne emër t ë tij nuk mund të flasë secili i njeri i pasuruar pa bazë ekonomike dhe me drejtësi të politizuar, shërbim civil e publik partiak e familjar, edukim jo cilësor,Gjykatë kushtetuese partiake e politike dhe ambasada partiake e klanore e miqësore, të gjitha poret e jetës institucionale gjithashtu kontrollohen nga politika, papunësia mbi 45% zyrtarisht shkruan vetëm 30.1%, me sektor privat te lodhur.
Shqipëria gjithashtu me probleme të njëjta gati të regjionit me probleme të drejtësisë, papunësisë mbi 30%, korrupsionit, zhvillimit të krimit të organizuar mjafton te merrni raportin e progresit e te shihni sa ngjashmëri kanë këto vende ballkanike në pikëpamje të progresit në BE .Pra shtetet ballkanike çalon skajshmërisht në politika integruese evropiane. Problemi me i madh në këto shtete është themelimi i klasave ekonomike, në këto shtete beteja kush të pasurohet dhe të behet klasë ekonomike e pasur edhe atë e kanë zgjedhur rrugën me të keqe me para të qytetarëve të bëjnë këtë me çka e ka kuptuar fort mirë perëndimi se këtu është fjala për krijimin e klasave ekonomike dhe jo më politikat nacionale dhe inatet , të gjithë këto shtete shfrytëzojnë patriotizmin për interesa partiake. Koha për të reaguar BE dhe SHBA në Ballkanin e trazuar për të gjet rrugëdalje me këto parti e njerëz të shumtë përfitues nga politika.