Worley e para, Gut-Behrami përfundon në pozitën e dytë në Kupën e Botës 

Skijim

Worley e para, Gut-Behrami përfundon në pozitën e dytë në Kupën e Botës 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:20
Worley e para

Skiatorja Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit nga Kosova, Valoni, përfundon në vend të dytë në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Kronplatz të Austrisë. 

Gut-Behrami ngeci për 27 qindtat e sekondave nga fituesja e garës, Tessa Worley nga Franca.  

Worley zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:11,38 minuta. Skiatorja italiane Marta Bassino renditet në pozitën e tretë me 73 qindtat e kohë më të dobët se Worley, ndërsa Mikaela Shiffrin përfundon në pozitën e katërt.

Image

Lara Gut-Behrami

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhona, udhëheq me 883 pikë, pasojnë Gisin 783, Gut-Behrami 747, Bassino 747 pikë etj. Në disiplinën e sllallomit të madh, Bassino kryeson me 460 pikë, e përcjellur nga Worley 336, Gisin 312 pikë etj.

Renditja 
1. Tessa Worley  (Franca)    2:11,38
2. Lara Gut-Behrami  (Zvicra)    +0,27
3. Marta Bassino (Italia)    +0,73
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1,08
5. Meta Hrovat (Sllovenia)    +1,23
6. Michelle. Gisin (Zvicra)    +1,32
7. Sofia Goggia (Italia)     +1,37
8. Federica Brignone (Italia)    +1,44
9. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +1,52
10. Sara Hector (Suedia) 1,65

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat