Zvicerani Odermatt fiton garën, + 62 qindtat para francezit 

Skijim

Zvicerani Odermatt fiton garën, + 62 qindtat para francezit 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:16
Marco Odermatt

Skiatori Marco Odermatt ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë.

Zvicerani doli i pari me një kohë shumë të mirë, 1:23,59 minuta apo duke e lënë pas për 62 qindtat francezin Matthieu Bailet. 

Austriaku Vincent Kriechmayr dje fitoi garën e lëshimit, por sot nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë dhe me kohë më të dobët për 81 qindtat se fituesi i garës, apo ishte më i shpejt për 2 qindtat se bashkëkombësi i tij Raphael Haaser. 

Image

Vincent Kriechmayr

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault udhëheq me 1050 pikë, duke e lënë pas Odermatt (969), Schwarz (718), Mayer (700) etj.

Në supersllallom të madh Kriechmayr kryeson me 401 pikë, përcillet nga Odermatt (318), Mayer (276) etj.

Renditja 
1. Marco Odermatt (Zvicra)    1:23,59
2. Matthieu Bailet (Franca)    +0,62
3. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,81
4. Raphael Haaser (Austria)    + 0,83
5. Justin Murisier  (Zvicra)    +0,98
6. Beat Feuz (Zvicra)    +1,17
7. Mathias Mayer (Austria)    +1,28
8. Andreas Sander (Gjermania)    +1,54
9. Bryce Bennett  (SHBA)    +1,56
10. Daniel Hemetsberger  (Austria)    +1,60

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat