Pinturault +7 qindtat e sekondës më i shpejt se norvegjezi 

Skijim

Pinturault +7 qindtat e sekondës më i shpejt se norvegjezi 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
+7 qindtat e sekondës më i shpejt se norvegjezi 

Skiatori nga Franca, Alexis Pinturault, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Alta Badia në Itali. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:27,19 minuta apo me kohë më të shpejt për 7 qindtat se norvegjezi Lie Mcgrath.

Zvicerani Jistin Murisier arriti në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 24 qindtat se fituesi i garës dhe ishte më i mirë për 4 qindtat e kohës se bashkëkombësi i tij, Marco Odermatt. 

Fakti interesant është me kroatin Filip Zubçiç, që e përsëriti rezultatin e vitit të kaluar nga sllallomi i madh në Alta Badia, duke e zënë vendin e dhjetë.

Image

Lie Mcgrath

Karakteristikë e kroatit është se në rrëshqitjen e parë doli i dyti, por në të dytën nuk ishte në elementin e duhur dhe bie në pozitën e dhjetë. 

Nga ana tjetër, Alexis Pinturault ka shënuar fitoren e 31-të në karrierën e tij. 

Odermatt ruan epërsinë në renditjen e sllallomit të madh, ku ka 290 pikë, duke lënë pas Alexis Pinturault me 240 pikë, Filip Zubçiç 208 pikë etj.

Image

Marco Odermatt

Në renditjen e përgjithshme, Pinturault merr kryesimin me 376 pikë, një më shumë se norvegjezi Alexander Aamodt Kilde, pasojnë Marco Odermatt me 340, Filip Zubçiç 234 pikë etj. 

Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca)     2:27,19
 2. Lie Mcgrath (Norvegjia)    +0,07
 3. Jistin Murisier (Zvicra)    +0,24
 4. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,28
 5. Tommy Ford (SHBA)    +0,41
 6. Aleksander A. Kilde (Norvegjia)    +0,76
 7. Alexander Scmid (Gjermania)    +0,90
 8. Stefan Brennsteiner (Austria)    +0,91
 9. Zan Kranjec (Sllovenia)    +0,93
10. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0,94

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat