Ish skiatorja kandidate për Asamblenë Komunale, synon të jetë zëri i sportistëve 

Skijim

Ish skiatorja kandidate për Asamblenë Komunale, synon të jetë zëri i sportistëve 

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 14:48
Ish skiatorja kandidate për Asamblenë Komunale, synon të jetë zëri i sportistëve 

Ish skiatorja Genta Domi – Hoxha ka vendosur të konkurrojë për asambleiste të Kuvendit Komunal të Gjakovës.

Sipas saj, arsyeja që ka konkurruar për asambleiste është që të jetë zëri i fuqishëm i sportistëve! 

“Genta Domi Hoxha e lindur në Gjakovë, është kandidate për Asamblenë Komunale, Kuvendi Komunal, Gjakovë 

Image

Foto nga arkivi, gjatë një gare

Genta ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Fakulteti Ekonomik, drejtimi, Banka Financa dhe Kontabilitet, Studimet Master i ka përfunduar në Kolegjin ISPE,  drejtimi Studime të Sigurisë.

Është anëtare  e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK) si Teknike e Kontabilitetit. Genta është sportiste e dalluar në sportin e Skijimit dhe është fituese e shume çmimeve brenda dhe jashtë Kosoves. Është mandati i saj i dytë e dytë si anëtare e bordit të Federatës së Skijimit të Kosovës. Udheheq gjithashtu

Klubin e Skijimit në Gjakovë “GJAKOVA””, thuhet mes të tjera në komunikatën e saj. “Unë kam marrë një vendim sa të ndjeshëm aq me përgjegjësi që të kandidoj dhe të bëhem asambliste e Asamblesë Komunale të Gjakovës, nga radhët e LDK-së. Të qenët në këtë listë, do të thotë shumë për mua, sepse, vlerësoj të kaluarën e këtij subjekti politik, të tashmen dhe të ardhmen, me besimin e plotë se Gjakova e meriton të qeveriset më mirë.

Ky vendim është i lidhur ngushtë për interesimin tim për të qenë pjesë e vendimmarrjes lokale, përgjegjësisë si asambliste për administrimin sa më të mirë në komunën tonë, për të qenë më afër qytetarëve dhe preokupimit të tyre.

Kështu, me besimin e strukturave të degës së LDK-së, besimin tim në fitore, besimin Tuaj në zgjedhjet lokale, do të jem pjesë e listës së kandidatëve të LDK-së, për zgjedhjet e 17 Tetorit. Përfaqësimi në këtë listë është e lidhur me vlerat e LDK-së dhe shtetit tonë, me orientimin euro-atlantik. 

Prandaj, natyrshëm, e pranoj dhe do të jem pjesë e garës, ekipit fitues në Asamblenë e Komunës së Gjakovës nga radhët e LDK-së”, ka thënë Domi – Hoxha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat