Bassino sërish më e mira në sllallomin e madh! Gut-Behrami renditet në pozitën e katërt

Skijim

Bassino sërish më e mira në sllallomin e madh! Gut-Behrami renditet në pozitën e katërt

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:56
Bassino

Skiatorja italiane, Marta Bassino, sërish dominon në garën e sllallomit të madh, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë. 

Ajo ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 2:18,06 minuta apo me kohën me të mirë për 66 qindtat se zviceranja Michelle Gisin, që renditet në pozitën e dytë.  

Skiatorja sllovene Meta Hrovat përfundon në podium përkatësisht në pozitën e tretë, me kohë më të dobët për 73 qindtat se Bassino.  

Image

Lara Gut-Behrami

Lara Gut-Behrami ka bërë rrëshqitje të mirë, duke e zënë vendin e katërt por me kohën me të ngadalshme për 1 sekondë e 14 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 775, pasojnë Gisin 715, Bassino 623, Shiffrin 565 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit të madh, Bassino kryeson me 400 pikë, e ndjekur nga  Gisin 272, Brignone 250 pikë etj.

Renditja 
1. Marta Bassino (It) 2:18,06
2. Michelle Gisin (Sz) +0,66
3. Meta Hrovat (Sz) +0,73
4. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +1,14
 5. Tessa Worley  (Zvicra)    +1,25
 6. Mikaela Shiffrin  (SHBA)    +1,27
 7. Sofia Goggia  (Italia)    +2,07
 8. Wendy Holdener (Zvicra)    +2,14
 9. Alice Robinson (Zelanda e Re) +2,32
10. Petra Vlhova (Sllovakia)    +2,41

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat