Gut - Behrami në ekipin kombëtar

Skijim

Gut - Behrami në ekipin kombëtar

Nga: K. G. Më: 24 prill 2026 Në ora: 15:32
Skiatorja Lara Gut-Behrami

Skiatorja Lara Gut-Behrami e kishte planifikuar që t'i jepte fund karrierës së saj pas sezonit të kaluar. 

Pas dëmtimit të saj të rëndë, ajo i mbajti sekret planet e saja për të ardhshme. Tani ajo është nominuar për ekipin kombëtar të Zvicrës për sezonin e ardhshëm.

“A do të vazhdojë Lara Gut-Behrami edhe për një vit tjetër?

Pas dëmtimit të saj të rëndë mendohej se ishte sezoni i saj i lamtumirës, e cila nuk pranoi të komentonte për të ardhmen e saj në skijimin profesional.

Tani ajo është nominuar nga Swiss-Ski për ekipin kombëtar për sezonin 2026/27”, shkruan mes të tjera media zvicerane “Blick".

Përkrah Gut-Behramit, janë në ekipin më të mirë zviceran të skijimit për femra: Malorie Blanc, Wendy Holdener, Mélanie Meillard, Camille Rast dhe Corinne Suter. Jasmine Flury nuk është më pjesë e skuadrës.

Ekipi kombëtar i meshkujve përbëhet nga Luca Aerni, Gino Caviezel, Loïc Meillard, Alexis Monney, Tanguy Nef, Marco Odermatt, Stefan Rogentin, Thomas Tumler dhe Franjo von Allmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat