Vdes ish presidenti i Federatës Skitare! Kelmendi: Një humbje e madhe për sportin

Skijim

Vdes ish presidenti i Federatës Skitare! Kelmendi: Një humbje e madhe për sportin

Nga: K.G. Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:28
Vdes ish presidenti i Federatës Skitare! Kelmendi: Një humbje e madhe për sportin

Presidenti i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi, iu shpreh ngushëllime komunitetit të skijimit me rastin e vdekjes së Gian Franco Kasper, ish president i Federatës së Skitarisë Ndërkombëtare. 

Kelmendi tha se bota skijimit ka humbur një personalitet të shquar, Kosova një mik të madh.

“Është ndarë nga jeta sot ish Presidenti i FIS Gian Franco Kasper, i cili udhëheqi FIS për 23 vite dhe ishte njëherish edhe përkrahësi më i madh i pranimit të FSK-së në familjen e madhe të FIS. 

Një humbje e madhe për sportin e skijimit botëror si dhe një humbje e një miku shumë të madh të Federatës dhe shtetit tonë”, ka shkruar presidenti i FKS-së, Kelmendi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat