Shqipëria në botërorin e skive/ Rezultate historike për kombëtaren shqiptare në Itali

Skijim

Shqipëria në botërorin e skive/ Rezultate historike për kombëtaren shqiptare në Itali

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Shqipëria në botërorin e skive

Dita e shtunë do të kujtohet gjatë për vendin tonë si ditë historike për një sport që nuk është shumë në traditën tonë, si sporti i skive. Për herë të parë në histori kualifikohemi me dy sportistë në finalen e Sllallomit.

Kevin Qerimi dhe Erjon Tola bën historinë duke u kualifikuar në 25 më të mirët e botës dhe automatikisht

Shqipëria ne këtë Botëror merr pjesë me 4 sportistë meshkuj ku përveç Erjonit dhe Kevin marrin pjesë dhe Ezio Leonetti dhe Vasil Veriga. Të dy ishin të pafat duke dalë nga pista.

Përsa i përket ekipit te femrave një rezultat shume pozitiv edhe për Kiara di Kamilo që ka bërë surprizën e madhe duke u renditur në 50 më të mirat e Botës në sllallom midis 110 skiatoreve femra. Chiara është sportistja më e re e ekipit shqiptar me mama Shqiptare.

Shqipëria garon me 6 sportiste midis 73 vendeve te botes në këtë kampionat botëror të skive alpine në cortina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat