Legjenda e skijimit në kërcime me ski, Robert Kranjec, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku të premten e kaluar, të cilin e shkaktoi vetë, raportojnë mediat sllovene.
44-vjeçari po lëvizte me biçikletë kur kaloi në korsinë e kundërt, u përplas me bordurën e rrugës dhe ra rëndë, duke pësuar lëndime serioze. Aksidenti ndodhi në zonën e Spodnja Lipnica.
Fillimisht, ekipet mjekësore i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas e transportuan me autoambulancë në spitalin e Jesenices. Për shkak të lëndimeve shumë të rënda, ai u dërgua më pas me helikopter në Lubjanw, në Qendrën Klinike Universitare, ku ende po vazhdon trajtimin.
Gjendja e tij fillimisht ishte shumë e rwndw, por sipas raportimeve të fundit, ajo është stabilizuar disi.
Policia ka konstatuar se Kranjec ishte duke ngarë biçikletën nën ndikimin e alkoolit, me 2.5 promila alkool në gjak, për çka ndaj tij është nisur procedurë kundërvajtëse për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Kujtojmë se Robert Kranjec ka fituar medaljen e bronztë në 2002 Lojwrat Olimpike në garën ekipore në trampolinën e madhe, ndërsa në sezonin 2009/10 fitoi Kupën e Botës, sukses që e përsëriti edhe dy vite më vonë.