Bashkëshortja e shqiptarit të mirënjohur, triumfon në supersllallomin e madh

Skijim

Bashkëshortja e shqiptarit të mirënjohur, triumfon në supersllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 14:06
Gut-Behrami, foto Reuters

Skiatorja e mirënjohur, zvicerania Lara Gut – Behrami, triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në St. Anton të Austris. Lara është bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur Valon Behramit.

Ajo bëri paraqitje fantastike duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:17,82 minuta.

Gut-Behrami ishte më e shpejt për 16 qindtat se Marta Bassino e Italisë dhe për 20 qindtat se bashkëkombësja e saj Corinne Sutter.

Image
Gut-Behrami

Gut-Behrami shënon fitoren e parë në edicionin e sivjetshëm. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 649 pikë, pasojnë Gisin 530, Bassino 423, Goggia 402 pikë etj.

Image

Në disiplinën e supersllallomit të madh, Gut-Behtami kryeson me 145 pikë, e ndjekur nga Ledecka e Suter me nga 140 pikë etj.

Renditja 
1. Lara Gut Behrami (Zvicra)    1:17,82
2. Marta Bassino (Italia)        +0,16
3. Corinne Suter (Zvicra)    +0,20
4. Tamara Tippler (Austria)    +0,45
5. Federica Brignone (Italia)    +0,72
6. Ester Ledecka (Çekia)    +1,33
7. Ariane Rädler (Austria)    +1,37
8. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,48
9. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,67
9. Stephanie Venier (Austria) +1,67

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat